Qeveria ruse do të promovojë vlera konservatore, thotë aktivisti më në zë Aleksei Komov ov

Për të forcuar të ardhmen e Rusisë, një koalicion elitar e nxit qeverinë për të përqafuar ideologjinë konservatore me një theksim ndaj martesës tradicionale, familjet e mëdha, shkollimin në shtëpi, shkencën e krijimit dhe reduktimin e ekspozimit ndaj mas medias.

Duke iu drejtuar një paneli ekspertësh nga e gjithë bota, aktivisti më në zë rus Aleksej Komov diskuton parimet e krishtera konservatore, duke nxjerrë në pah vendin integral që kanë këto vlera tradicionale në të ardhmen e Rusisë, sidomos në qeverinë ruse.

Komovi, përfaqësuesi i Kongresit Botëror i Familjeve në Rusi dhe CIS, foli në Chișinău Forum ndërkombëtar të mbajtur në Moldovi, në 20 shtator 2019. Video dhe teksti janë të disponueshme më poshtë.

PЁRMBAJTJA

TEKSTI 

Unë jam i gëzuar të ndodhem këtu sot dhe t\ju shikoj të gjithëve dhe do të ndaj disa prej mendimeve të mia mbi idetë mjaft të rëndësishme që po diskutojmë këtu.  

Së pari, unë dua të them disa fjalë mbi aktivitetet e mia në Rusi. Ndër të tjera unë jam një pjesëtar ekspert i Global Council of All Russians. . . . Këshillit Global të të gjithë rusëve. Me qindra ekspertë janë mbledhur tani së bashku, që të hartojnë një plan afatgjatë zhvillimi për Rusinë, të quajtur "Russian Dream 2050".

Alexey Komov

Pra ne po zhvillojmë një plan afatgjatë për Rusinë, në lidhje me ekonominë, politikën, ideologjinë, çështjet sociale dhe demografike dhe shpresohet se do t’i paraqitet zotit Putin dhe qeverisë. Dhe dua të theksoj që kjo po ndodh ndoshta për herë të parë që nga rënia e Bashkimit Sovjetik tridhjetë vjet më parë, sepse për ato dekada nuk kishim ndonjë plan ideologjik. Dhe aktualisht në kushtetutën tonë është shkruar se nuk duhet të ketë ideologji në Rusi. Pra ne thjesht po  bënim tregti gjatë viteve 90 dhe 2000, duke shitur vaj, gaz dhe nuk ka dimension ideologjik ndaj politikës së jashtme së Rusisë.

Dhe mendoj se është mjaft e rëndësishme që tani është koha që Rusia të përcaktojë çfarë dëshiron Rusia dhe cili është vizioni afatgjatë i Rusisë në arenën ndërkombëtare.

Zoti Dugin ka bërë disa vëzhgime të rëndësishme mbi linjat midis Rusisë dhe Kinës, në kundërshtim të një bote unipolare. Mund të ketë disa mospajtime mbi këtë por është e rëndësishme që të përcaktohet.

Në këto projektime gjithashtu përllogaritet se rreth 2050 Rusia do të ketë një popullsi prej më pak se njëqind miliona njerëz, që do të thotë 1.5 herë më pak se tani. Dhe na duhet ta ndryshojmë gramatikisht situatën në lidhje me demografinë, sepse përndryshe kush do ta mbrojë Siberinë dhe Lindjen e Largët? Kush do ta ndërtojë të ardhmen e ndritshme?

Kongresi botëror i familjeve

Dhe këtu vij te pika e rëndësishme e mbështetjes së familjeve të mëdha me shumë fëmijë, e të vlerave tradicionale . . . . Ne mbështesim dhe mbrojmë në një nivel ndërkombëtar konceptin natyral familjar si bashkim midis një burri e gruaje dhe shumë fëmijë.

Ne kemi Kongresin Botëror të Familjeve, që është mbase platforma më e madhe që bashkon mendimtarët pro familjes me politikanë aktualë. Forumi që kemi pasur në Itali, në Veronë, qyteti i Romeos dhe Zhulietës që kishin marrëdhënien tradicionale të sekseve të kundërta. Dhe kishim si folës Mateo Salvini në Kongresin Botëror të Familjeve, një ministër edukimi, një ministër i Familjes për Italinë, një ministër hungarez - Katalin Novak. 

