Simbolizmi i Skenës së Lindjes së Krishtit të Vatikanit në 2020

Skena e Lindjes së Krishtit e Vatikanit këtë vit është një përmbledhje e përçudnuar e copëzave të shëmtuara që përfshijnë një astronaut dhe një ekzekutues që mban një maskë me brirë. Po ashtu, e tëra kjo është e mbushur me simbolizëm okult. Ja një ilustrim i kësaj shfaqjeje të mistershme.

MORE:Lajmet
Originally appeared at: Vigilant Citizen

Në 11 Dhjetor, Vatikani zbuloi skenën e 2020 të Lindjes së Krishtit në sheshin e Shën Petros. Dhe sapo perdja e kuqe që mbulonte skenën u hoq, turma zbuloi një Engjëll Gabriel që ngjante si emblemë e lartë dhe brutal që u kishte ngulur sytë atyre së bashku me një astronaut dhe një ekzekutues i maskuar (po, ata që vrasin njerëz që janë të dënuar  me vdekje).

Le të themi se duartrokitjet që ndoqën zbulimin qenë “ të sjellshme”. Ja ku janë disa foto të skenës së Lindjes së Krishtit.

Një engjëll ogurzi vështron turmën ndërkohë që Jisui mbetet i mbuluar me rrobë të kuqe për pak kohë ( nuk jam i sigurt përse). Pas figurave ka një dritë neoni që synonte të dukej si male në horizont. Megjithatë, në dukje të parë, ngjan si vetëtimë që bie mbi skenën e Lindjes.


Një astronaut dhe një xhandar i maskuar po ashtu bëjnë pjesë në skenën e Lindjes.


Në një konferencë shtypi, një provincë e Qytetit të Vatikanit kumtoi se djepi “ka si qëllim të jetë një shenjë shprese dhe besimi për të gjithë botën sidomos në këtë kohë të vështirë për shkak të emergjencës shëndetësore të kovidit-19”

Por kjo gjë nuk solli fare “besim dhe shpresë”. Në fakt, gjithë ata që e shikuan atë e urryen atë.

Ёshtë tamam sikur Vatikani e krijoi – qëllimisht  – diçka aq të shëmtuar sa t’i bëjë të krishterët e devotshëm ta urrejnë pjesën që përshkruan lindjen e Krishtit. Satanistët nuk mund ta kishin bërë më mirë.

Shemti e armatosur 

“Lindja Monumentale” thuhet se i atribuohet punimeve të famshme në gjithë botën prej qeramike të rajonit të Abrucos ndërkohë që shënon një kthesë post-moderne ndaj skenës klasike të Lindjes.

Duke folur për një gazetë vendase, historiani i artit italian Andrea Cionci pyeti nëse kjo është një “makth apo kryevepër”.

“Harrojeni fytyrën e ëmbël të Zonjës Hyjëlindëse, mishërimin e butë dhe të ndritshëm të Fëmijës Jisu, dhe ëmbëlsinë atërore të Shën Josifit si dhe mrekullinë e devotshme të barinjve. Për herë të parë në mes të kolonadës së Berninit, Vatikani ka ngritur një punë tmerrësisht post-moderne që daton në vitet 60.

Në zgjedhjen e këtij djepi, identifikohen të gjitha temat e pontifikatit të Françeskut: mbi të gjitha, modernizmi i fortë dhe një shkëputje drastike me Traditën.

Figurat u ngjajnë maskave të samnitëve të lashtë dhe të egër, paraardhësve të abrucezëve që kishin një fe panteiste, animiste, fetishiste, e magjish, pak a shumë si perëndesha andeane e fertilitetit, Pakamamas.

“Skena e Lindjes” është një vepër e dalë jashtë mode dhe produkt i një shkolle arti të fortë ideologjike. Vepra ofron një imazh të qeramikës së Kastelit që sigurisht nuk i korrespondon realitetit, duke qenë se ky art i admirueshëm është i famshëm për elegancën e saj formale dhe frymëzimin elegant dekorativ që mungojnë këtu.

