Sondazh: Besimi në rëndësinë e Perëndisë në jetën e njerëzve është në rritje në disa vende orthodhokse, përqindja më e lartë në Greqi

MORE:Lajmet
Originally appeared at: Orthodox Christianity

Besimi në rëndësinë e Perëndisë dhe besimin e nevojën e Perëndisë dhe të moralit është në rritje në disa vende orthodhokse, ish-komuniste ndërsa Greqia është i pari vend në Evropë dhe botën perëndimore në të cilin njerëzit shpallin se besimi është i rëndësishëm në jetën e tyre, sipas një raporti të ri të Qendrës së Hulumtimeve.

Vitin e kaluar, Qendra mori në pyetje 38,426 persona në 34 vende mbi lidhjen midis besimit te Perëndia dhe moralit dhe rëndësisë së Perëndisë dhe lutjes në jetën e tyre.

Në 34 vende, një mesatare prej 45% thonë se është e nevojshme për të besuar te Perëndia për të qenë njerëz me moral të shëndoshë dhe 62 % shprehen se besimi luan një rol të rëndësishëm në jetën e tyre, ndonëse ka variacione domethënëse rajonale.

Brenda vendeve evropiane të anketuar, grekët shikojnë më së shumti një lidhje midis besimit te Perëndia dhe moralit (53%), me bullgarët dhe ukrainasit me një përqindje që vjen pas tyre, me 50%. Përqindja më e ulët është në Suedi, 9%.

Por vende të tilla si Indonezia dhe Filipinet shohin një nevojë më të madhe për besimin te Perëndia për të jetuar sipas urdhërimeve të Perëndisë, të dyja rreth 96%.

Që nga 2002, lidhja midis besimit te Perëndia dhe moralit është rritur ndjeshëm në Bullgari (+17%) dhe Rusi (+11%). Ndonëse Ukraina është ende në vendin e dytë në Evropë, ka rënë me 11% që nga 2002, nga 61 në 50%.

Në Greqi, 30% thonë se besimi është pak i rëndësishëm dhe 50% është shumë i rëndësishëm, duke i dhënë përqindjen më të lartë në Evropë dhe botën perëndimore. I dyti vjen SHBA-ja me 70 % që i japin rëndësi besimit. 59% i japin rëndësi besimit në Bullgari, 60% në Ukrainë dhe 63% në Rusi. Libani shfaq një përqindje impresionuese prej 92%.

Në Rusi, 42% thonë se lutja luan një rol të rëndësishëm në jetën e tyre dhe 56% se Perëndia është më i rëndësishmi. Në Bullgari, shifrat janë 41 dhe 55%, dhe në Ukrainë: 52 dhe 62%. Shifrat janë shumë më të larta në Greqi: 73% i japin rëndësi lutjes dhe 82% Perëndisë.

Rëndësia që i jepet Perëndisë është rritur në ish vendet komuniste të Rusisë (+16%), Bullgari (+14%), dhe Ukrainë (+12%). Ka rënë shumë, 26%, në Spanjë.

Siç pritet, rëndësia e Perëndisë, besimit dhe lutjes ndryshojnë sipas moshës, nivelit të arsimimit, situatës ekonomike dhe aspekteve të tjera, që janë trajtuar në raport.

Vendet orthodhokse si Rumania dhe Gjeorgjia nuk u përfshinë në anketim.

MORE:Lajmet