Një i sapo kthyer në orthodhoksi përshkruan sesi po mëson të lutet

"Unë nuk dija sesi të lutesha në fillim, sepse nuk e kam bërë këtë më parë në jetën time. Dija vetëm çfarë përshkruajnë filmat e Hollivudit për lutjen”

Originally appeared at: Roosh V

Shenim i redaktorit: Per kontekstin rreth rruges se mahnitshme te autorit drejt krishterimit, lexo Si e gjeti autori artisti i famshem "Roosh' Perendine dhe Orthodhoksine


Nëse i pyet njerëzit sesi kanë ardhur te Perëndia, mund të të thonë se ka qenë për shkak të një kishe ku prindërit i kanë çuar kur kanë qenë fëmijë. Të tjerë mund të flasin për studimin e Biblës kur kanë qenë të rritur. Asnjë prej këtyre nuk më lejoi që të pranoja besimin. Përkundrazi, unë erdha te Perëndia nëpërmjet lutjeve, pasi ndjeva shtytjen për t’u lutur gjatë një periudhe errësire dhe dëshpërimi.

Unë nuk dija sesi të lutesha kur fillova sepse nuk isha lutur asnjëherë. Dija vetëm atë që filmat e Hollivudit përshkruajnë për lutjen. Bëra një kërkim në internet “sesi të lutesh si orthodhoks” meqë kam qenë i pagëzuar fëmijë në një kishë orthodhokse armene. Gjeta një material orthodhoks grek që quhej Lutjet Orthodhokse që më kishte ndihmuar shumë për të vendosur një rregull lutjeje për fillestarët, sidomos fleta e tyre praktike në pdf. Ndërsa kam mësuar më shumë rreth besimit, kam shtuar lutje specifike që u përshtaten nevojave të mia shpirtërore.

Kudo që jetoj, unë montoj një kënd të thjeshtë lutjeje që të jetë i kënaqshëm për sytë. Përbëhet nga dy ikona (një ikonë e Hyjëlindëses që mban foshnjën Jisu dhe një tjetër e Jisuit), dy kryqe të drunjta, një kryq bekimi që më pëlqen ta mbaj teksa lutem dhe një komboskin që e përdor për lutjen e Jisuit. Në mëngjes lutem pas zgjimit dhe filloj më pas ditën. Në mbrëmje lutem edhe një herë para se të bie në gjumë. Lexoj për njëfarë kohe dhe para se të mbyll sytë bëj edhe një lutje tjetër të shkurtër që nuk bën supozimin se do të zgjohem patjetër të nesërmen:

Në duart e Tua ta dorëzoj shpirtin e trupin tim. Bekomë, m’i fal mëkatet dhe ki mëshirë për mua. Amin.

Ekziston një hendek i thellë midis lutjeve të mëngjesit dhe të mbrëmjes kur mund të “harrosh” lehtë për Perëndinë, sidomos nëse jeton në një qytet të madh dhe të kesh një ditë të mbushur me shpërqendrime. Kur ndeshem me diçka që është e bukur nga ana natyrore, disa herë recitoj shumë herë një doksologji të thjeshtë: “Lavdi Perëndisë, lavdi Perëndisë në gjithçka. Në çaste të tjera nëse ndiej zemërimin të ngrihet te unë ose mërzitem që më duhet të pres në një radhë të gjatë, recitoj Lutjen e Jisuit:  “Zoti Jisu Krisht, Biri i Perëndisë, ki mëshirë për mua mëkatarin”. Lutja e Jisuit më ndihmon që të kujtoj se nuk jam duke provuar ndonjë dhimbje ose vuajtje të madhe në krahasim me atë që ka provuar Jisui dhe se vetëm përmes Tij mund të mposht sprovat e vogla dhe të mëdha të kësaj bote.

Një mënyrë tjetër për të kujtuar Perëndinë gjatë ditës është të recitojë një lutje para dhe pas ushqimit. Nëse ky është një zakon i ri, do të harrosh ta bësh por nëse përpiqesh, do të bëhet e vetvetishme. Ja një lutje që bëj para çdo vakti:

O Krisht, Perëndia ynë, bekoje këtë ushqim e pije dhe miqësinë e shërbëtorëve të tu, sepse Ti je i shenjtë gjithnjë, tani e përherë e në jetë të jetëve. Amin .

Dhe një pas vakteve që disa herë e harroj:

I bekuar është Perëndia që na ka ushqyer me dhuratat e Tij të bollshme me anë të hirit të Tij, tani e përherë e në jetë të jetëve. Amin.

