Priftërinjtë orthodhoksë pastrojnë sheshin e qytetit pas marshimit të LGBT

MORE:Lajmet
Originally appeared at: Orthodox Chrisitanity

Klerikët e dioqezës ukrainase e pastruan sheshin e qytetit me ujë të shenjtë të dielën pas zhvillimit të një “marshimi barazie” të organizuar nga LGBT.

Marshimi, që përfshinte “martesën” simbolike të tre çifteve lesbikesh, u duk se u ndesh me indiferencë nga banorët vendas.

Foto: Facebook


“Vendi i përdhosur në Zaporozhje është spërkatur me ujë të shenjtë”, shkruan në faqen e tij të Facebook-ut kreu i arshivës pranë dioqezës së Zaporozhjes. Kryeprifti Genadi Elin.

“Predikimi i sotëm në Mal” i mëkatit të kurvërisë dhe sodomosë u dëgjua me dyzim nga banorët e Zaporozhjes … Por siç thonë, duhet dënuar mëkati dhe jo mëkatari” shkruan ai. “Pas ‘ceremonive’ të dedikuara ndaj propagandizimit të mënyrave jo të shëndetshme” të të jetuarit, shërbyem një moleben për qortimin e atyre të prekur nga pasionet e kalbura të shpirtit në vendin ku u zhvillua ky aktivitet dhe për të forcuar rezultatet, ne e bekuam vendin me Ujin e Shenjtë”, dëshmon Atë Genadi. Sipas Unionit të Gazetarëve Orthodhoksë,  marshimi i LGBT mblodhi me qindra njerëz, edhe nga qytete e vende të tjera, ashtu si dhe përfaqësues të organizatave ndërkombëtare si OSBE, Amnesty International).

Më herët, forlumturia e tij, mitropoliti Llukai, hierarku i shquar i dioqezës së Zaporozhjes u bëri thirje autoriteteve për të ndaluar aktivitetin e LGBT, megjithëse ata nuk ia vunë veshin.

“Më 20 shtator, ne do të dëshmojmë përdhosjen e vendit tonë, Zaporozhjes, si pjesë e një parade nën simbolet e LGBT— një demonstrim publik mëkati!” shkruan ai në  kanalin e tij të Telegramit.

Ne po dëshmojmë aktualisht një standard mjaft të dyfishtë, forlumturia e tij shkruan se duke qenë se kisha të Kishës kanonike po konfiskohen, po rrihen besimtarë e klerikë dhe njerëzve po u merren pronat për shkak të pikëpamjeve të gabuara fetare ose politike dhe autoritetet “demokratike” të Ukrainës nuk shohin asnjë shkelje të të drejtave njerëzore në këtë.

Nga ana tjetër, nëse “dikush do të guxojë të shprehë dyshime rreth dobisë së promovimit të orientimit jo tradicional seksual të shoqërisë sonë, atëherë ata do të cilësohen menjëherë si kriminelë mjaft të rrezikshëm”, shkruan mitropoliti Llukai. “Por ne në fakt mbrojmë vetëm kulturën tonë kombëtare dhe vlerat tona familjare”.

Megjithëse Kisha e kundërshton hapur jetën mëkatare, ai thotë: “ne nuk jemi kundër atyre që zgjedhin me vullnetin e tyre ushqim të prishur...nëse dikush dëshiron të hajë gjëra të prishura, le ta bëjë këtë, në hapësirën e tij personale. Por ne nuk duam që fëmijët tanë të marrin shembull prej tij”, shpjegon hierarku.  

Mit. Llukai konkludoi duke u bërë thirrje të gjithë “forcave sociale dhe politike të shëndosha që kujdesen për fatin e Ukrainës” për të shprehur pikëpamjen e tyre ndaj një çështjeje dhe të ndërmarrë një qëndrim ndaj standardit të ligjit.

Më herët, ai shkruan se “synimi i vërtetë i lëvizjes së LGBT është të rrëzojë parimet morale bazë të vendosura nga Perëndia dhe të imponojë standarde të reja morali”.

MORE:Lajmet