Summer Fund Drive
Synami: $10,000
Mbledhur: $4,389
44%
154 Përkrahës
20 Ditë kanë mbetur

Rusia do të lejojë nënshtetësinë e dyfishtë duke e lehtësuar marrjen e pasaportës ruse

Ky projektligj I ri revolucionarizues do të paraqitet para Dumës (parlamentit rus) në shkurt, për t’u votuar më vonë gjatë vitit. Kërkesa e periudhës pesëvjeçare për marrjen e residencës do të anulohet dhe të huajt që marrin pasaportën nuk do t;u kërkohet të lënë shtetësinë e mëparshme. . .

Originally appeared at: RT

A keni ëndërruar gjithnjë një pasaportë ruse por keni pasur dyshime për të hequr dorë nga shtetësia aktuale? Do të jeni me fat nën propozimin e ri që po hartohet në Moskë.

Gazeta Komersant duke cituar burime të një grupi pune për reformën e emigracionit shtetëror shprehet se Kremlini do t’i heqë kufizimet e vjetra ndaj shtetësisë së dyfishtë

Objekti kryesor që synon ky projektligj janë kombësitë që Moska I sheh si “shtetet vëllazërore” si Bjellorusia, Ukraina dhe ish republika të tjera sovjetike, Shumë rezidentë të këtyre vendeve mund të kenë konsideruar shpërnguljen në Rusi por e kanë përjashtuar atë nga ideja se do të humbin mundësinë e të kthyerit në vendin e tyre, sidomos nëse kanë prona ose familje atje.

Sigurisht rregullat e reja do të aplikohen përtej “vendeve fqinje”, duke hapur burime të reja emigrantësh [Me fjalë të tjera supozohet se këto rregulla të reja do të aplikohen ndaj amerikanëve, australianëve, evropianëve dhe jo vetëm ndaj endeve sllave  — shën.i redaktorit.] 

Zëdhënësi i Dumës Peter Tolstoy i tha Kommersant-it,

“Ne duam që kjo çështje të zgjidhet në sesionin pranveror që u jep mundësinë gjitsecilit që do të bëhet nënshtetas rus….si pasojë çfarë do të bëjë Rusia? Ajo do të mbrojë shtetasit e saj.”

Në 2018 popullsia e Rusisë pësoi ulje të ndjeshme për herë të parë në një dekadë e ky trend vazhdoi deri në 2019, ndërsa  numri I vdekjeve ua kaloi numrit të lindjeve me më shumë se 250,000.

Presidenti Vladimir Putini I ka kërkuar shumë herë qeverisë së tij që të  ndërmarrë msa për të frenuar fluksin e shpopullimit. Grupi I punës I themeluar një vit më parë ka detyrën që të tërheqë sa më shumë qytetarë të rinj në Rusi.

Autorët e projektligjit shpresojnë që sugjerimet që përfshijnë këtë amendament ndaj nënshtetësisë së fyfishtë do të ndihmojnë tërheqjen e pesë deri në dhjetë milion qytetarë të rinj ruse.

Leonid Kalashnikov I raportoi Kommersant-it se ky projektligj është “revolucionar” dhe informoi gazetën se “do të futet në parlamentin rus në muajin shkurt”.

Ndër ndryshimet e tjera të ligjit përfshihen anulimi I nevojës për  të pasur pesë vjet residence të vazhdueshme para se të aplikohet për të marrë nënshtetësinë, si dhe elminimi I nevojës për të provuar një burim të ligjshëm të të ardhurave.

Drafti I projektligjit nuk është përfunduar dhe legjislacioni do të kalojë brenda disa muajve.  

MORE:Lajmet