Dhe ky koncept i thjeshtë i mbështetjes së vlerave tradicionale shkaktoi një debat të madh. Gati sa nuk shkaktoi përçarje në Itali, sepse Salvini dhe Igori erdhi dhe e mbështeti atë aktualisht dhe bravo i qoftë, e pati kundërshtimin e fuqishëm prej tyre. Ishin rreth 20,000 protestues — feministë nga e gjithë Evropa, duke protestuar kundër kongresit tonë dhe ditën e nesërme u mbajt një manifestim edhe më i madh prej 30,000 njerëz. Shohim pra që ky është një dimension mjaft i rëndësishëm dhe i ndjeshëm.

Alexey Komov duke folur në Forumin  e Chișinăut Duke e pasur këtë në mendje, ne kemi arritur të kuptojmë se nëse nuk e ndryshojmë mendësinë e brezit të ardhshëm, asgjë nuk mund të ndryshojë në planin afatgjatë. Prandaj unë dhe gruaja ime, Irina, filluam shkollimin në shtëpi të tri djemve tanë dhe kishin lancuar një kurrikulum të tërë mbi mënyrën sesi t’i edukojmë në shtëpi fëmijët sipas vlerave tona. Dhe ne e dimë se ka shumë dinamika negative në sistemin publik. Njëra prej tyre është ky edukim i detyrueshëm seksual që imponohet në Evropë. Dhe gjatë administratës së Obamës ata madje imponuan banjot transgjinore në të gjitha shkollat publike. Trampi e anuloi këtë por është ende një problem shumë i madh.

Shpërngulja në Rusi

Dhe ne shohim tani sesa shumë njerëz nga vendet perëndimore po emigrojnë në Rusi për shkak të kësaj. Dhe madje po mendojmë për të formuar një agjenci të veçantë që do të kontrollojë ata njerëz që duan të shpërngulen në Rusi për arsye ideologjike dhe pastaj do t’u japë një lloj dokumenti tip green-cardi të efektshëm për t’u pranuar në Rusi.

Dhe ne kemi familje shumë interesante. Për shembull, Atë Josif Glison që është nga Teksasi, e është amerikan me tetë fëmijë. Ai u bë prift orthodhoks dhe u shpërngul në Rusi. Dhe jeton në një shtëpi të vogël prej druri me nalichniki [dritare të zbukuruara ruse], një shtëpi mjaft tradicionale ruse  — në të cilën kam qenë për vizitë. Dhe ai është një hero i vërtetë.  

Dhe pastaj kemi edhe një person nga Brazili që është shpërngulur në Rusi

Prandaj është një zhvillim interesant që njerëz nga vende të pasura po e shohin veten në situata në të cilat nuk mund t’i arsimojnë dot fëmijët e tyre në një mënyrë normale, e si pasojë detyrohen që të kërkojnë një vend më të sigurt.

Shkollimi në shtëpi

Dhe kështu ne kemi lancuar këtë program të Bisedave Klasike, dhe kemi pësuar një rritje të katërfishtë këtë vit. Kemi rreth 2,000 fëmijë që studiojnë në 80 qytete, nga Vladivostoku në Kaliningrad, në gjithë Rusinë dhe pastaj në Ukrainë, Bjellorusi, po fillojmë në Qipro dhe pasnesër do të kemi një takim me shkolluesit moldovas në shtëpi. Nëse doni të vini, ju mund të na bashkoheni në orën 2:00 në bibliotekën publikë këtu në Chișinău.

Shkollimi në shtëpi po rritet me shpejtësi. Ne po përdorim modein klasik që ka një histori prej dymijë e pesëqind vjet . . . Ne po përdorim metodat arsimore që kanë rezultuar se funksionojnë me sukses për më shumë se 2000 vjet dhe quhet shtatë artet liberale, që konsistojnë në trivium dhe quadrivium.

Trivium është në tri faza: gramatikë, dialektikë dhe retorikë. Dhe ky është procesi natyror i procedimit të çdo informacioni. Pra për t’ju dhënë një shembull të shpejtë, nëse doni të më mësoni sesi të gatuani një picë:   

  • Së pari, ju duhet të mësoni për përbërësit, se çfarë duhet të vini në këtë. Dhe kjo do të jetë faza e gramatikës e njohjes së fakteve kryesore.
  • Pastaj duhet të mësoni sesi t’i përzieni së bashku ingredientët dhe do të ndërveprimi dhe lidhja midis ture, rezultatet që do të përbëjnë fazën dialektike të ndërveprimit.
  • Dhe pastaj nëse doni t’u mësoni të tjerëve sesi të gatuajnë një picë, kjo do të jetë faza retorike.

