Presidenti Putin thotë se propaganda homoseksuale duhet të monitorohet publikisht

Agjencitë e reklamave paraqesin në mënyrë të fshehur ylberet, me fjalë të bukura, që I bën fëmijët të mësohen me atë flamur me ylber . . .

Originally appeared at: Union of Orthodox Journalists

Presidenti rus Vladimir Putin ka propozuar që t’i kundërvihet propagandës sodomte me monitorim jo agresiv publik.

"Nuk mund të monitoroni çdo person, duke e kategorizuar e kështu me radhë. Nëse ka ndonjë arsye për të supozuar se kjo është propagandë vlerash që nuk janë tradicionale për ne, atëherë pa organizatat publike që kanë pikëpamjen zyrtare të qeverisë ruse, duke përfshirë atë që është vendosur në Kushtetutën dhe në ligjet tona, atëherë një monitorim i tillë publik duhet të kryhet por jo në mënyrë agresive”, tha Putini në një takim me një grup pune ndaj amendamenteve kushtetuese, siç raporton "Interfax".

Putini shprehu nevojën e monitorimit publik të propagandës homoseksuale.  


Yekaterina Lakhova e Sindikatës së Grave të Rusisë i kërkoi Putinit që të udhëzonte Shërbesën Federale për Mbikqyrjen e Komunikacioneve, Teknologjinë e Informacionit dhe Mas Medias (Roskomnadzor) për të filluar monitorimin ndaj temës së propagandës sodomte. "Nuk duhet të ketë propagandë, por agjencitë tona publicistike paraqesin ylberë me ngjyra të bukura. Ata e bëjnë këtë në mënyrë të stërholluar duke i maskuar me fjalë të bukura. Ose duke reklamuar një akullore, që e quajnë ‘Ylber”. Kjo, ndonëse tërthorazi, i bën fëmijët të mësohen me atë ngjyrë, flamur, që u valëvit jashtë ambasadës amerikane”, theksoi Lakhova.

Siç u raportua më herët, një flamur me ylber, simboli i komunitetit sodomit, u valëvit jashtë ambasadës amerikane dhe të Britanisë së Madhe në Moskë, në fund të qershorit.