Shkrimtari i famshëm anglez Pol Kingsnorth kthehet në besimin orthodhoks

MORE:Lajmet

Ditën e të Kremtes së Theofanisë, 19 janar 2021, shkrimtari i famshëm bashkëkohor anglez Paul Kingsnorth u pagëzua në Kishën Orthodhokse në një manastir rumun në Shannonbridge (Irlandë).

Misteri i pagëzimit u krye nga prifti i famullisë së komunitetit rumun të Qarkut të Galueit dhe ati shpirtëror i shkrimtarit, Atë Tudor Ghita, raporton portali duke iu referuar Orthodox Times.

“Si një perëndimor që sapo është kthyer në Orthodhoksi, kam shumë për të mësuar, por tani ndihem se e kam arritur atë që kërkoja, e kam gjetur të Vërtetën” u shpreh Paul Kingsnorth.

Ai tha se kontakti i parë me besimin orthodhoks ka qenë katër vjet më parë, kur vizitoi një kishë të vogël në Bukuresht.

“Kjo përvojë e veçantë mbeti përgjithnjë në zemrën time, por as nuk mund ta imagjinoja që do të më shtynte të udhëtoja, e të bëhesha anëtar i famullisë së Kishës Orthodhokse Rumune” tha Paul Kingsnorth.

Shkrimtari theksoi se pas pagëzimit të tij në Orthodhoksi, u forcua ndjenja që “më në fund jam në vendin e duhur”.

Nga ana e tij, Atë Tudor tha se nuk u përpoq që ta konvertonte birin e tij shpirtëror në besimin orthodhoks; kjo u parapri nga takime dhe biseda të gjata në manastirin e Shanobrixhit.

Në të njëjtën kohë, prifti e këshilloi shkrimtarin që të mos priste që “do të shihte menjëherë engjëjt duke fluturuar rreth e rrotull kishës”, por të jetë gati për një punë të palodhshme.

“Unë nuk e di se ku të çon rruga prej këtij hapi, por tani e di së paku sesi të ci në jetën time”, tha Paul Kingsnorth duke përmbledhur ardhjen e tij në besimin orthodhoks.

Paul Kingsnorth lindi në 1972 në Worcester (Angli). Ai jeton në perëndim të Irlandës. Shkrimtari dhe mendimtari i shquar britanik, ish deputet, redaktori i revistës “Ecologist", bashkëthemeluesi i projektit "Dark Mountain". Në veprat e tij me përmbajtje shkencore ai prek subjekte të tilla si mbrojtja ekologjike, globalizimi dhe probleme madhore të civilizimit njerëzor.


Burimi: foma.ru (rusisht)

MORE:Lajmet