Prandaj para se t’i bombardoni fëmijët me shumë informacione mbi temat e ndryshme, së pari u japim mjete sesi të mësojnë gjërat, sesi të përpunojnë çdo të dhënë dhe si të dallojnë midis të mirës e të keqes. Prandaj unë mendoj se ky është një zhvillim shumë i rëndësishëm. 

Ka më shumë se tri miliona mësimdhënës në shtëpi në botë, shumë prej të cilëve në SHBA (dy miliona gjysmë) dhe në Rusi vlerësohet që të ketë njëqind mijë fëmijë.

Dhe ka edhe një rezistencë e madhe kundër shkollimit në shtëpi sepse është një liri e vërtetë edukimi, që është një e drejtë bazë njerëzore. Përmendet gjithashtu në Deklaratën e Të drejtave të njeriut në Kombet e Bashkuara, neni 16.3, se familja është njësia themelore e shoqërisë që duhet të mbrohet dhe prindërit janë edukatorët kryesorë të fëmijëve. Nuk është shteti.

Për shembull, në Gjermani gjatë viteve 30, shkollimi në shtëpi u ndalua nga Adolf Hitleri dhe ky ligj është ende në fuqi në Gjermaninë e sotme. Dhe përdoret për të indoktrinuar fëmijët në këtë liberalizëm unipolar, totalitar, multikulturor dhe politikisht të saktë. Dhe prindërit burgosen madje për refuzimin që të dërgojnë vajzat e tyre adoleshente për të marrë leksione të edukimit seksual në shkollat gjermane. Dhe ne mendojmë se ky është totaliarianizmi i ri ndaj të cilit duhet të luftojmë.

Bota multipolare përkundrejt establishmentit

Duke iu kthyer këtyre pikëve të rëndësishme që u diskutuan nga folës të shquar më herët mbi botën unipolare përkundrejt atë multipolare, mendoj se duhet të nisim edhe më thellë. Unë mendoj se në natyrën njerëzore ka rëndësi që të identifikojmë atë që është e mirë dhe atë që është e keqe. Dhe kështu janë krijuar njerëzit. Kjo është një pyetje shumë e rëndësishme filozofike dhe ishin përgjigje të ndryshme ndaj kësaj pyetjeje gjatë historisë. . 

Politikanët e ashtuquajtur “të djathtë” dhe të “majtë” kanë dhënë përgjigje të ndryshme ndaj çfarë është e mirë dhe çfarë është e keqe. Prandaj politikanët konservatorë “të djathtë” thoshin se ne duhet t’u përmbahemi traditës e duhet të respektojmë Perëndinë dhe mënyrën natyrore të gjërave, ndërsa “të majtët” thoshin se na duhet të kemi më shumë drejtësi sociale dhe të luftojmë më shumë kundër financimeve të mëdha dhe ka përplasje midis shtresave shoqërore dhe kjo ishte paradigma tradicionale.

Alexey Komov

Por tani ne shohim transformimin e kësaj paradigme të vjetër dhe aktualisht armiku i ri i të “djathtëve” dhe “majtë” është Establishmenti. Pra ky establishment unipolar globalist është armiku i përbashkët i të Majtës dhe i të Djathtës. Dhe besoj se e ardhmja qëndron në sferën e të gjeturit të kësaj baze të përbashkët dhe në përcaktimin e vizionit pozitiv për të ardhmen. Cili do të jetë hapi ynë përpara – dhe duke pasur këtë armik, që është establishmenti, aktualisht mund të bashkojë si politikanët e djathtë dhe të majtë.

Dhe ne e shohim këtë populizëm të ri me Salvinin, Strafin dhe Trampin . . . ose lëvizjen e Stiv Banonit që u përpoq të bashkonte konservatorët evropianë. Pra ne shohim këto zhvillime të reja që duhet të merren në konsideratë.

Dhe mendoj se në anën e majtë të spektrit politik, janë bërë gabime të mëdha në dekadat e fundit. Në vend që të luftojnë për interesat e vërteta të punëtorëve, të të varfërve ata kanë kaluar në mbrojtjen e fantazive të çuditshme si teoritë e gjinisë, të drejtat e mushkonjave, e ambientalistëve, prandaj për ta mushkonjat janë më të rëndësishme sesa fëmijët, që duhet të abortohen sepse ekziston rreziku i shpopullimit, sipas ideve të Malthusit.

