Thuajse gjysma e rusëve thonë se nuk duan të vaksinohen kundër kovid-19 dhe 43 % besojnë se rreziqet e koronavirusit janë të ekzagjeruara

MORE:Lajmet
Originally appeared at: RT

Më pak se gjysma e rusëve të anketuar (45.6 për qind) nuk duan të vaksinohen kundër koronavirusit, pavarësisht nga burimi i vaksinës, sipas një studimi të ri të kryer nga Universiteti Moskovit i Ekonomisë (HSE).

Sipas hulumtimeve, vetëm 13.2 e atyre që u anketuan dëshironin të vaksinoheshin sa më shpejt që të ishte e mundur, ndërsa 4.6 për qind dëshironin të prisnin për disa muaj. Prej atyre që nuk pranonin të imunizoheshin, gati një çerek (24.6 % ende synojnë të monitorojnë rezultatet e vaksinimit masiv, me një tjetër çerek (25 %) që thonë se janë krejtësisht kundër çdo lloj vaksine.

© Sputnik / Press service AFK "Sistema"


Pjesë e mungesës së entuziazmit të vendit ndaj një vaksine mund të shpjegohet nga besimi se kovid-19 nuk është aq serioz. 43.4 për qind e të anketuarve besojnë se rreziku i epidemisë ekzagjerohet ose sajohet nga “palët e interesuara”.  Kjo shënon një rritje të konsiderueshme nga një anketim i ngjashëm i kryer në maj, që zbuloi se vetëm një e treta  (32.8 për qind) e vendit ishin skeptikë të koronavirusit.

Sipas të dhënave përqindja më e ulët e jobesimtarëve ndodhet në Moskë (34.7 për qind), me gati një ndër tre moskovitë që besojnë se kryeqyteti është tashmë në “në fillimin e valës së dytë”.

Jaroslav Ashikhin, shefi ekzekutiv i Qendrës ndërkombëtare shëndetësore të Moskës, i shpjegoi gazetës së përditshme ruse, RBK, se rusët e shohin  tani kovid-19-tën si “një kërcënim më pak të rrezikshëm”.

“Shkencëtarët nuk mund t’ua shpjegojnë ende njerëzve pse nuk pati ndonjë shpërthim të koronavirusit pas hapjes së kufijve” u shpreh ai. “Nuk është e vërtetë që ka klinika të mbingjeshura, prandaj skepticizmi është shtuar”.

Të premten, Sergei Glagolev, një këshilltar i ministrit rus të Shëndetësisë, sugjeron se vaksinimi kundër kovid-19 mund të bëhet shpejt një nga kërkesat për udhëtim ndërkombëtar. Vaksina ruse, Sputnik V, është në fazën e tretë të provave klinike.

                                                                                      

MORE:Lajmet
  • Shqip
  • العربية
  • English
  • Français
  • Deutsch
  • Bahasa Indonesia
  • Italiano
  • Português
  • Русский
  • Español