Putini refuzon “martesën” homoseksuale e konsideron amendim të kushtetutës për të mbrojtur martesën tradicionale

Originally appeared at: yahoo! News

Moskë (Reuters) – Presidenti Vladimir Putin u shpreh të enjten se Rusia nuk ka ndër mend që të legalizojë martesat gej, për aq sa do të qëndronte në Kremlin.

Ai e bëri të qartë se nuk do të lejonte që të përmbysej koncepti tradicional i babait dhe nënës nga ai që e quajti “prindi numër 1” dhe “prindi numër 2”.

"Për sa i përket “prindit nr.1 dhe “prindit nr.2|, unë kam folur tashmë publikisht dhe do ta përsëris: sa të jem unë president kjo nuk do të ndodhë kurrë. Do të vazhdojë të jetë vetëm babai dhe nëna” tha Putini.

Gjatë dy dekadave të tij në pushtet, Putini i është bashkuar kauzës së Kishës Ofrthodhokse dhe është përpjekur që ta distancojë Rusinë nga vlerat liberale perëndimore, duke përfshirë qëndrimet ndaj homoseksualizmit dhe ndryshimit të gjinive.

Ai i bëri këto komente ndërsa u takua me një komision shtetëror për të folur mbi ndryshimet ndaj kushtetutës ruse.

Komisioni u ngrit muajin e kaluar pas prononcimit të Putinit për ndryshime në sistemin politik rus që janë konsideruar në publik si përpjekje për të forcuar kontrollin e pushtetit të tij pas largimit nga posti në 2024.

Kanë dalë edhe propozime të tjera dhe Putinit i është kërkuar që të komentojë mbi një propozim për të shtuar një resht në kushtetutë që do ta përkufizonte martesën si një bashkim midis një burri e një gruaje.

"Ne duhet të mendojmë se si do ta formulojmë dhe ku do ta përfshijmë këtë nen” u përgjigj ai.

___________________________

Një shënim nga redaktori:

Facebook i urren jashtë mase artikuj të tillë dhe siç mund ta dini tashmë, ata  e mbyllën së fundi llogarinë time të Facebook-ut vetëm sepse kisha postuar një artikull kritik të lëvizjes së fshehtë të LGBT-së

Dhe pikërisht sot, një miku im postoi këtë shkrim mbi Refuzimin e “martesës” homoseksuale nga ana e predidentit rus dhe Facebook-u ia mbylli faqen edhe atij!

Facebook-u e ka shtuar Russian Faith në “listën e tyre të faqeve të vëna nën shënjestër, sepse e dinë se shkrimet e saj e përhapin me sukses fjalën duke pasur një ndikim të madh por ata nuk e pëlqejnë mesazhin tonë, prandaj janë të vendosur që të na pengojmë të postojmë.  

Kjo është çfarë mund të bëjmë në kundërpërgjigje:

  • Të përdorim email, fjalët tona, mjetet e tilla si TwitterTelegramWhatsApp, dhe madje mesanzherin e FB për të ndarë artikujt e Russian Faith me të gjithë lexuesit. Mos i lini censuruesit e FB që të vendosë se cilët shkrime mund të lexojnë njerëzit!
  • Hapni një llogari falas në MeWe, një nga alternativat më të mira ndaj FB. Bashkojeni faqen e re të Russian Faith me MeWe.
  • Ndërsa FB po përpiqet fort që të na bllokojë, ne varemi tani më shumë se asnjëherë tjetër në mbështetjen tuaj financiare, që të mund të vazhdojmë punën tonë. Ju mund ta jepni kontributin tuaj ndaj kësaj ndihme për Russian Faith me një donacion perodik prej 5 $ në muaj ose çdo shumë që keni mundësi.

Artikujt e Russian Faith janë të rëndësishme. Ёshtë një zë që duhet të dëgjohet. Nëse vazhdoni të ndani artikuj dhe nëse do të vazhdoni të mbështesni faqen e Russian Faith atëherë censuruesit antikristianë nuk do ta kenë fjalën e fundit.

Në Krishtin,

Atë Joseph Gleason

redaktori i Besimit Rus