Prandaj unë mendoj se lëvizja majtiste u uzurpua nga persona si Xhorch Sorosi, që kanë kontribuar së fundi tetëmbëdhjetë biliona dollarë ndaj këtij fondacioni të hapur të shoqërisë , që u përmend disa herë më lart. Dhe ata kanë kaluar nga të drejtat reale dhe të mirëfillta dhe problemet reale të mbrojtjes së të varfërve, nga drejtësia sociale në disa fantazi të çuditshme.

Unë mendoj se ne duhet të kuptojmë se ekziston një paradigmë e re, Establishmentit përkundrejt pjesës tjetër të kësaj bote unipolare, përkundrejt periferisë së çdo njeriu tjetër. Ne duhet të luftojmë ndaj këtij totalitarianizmi dhe ky totalitarianizëm i ri ka manifestime të ndryshme. Në fushën e edukimit e kam përmendur tashmë në indoktrinimin e brezit të ri. Në mas media, është shumë e rëndësishme që të kuptojmë sesa e fuqishme është mas media.

Rreziku i mas medias

Sipas statistikave që nga koha kur lind fëmija, deri sa arrin moshën 17 vjeçare, ata konsumojnë në tërësi më shumë se 65,000 orë të influencës së mas medias: internet, media sociale, TV, Hollivudit. Kjo është gjashtë herë më shumë sesa koha që fëmijët shpenzojnë në shkollë dhe kjo është tridhjetë herë më shumë sesa shpenzojnë fëmijët duke folur me prindërit e tyre, jo duke ndjekur në heshtje tv por duke folur. Etërit flasin mesatarisht me bijtë vetëm dy minuta në ditë me njëri-tjetrin. Dhe kjo është gjashtëdhjetë herë më shumë sesa koha që shpenzohet në kishë.  Prandaj mas mediat janë edukatorët kryesorë të fëmijëve të vegjël.

Prandaj ne nuk kemi televizor prej 20 vitesh. Prandaj mendojmë se të mos ndjekësh fare tv është një mjedis shumë më i shëndetshëm.

Diçka interesante që kam vënë re është që kur ju nuk ndiqni më tv ata fillojnë t’ju ftojnë që të flisni në tv, sepse atëherë ju keni idetë tuaja për të thënë, që i dëshiron televizori. Prandaj ju lutemi mos ndiqni më televizor, nëse doni të ndikoni botën.  

Alexey Komov

Dhe ky totalitarianizëm i ri po lufton kundër besimit dhe ne kemi dëgjuar mbi agnosticizmin dhe të gjitha këto sekte okulte e satanike dhe mendoj se ky zjarr i tmerrshëm në Notre Dame ishte simbolik për të treguar tërë dinamikën e sulmit të vërtetë kundër kishës dhe ishte diçka e tmerrshme dhe e trishtuar.

Por ky konsumerizëm, egoizëm, hedonizëm, materializëm e darvinizëm është aq imponues sa feja ndaj fëmijëve, ndonëse të dhënat e reja shkencore, sidomos në sferën e gjenetikës dhe në të gjitha sferat e tjera të shkencës dhe biologjisë, thonë se teoria e Darvinizmit nuk mund t’i shpjegojë. Teoria e evolucionit është shpërbërë dhe ka dështuar. Faktet nuk mund të shpjegohen prej saj. Dhe shpjegimi më i mirë është që bota duhet të ketë një Projektues inteligjent dhe një Krijues inteligjent që na sjell në të vërtetën e besimit.

Prandaj unë dua të konkludoj me një citim nga mendimtari i lashtë dhe gojëtari, Ciceroni i cili thoshte më shumë se 2000 vite më parë:

"Kohërat janë të këqija. Fëmijët nuk i dëgjojnë më prindërit dhe të gjithë po shkruajnë një libër”.

Prandaj unë shpresoj që secili prej jush po shkruan librin e vet dhe shpresoj që kjo konferencë e tretë në Ҫizinau do të shkruajë në mos një libër të ri, të paktën një kapitull në këtë lëvizje të madhe drejt një bote të re, drejt lirisë së vërtetë. Dhe me ndihmën e Perëdisë, ne do të jemi fitimtarë.

Faleminderit Juri që na ftove. Faleminderit.