“Vrasës” u shkruajt me bojë në statujën e Leninit në një qytet rus lindor

MORE:Lajmet
Originally appeared at: Orthodox Christianity

Banorët e qytetit të Miasit në brigjet lindore të Maleve jugore të Uraleve u habitën kur panë një statujë të Vladimir Leninit në parkun e qytetit të lyer me gjak, mëngjesin e 18 shtatorit.  

“Figura e udhëheqësit të proletariatit botëror duket sikur ka dalë nga një film horror” shkruan newsmiass.ru.

Foto: newsmiass.ru


Goja dhe rrobat në statujë ishin të ngjyera me bojë të kuqe dhe në piedestalin e monumentit të Leninit, njeriut përgjegjës për vrasjen e miliona rusëve, ishte shkruar fjala “vrasës”. Me sa duket boja e kuqe simbolizonte gjakun.

Sapo policia mbërriti me të shpejtë në skenë, nisi hetimin dhe punonjësit e shërbimit komunal pastruan statujën.

Po e njëjta statujë ka qenë në shënjestër në mars 2015, kur një i ri vendos goma në kokën e statujës dhe u vë zjarrin, duke bërë që statuja të thyhet në disa vende.

Në maj 2018, një statujë e Leninit u zëvendësua me një statujë të Shën Nikollës Mrekullibërës në provincën e Odesës në Ukrainë.

MORE:Lajmet