Referencat ndaj skulpturave greke dhe egjiptiane dhe sumeriane të personazheve sugjerojnë metodën liberale historike-kritike të interpretimit të Shkrimit. Studiues liberalë biblikë kanë hipotetizuar disa aspekte të ndryshme të Biblës si adaptime të kulturave pagane dhe jo si rezultat i zbulesës hyjnore”.

Ndonëse “shëmtia është subjektive, kjo skenë e Lindjes bëhet shumë e papëlqyeshme për syrin, gjë që e cila është e papëlqyeshme për shpirtin. Më e pakta që mund të thuhet është që kjo skenë është jo e përshpirtshme, sepse kush është ai që do të lutej në këtë skenë? Nuk është e mundur. Dhe ky është synimi i mendjeve perverse prapa kësaj gjëje.

Po ashtu, përveç shëmtisë së saj të përgjithshme, skena e Lindjes përmban gjithashtu shumë simbole dhe referenca historike që përcjellin një mesazh zhurmëmadh: kjo është një skenë kundër Lindjes së Krishtit.

Kunder Lindjes se Krishtit 

Zakonisht, fokusi qendror i skenës së Lindjes është foshnja Jisu. Por në këtë, Foshnja Jisu është kryesisht një fëmijë i zakonshëm që qëndron atje si një tapë e stërmadhe.

MЁ ADHURONI MUA


Fokusi qendror i kësaj vepre nuk është Jisui por engjëlli Gabriel i cili është i rrethuar nga një shkëlqim i madh ndërsa Jisui qëndron ende atje si një tapë e stërmadhe. Po ashtu engjëlli ngrihet mbi majën e një shtylle. Forma e përgjithshme e kësaj shtylle të kujton një simbol domethënës  të Egjiptit të lashtë: Shtylla Djed.

Djathtas: një shtyllë  djed që i është dedikuar perëndeshës Hathor.


Djedi është një simbol i zakonshëm në Egjiptin e lashtë dhe besohet se simbolizon perëndeshën Osiris, sidomos shtyllën kurrizore të tij. Ndërsa ky simbol ka një kuptim ezoterik që lidhet me ritet e fertilitetit. Faktikisht, “ngjallja e djepit” ishte një ritual i rëndësishëm.

Ngjallja e djepit synon të simbolizojë triumfin e Osirisit ndaj Setit. Gjatë ceremonisë, faraoni përdor litarë për të ngritur një shtyllë, me ndihmën e priftërinjve. Kjo koincidoi me atë periudhë të vitit kur fillonte viti bujqësor dhe bëhej mbjellja. Kjo ishte një pjesë e një festivali prej 17 ditësh që i kushtoheshin Osirisit. Mbi të gjitha, ngjallja e ritualit të djepit simbolizonte si ngjalljen e Osirisit ashtu edhe forcën e qëndrueshmërinë e monarkut.
– Origjina e lashtë, simboli i shenjtë i shtyllës së djedit

A i nxit Vatikani me mashtrim që besimtarët të dëshmojnë një ceremoni të “ngjalljes së djedit”? Një gjë është e sigurt, ndikimi egjiptas i kësaj skene të Lindjes përzihet mirë me atë që është përtej saj.

Prapa skenës së Lindjes së Krishtit është obelisku i Shën Pjetrit (që është fillimisht nga Egjipti).


Sfondi i përgjithshëm i Vatikanit është magji egjiptase në formën më të hapur. Obelisku falik (duke simbolizuar Osirisin dhe farën e mashkullit) qëndron përballë kubesë në formë mitre të bazilikës së Shën Pjetrit (që simbolizon Isisin dhe farën e femrës). I njëjti sfond mund të gjendet në qendra të ndryshma të fuqisë botërore, duke përfshirë  Washington DC.

Në  Washington DC, një obelisk (monument i Uashingtonit) ndodhet përballë kubesë së selisë së kongresit amerikan.


