Priftëresha me 17 fëmijë fiton konkursin e Udhëheqësve të Rusisë

Originally appeared at: Orthodox Christianity

Faza e fundit e konkursit të Udhëheqësve të Rusisë u mbajt më 8 shtator, në rajonin e Moskës. Në mesin e fituesve ishte Matushka Maria Lvova-Belova, nënë e 17 fëmijëve, kreu i disa projekteve sociale dhe të Kishës dhe i departamentit të dioqezës së Pencës për asistencë ndaj personave me aftësi të pakufizuara.  

Udhëheqësit e Rusisë është një konkurs i hapur në kërkim të brezit të ardhshëm udhëheqësish novatorë në një diapazon të gjerë fushash. Të gjithë fituesit do të marrin një bursë arsimimi prej 13,220 $ (1 milion rubla) dhe një vit konsultimi falas me një nga tutorët e projektit, raporton Departmenti Sinodal për Bamirësinë Kishtare dhe Shërbimet Sociale

diaconia.ru


Presidenti Vladimir Putin bëri një takim video me fituesit, gjatë të cilit Matushka Maria foli për projektet e saj sociale dhe familjen e saj. “Unë kam qenë duke bërë vepra bamirësie prej 12 vitesh”, u shpreh ajo, “dhe sot unë po flas për një temë të pazakontë —mbi pavijonet e jetimoreve për fëmijët me aftësi të kufizuara. Këta fëmijë shpesh përfundojnë në shtëpi të moshuarish dhe shkolla psikoneurologjike. Unë nuk po jua them se si është për një të ri me ambicie të panumërta që të jetë në një situatë me asnjë perspektivë. Prandaj ekipi im po ndërton shtëpi ku me mbështetjen e specialistëve këta djema mund të jetojnë, mësojnë dhe të punojnë”.

Dhe së bashku me Ministrinë e Punës dhe të Mbrojtjes Sociale, Matushka Maria me ekipin e saj shpresojnë që t’i implementojnë shtëpi të tilla në gjithë Rusinë.  

Presidenti Putin e falënderoi Matushka Marian për përpjekjet e saj dhe i uroi sukses për të ardhmen.

Aktualisht, projektet e ndryshme të Matushka Marias strehojnë 50 persona nga 11 rajone në 3 shtëpi, me 12 shtëpi të tjera për 120 persona që janë ende në ndërtim dhe ofrojnë punë për të rinj me aftësi të kufizuara.

Matushka Maria me bashkëshortin e saj, Atë Pavël Kogelman, kanë 17 fëmijë: 5 fëmijë nga lidhja e gjakut, e 12 të birësuar.