Përkrahësit e Jetëve të të Zinjve vlejnë kremtojnë vdekjen e nënës që e vranë sepse tha “çdo jetë vlen”

“Jetët e të zinjve vlejnë – ju të tjerët e keni radhën”.

MORE:Lajmet
Originally appeared at: Summit News

Paralajmërim: Historia e mëposhtme përmban citime që kanë gjuhë mjaft fyese. Përkrahësit e kësaj organizate e trajtuan me përbuzje këtë nënë të re dhe familjen e saj, si para ashtu edhe pasi e vranë.

Këto ngjarje ndodhën në shtetin e Indianës, në mesperëndim të Amerikës. Kjo lëvizje është e rrezikshme dhe po ndez gjakrat dhe dhunën më të egër në shoqërinë amerikane.

Përkrahësit e JZV vërshuan në një faqe Face Book-u që i përkiste Xhesika Doti Uaitekër, nënës së re që u qëllua për vdekje vetëm sepse tha: “çdo jetë vlen”, për të kremtuar vdekjen e saj.

Po, sigurisht.

Uaitekër u vra pasi u ndesh me një grup përkrahësish të JZV-së ndërsa po ecte përmes një kanali në Indianapolis, pas një kremtimi të 4 Korrikut me të fejuarin dhe dy miq.

Gjatë konfrontimit, Uajtekër tha “çdo jetë vlen”, që i shtyu mbështetësit e organizatës që të nxirrnin armët, e më pas edhe i fejuari i saj nxori armën e tij.  

Ndonëse fillimisht u duk se konfrontimi po shuhej, vrasësit e qëlluan disa herë Uaitekërin para se të iknin nga skena e krimit.

Incidenti nuk mori vëmendjen e duhur të medias dhe një agjenci lajmesh denjoi ta mbulonte lajmin vetëm duke aluduar se një nga miqtë e saj kishin përdorur fjalën negro (zezak), sikur kjo të justifikonte krimin.

Tani mbështetësit e JZV-së kanë hyrë në faqen e saj të Face Book-ut për të shfajësuar dhe kremtuar vrasjen e saj mizore.

BLM has been raiding the public facebook of Jessica Whitaker, the White woman that they murdered in Indiana.
They are celebrating her death and mocking her family members. pic.twitter.com/w7UtUYWwbt

— (de🇺🇸dust2)Blepe🇺🇸bsite (@de_dust2Blepe)

July 13, 2020

 “Racistja Rahela është vrarë dhe rrugët tani janë më të sigurta”, komenton një nga përdoruesit me emrin Erik Albani.

“Nuk ndihem aspak keq kur përdore një fjalë raciste dhe veprove si i marrë”, shprehet Xhosh Long.

“Jetët e të Zinjve vlejnë  – tani radhën e keni ju,” shtoi një tjetër.

“Partia e komuniteteve të sigurta”, komenton një tjetër person, duke e shoqëruar me një gif të Karltonit nga Princi Fresh i vallëzimit të Bel Air.

“Ndoshta ajo duhet të kishte menduar për djalin e saj para se të hapte gojën e saj të mallkuar raciste” komenton një tjetër.

Mbani mend se këto janë po ata persona që përfaqësojnë një grup ndaj të cilit ne duhet të përkulemi me nderim dhe të cilit i është përkulur çdo institucion tjetër kulturor.

MORE:Lajmet
  • Shqip
  • العربية
  • English
  • Français
  • Deutsch
  • Bahasa Indonesia
  • Italiano
  • Português
  • Русский
  • Español