Në magjinë egjiptase, bashkimi i farës së mashkullit e farës së femrës (Osiris dhe Isis) prodhon një “yll fëmijë” (Horus). Me terma ezoterikë, ky yll fëmijë është një energji e fuqishme magjike.

Hieroglifi simbolizon Siriusin – yllin më të rëndësishëm në simbolizmin okult (lexoni shkrimin tim rreth tij) që përbëhet nga tre elemente të trinisë egjiptase: një obelisk, një kube dhe një yll.


Vatikani pra ka një obelisk dhe një kube. Ku ndodhet ylli që e plotëson këtë Trini? Aty ndodhet por ne duhet të shikojmë nga lart.

obelisku i Shen Pjetrit Obelisku i Shën Pjetrit  qëndron në mes të një ylli me tetë cepa, që njihet edhe si ylli i Ishtarit.


Një yll me tetë cepa qëndron në majë të pemës së Krishtlindjes që ndodhet ngjitu me skenën e këtij viti të Lindjes së Krishtit.


Duke folur për kozmosin, kjo skenë paraqet edhe një astronaut. Pse? Vetëm Perëndia e di.

Astronauti duket se po mban ose po lind dikë. Po ashtu mbi helmetë ndodhet një yll me tetë cepa. 


Duke pasur parasysh se kjo figurë është krijuar midis 1965 dhe 1975, mund të jetë një referencë ndaj zbritjes në hënë në vitin 1969. Po për ç’arsye në 2020, Vatikani ka zgjedhur që diçka e tillë të qëndrojë pranë Jisuit?

Ҫfarë është edhe më e çuditshme është pse pranë Tij qëndron një ekzekutues që mban një maskë me brirë?

Edhe ai vetë po mendon me vete: “Ҫfarë po bëj unë këtu?”.


Në kohërat e lashta ekzekutuesit i ekzekutonin dënimet me vdekje të personave të dënuar me ligj duke ua prerë kokat. Në disa raste ato ishin maska groteske me tipare makabre dhe kërcënuese për t’i tmerruar edhe më shumë të burgosurit duke i zvetënuar si persona. Shkurt, kjo është një figurë e përçudnuar që nuk mund të vihet pranë foshnjës Jisu, sepse vetë Jisui u dënua me vdekje.

Sipas Shërbimit të Lajmeve Fetare, ekzekutuesi përfaqëson kundërshtimin e Vatikanit ndaj dënimit me vdekje. Ky është një argument i dobët që nuk ka asnjë kuptim. Dua të them se jam shumë i sigurt se Vatikani është edhe kundër Methamphetaminës. A duhet të vënë edhe një shitës të saj pranë skenës së Lindjes?

Në një skenë që quhet “Lindja”, kjo figurë me brirë simbolizon vdekjen dhe si e tillë është antiteza e “Lindjes”. Unë nuk mendoj se satanistët do të bënin një punë më të mirë për përdhosjen e një skene që paraqet lindjen e Jisuit.

Në përfundim

Në njëfarë mënyre, skena e Lindjes këtë vit është një pasqyrim i trishtë i vitit 2020. Ajo është një mori figurash të pashprehje dhe të distancuara nga ana sociale të cilat nuk ndërveprojnë me njëra-tjetrën teksa qëndrojnë nën vezullimin si prej neoni të telefonit dhe ekranit të kompiuterit.  

Pasqyron gjithashtu sesi elita okulte e ngriti kokën e saj të shëmtuar këtë vit, duke helmuar çdo aspekt të jetëve tona me agjendën e saj toksike. Nëpërmjet një shfaqjeje krejtësisht jo të krishterë, elita u përpoq të provonte se ideologjia e saj toksike është e trupëzuar edhe në Vatikan.

Ndonëse “Lindja monumentale” është krijuar disa dekada më parë, është përzgjedhur si skena e këtij viti për një arsye të veçantë: ajo përmban simbole specifike ndërkohë që përcjell një energji specifike. Si çdo gjë tjetër që ka ndodhur këtë vit, kjo skenë shfaq sheshit kontrollin e elitave dhe demoralizimin e masave.

MORE:Lajmet