Rusia zemerohet ndërsa prifti i famshëm shpall të vërtetën: 'Të jetosh me një burrë pa qenë i martuar? Ju jeni një prostitutë e papaguar'

Originally appeared at: The Moscow Times

Një prift i njohur rus ka ndezur zemërimin publik për shkak të krahasimit të grave të ligjit me “prostitutat”.

Kryeprift Dimitri Smirnov, që në të kaluarën ka shkaktuar tronditje kur i ka quajtur abortet “më të këqija se holokausti” dhe i ka krahasuar të rinjtë e sotëm me “pulat thatime”, tha më së fundi se gratë ruse “nuk e dinë se ç’është martesa”.

“Ata nuk duan të thonë “unë jam një prostitutë e papaguar”, prandaj thonë “unë jam në një martesë civile”, thotë  Smirnov.

“Jo, ju siguroni shërbesa falas por askush nuk ju konsideron një grua” tha ai në një takim komuniteti orthodhoks që u postua në internet javën e kaluar.

Irina Kirkora, kreu i komisionit të presidentit Putin, kritikoi komentet e Smirnovit si “poshtëruese dhe fyese”. 

“A mund t’i etiketojmë edhe ata që jetojnë në një union civil?” pyeti zëdhënësja e ministrisë së jashtme Maria Zakharova  Kishën Orthodhokse Ruse me shaka.

Margarita Simonyan, kryeredaktorja e rrjetit të RT (Rusia sot) të financuar nga Kremlini, e solli familjen jo tradicionale si një kundërshembull ndaj komenteve të kryepriftit.

Smirnovi kryeson komisionin e të drejtave të fëmijëve dhe të nënave.

Komentet e tij janë pjesë e propozimeve për t’i shtuar një resht Kushtetutës Ruse për të përkufizuar martesën si bashkim midis një burri e gruaje. Duke komentuar mbi ndryshimet e propozuara, Putini u zotua se nuk do t’i legalizonte martesat homoseksuale për aq sa do të qëndronte në zyrën e Kremlinit.  

Putini është reshtuar përkrah Kishës Orthodhokse Ruse dhe është përpjekur që ta distanconte Rusinë nga vlerat perëndimore liberale gjatë dy dekadave që ka në pushtet.

  • Shqip
  • العربية
  • English
  • Français
  • Deutsch
  • Bahasa Indonesia
  • Português
  • Русский
  • Español