Përkrahësit e Trampit po përpiqen të kërkojnë shtetësinë ruse dhe lirinë e shprehjes

MORE:Lajmet

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme Ruse Maria Zakharova ka marrë mesazhe mbi rrjetet sociale prej përkrahësve të presidentit amerikan Donald Trump, që i kërkonin asaj për të përshkruar procesin e marrjes së shtetësisë ruse. Ajo e kumtoi këtë gjatë programit “Një mbrëmje e të dielës me Vladimir Soloviov" në kanalin televiziv "Russia 1".

“Komenti më popullor aktual që më dërgojnë në mesazhe private dhe në rrjetet sociale amerikane është sesi të fitoni shtetësinë ruse”, tha ajo, duke shtuar se autorët e mesazheve mbështesnin Trampin.

Zedhenesja e ministrise se jashtme ruse Maria Zakharova

Zakarova u shpreh se Rusia do t’u përgjigjej shpejt shkeljeve të lirisë së shprehjes në Shtetet e Bashkuara.

Duke iu përgjigjur pyetjes nëse është koha që Moska të shprehë protestën e saj në lidhje me dhunimin e lirisë së shprehjes në SHBA, përfaqësuesja e Ministrisë së Jashtme tha: "Gjithçka do të bëhet, ne po bëhemi gati.

Burimi: regnum.ru (ne gjuhen ruse)

MORE:Lajmet