Ju mund të tundoheni që të pyesni se cilat janë “përfitimet” materiale të lutjes. A do t’ju bëjë të ndiheni më të qetë? A do t’ju ndihmojë që të kryeni më shumë punë gjatë ditës? Kjo është përqasja e gabuar. Unë besoj se qëllimi i lutjes është të adhurojë Krijuesin tuaj dhe të vendosë një linjë të drejtpërdrejtë komunikimi me Perëndinë që t’ju ndihmojë në shpëtimin tuaj. Një përbashkësi e tillë do t’ju ndihmojë që të luftoni kundër mëkatit dhe të luftoni ndaj ndikimeve demoniake që mbizotërojnë aq shumë në këtë botë. Nëpërmjet lutjes, unë gjithashtu i shpreh mirënjohjen Perëndisë që më ka krijuar dhe më ka mbajtur. Unë i lutem që të më falë mëkatet e mia dhe të ketë mëshirë mbi mua ndërsa kryej misionin tim në këtë botë. Unë sigurisht nuk i kërkoj Atij për më shumë famë, rehati, kënaqësi ose një jetë të lehtë ose luksoze sikur të ishte xhindi në shishe. Përveçse të ndodhem në shtrëngesë të madhe nuk i kërkoj për gjërat e kësaj bote por po ta bëj këtë shtoj gjithnjë “nëse është sipas vullnetit Tënd”, për të theksuar se do të bëhet vullneti i Tij e jo vullneti im.

Nëse je i ri ndaj lutjes, unë rekomandoj që të nisni me një bazë të vogël dhe pastaj ndërtojeni atë gradualisht. Nëse bën shumë përpjekje në fillim dhe nuk e mban do të mërzitesh e do të ndalosh së luturi krejt dhe madje edhe mund të humbasësh besimin. I stërvitni muskujt e lutjes suaj me një lutje të mbrëmjes që nuk zgjat më shumë se pesë minuta. Shtoje këtë ndërsa fiton konfidencë me mbajtjen e rutinës. Kur e ke mbajtur një rregull të lutjeve të mbrëmjes për një muaj ose dy  dhe e ndien nevojën për të bërë më shumë, shto edhe një lutje mëngjesi. Bëj ç’të mundësh.

Pasi të kesh vendosur një rregull lutjeje, mund ta konsiderosh pjesëmarrjen në Kishë dhe leximin e Biblës për njëfarë kohe çdo ditë (sigurohu që të përdorësh një Bibël studimi si Orthodox Study Bible). Merre me ngadalë dhe mos e trajto besimin tënd si një tjetër preferencë materiale që duhet të arrihet. Unë u lura për dy muaj para se të veja këmbë në një kishë dhe jam shumë i kujdesshëm që të shtoj më shumë kohë lutjeje ose vepra të tjera shpirtërore. Së fundi, u përpoqa që shtoja një lutje të tretë të përditshme por nuk isha ende gati për të, prandaj ndalova pas disa ditësh. Në rregull, unë do të përparoj shpirtërisht për njëfarë kohe dhe do të provoj prapë më vonë. Vetëm do t’ju këshilloja që ta “sforconit” veten që të bëni së paku nga një lutje në ditë (Lutja e Zotit është e përshtatshme) dhe nëse edhe kjo është shumë e vështirë për ju, kërkojini Perëndisë që t’ju ndihmojë të luteni. Lutja është një dhuratë prej Tij, prandaj nëse dëshironi të luteni, i kërkoni ndihmë.

Edhe nëse vendosni një rregull të përditshme lutjeje, lutja nuk do te jetë e lehtë. Ju do ta shtyni për më vonë kur të jetë koha e lutjes dhe do të tundoheni që ta bëni me ngut. Demonët dhe mendja juaj e korruptuar do t’ju mbushë me mendime të shpërqendruara. Ju mund të ndiheni se thjesht po citoni fjalë në vend që t’i ndieni ato. Këto probleme ishin të zakonshme edhe me Shenjtorët. Filloni me hapa të vegjël, shtojeni me kalimin e kohës dhe qëndrojini fort që të kultivoni një marrëdhënie me Perëndinë dhe të merrni plotësisht hirin e Tij.

Me shume per How Famous 'Pick Up Artist' Author 'Roosh' Found God, and Orthodoxy

  • Shqip
  • English
  • Français
  • Deutsch
  • Portuguese, International
  • Русский
  • Español