Patriarku Aleksandrian është si Juda, thotë Mitropoliti Luka i Zaporozhes

"Njëri nuk mund të jetë edhe me Krishtin edhe me departamentin e shtetit. Patriarku i Aleksandrisë e ka bërë zgjedhjen e tij ..."

Mitropoliti Luka I Zaporozhes ka siguruar një  deklaratë të pakompromistë  në lidhje me pranimin e paligjshëm të grupit skizmatik në Ukrainë nga ana e Patriarkut të Aleksandrisë.

Translation provided by Fr. Zechariah Lynch.

MORE:Lajmet

Krishti me ne, lexuesit e mi të dashur.

Juda I Aleksandrias — Kjo që ndodhi sot me patriarkun e Aleksandrisë është pjesë e aktit të ardhshëm të dramës që po shkruhet prapa skenash nga regjizorët e kësaj bote.

Duke parafrazuar Shekspirin, dikush mund të thotë “Paraja e ka bërë punën e vet”. Mamoni e mbyti patriarkun, sin ë rastin e Desdemonës, personazhja e dramës Otello)  pa u munduar shumë.

Sot kur Kisha kremton kujtimin e martirit të madh Dhimitrit të Selanikut, në këtë kohë ne kujtojmë atë trimëri me të cilën të krishterët e rrëfenin Krishtin. Ҫ’torturë, privim dhe vuajtje të tmerrshme duhet të duronin për hir të dasahurisë për të Vërtetën!   

Kanë kaluar shekujt dhe hierarkë të neveritshëm e kanë zëvëndësuar dashurinë e të Vërtetës me dashurinë për fitimin. Kur lexoj për presionet e “paprecedent” të SHBA-së në fronet e kishave lokale ose igumenët e manastireve të Athosit, nuk e di ç’të bëj, të qaj ose të qesh? Nuk e di se për çfarë kanë qenë presionet? Mund të jenë kërcënuar për t’u torturuar, t’u shqyhej mishat ose t’u mohohej ushqimi dhe pijet?

Jo, vetëm një gisht me një unazë të artë iu paraqit atyre. Frika e humbjes së përfitimeve, kjo është arsyeja pse disa hierarkë janë gati të tradhtojnë gjërat më të shenjta që kanë.

Ata janë gati të ndahen nga Krishti vetëm që të mos ndahen nga kuletat, fronet dhe ambiciet e tyre. Kjo ndodh sot, në këtë mënyrë torturohesh për besimin! Ka mundësi që Juda ta kujtojë Krishtin, vetëm se nuk I sjell asnjë dobi.

Patriarku i Aleksandrisë më kujton për Judën. Fundja ju mund të thoni se dje ishte me në Odhesë, përqafoi dhe puthi klerikët tanë, pozoi për kamerat dhe inkurajoi grigjën ukrainase që t’I qëndronin besnikë fortlumturisë së tij, mit.Onufrit dhe të mos kishin fare të bënin me skizmatikët (informacione këto që janë të regjistruara).

Por kur u kthye në shtëpi, patriarku I ndikuar nga klounët, I pranoi si autentikë klerikët skizmatikë.

Juda tregoi të njëjtën hipokrizi në Darkën mistike.

Mendoj se ky ndryshim sigurisht që nuk ka filluar as sot e as dje. Sepre shpirtrat e këtyre hierarkëve po brumoseshin gradualisht nga frymëmbajtës në dollarëmbajtës. Tani ka ardhur koha që kjo metamorfozë e brendshme të zbulohet edhe së jashtmi. Dhe lavdi Perëndisë!

Edhe sikur e tërë bota të jetë kundër nesh, ne do t’I qëndrojmë besnikë Krishtit! Nuk duhet të hutohemi nga ngjarjet që po ndodhin në botën orthodhokse. Ne kemi kohë që jemi paralajmëruar për to.

Fjalët e Shën Serafimit të Sarovit në lidhje me gjendjen e klerikëve në kohët e fundit më vijnë në mendje. Batushkës iu zbulua e ardhmja dhe ai u lut nxehtësisht Perëndisë që t’I falë. Por Zoti nuk ia plotësoi lutjen për shkak të apostazisë së madhe të klerikëve. Nuk mund t’u shërbesh edhe Perëndisë edhe mamonit.

Nuk mund të jesh edhe me Krishtin edhe me departamentin e shtetit. Patriarku I Aleksandrisë e bëri zgjedhjen e tij.

Vëllezër e motra, ne duhet të mësojmë këtë urdhërim të fundit të bekuar, që nuk është I shkruar në Ungjijtë por është shkruar nga apostull Joan Theologu në Zbulesën: Lum të vdekurit që këtej e tutje vdesin në Zotin (Rev. 14:13).

Me sa duket në kohët e fundit nuk do të ketë shumë të tillë. Megjithatë, Mos ki frikë, o tufë e vogël, sepse Atit tuaj i pëlqeu t'ju japë mbretërinë” (Lk. 12:32). Unë dua t’ju kujtoj fjalët e apostull Pavlit që janë të shkruara te Timoteu dhe për ne të gjithë: “Ti, pra, duro pjesën tënde të vuajtjeve, si një ushtar i mirë i Jezu Krishtit” (2 Tim. 2:3).

Luftëtarët e mi të dashur për Krishtin! Ne do të qëndrojmë në këtë luftë, komandanti I të cilës është Zoti ynë Jisu Krisht, ngadhnjyesi I vdejes!

Mitropolit Luka I Zaporozhest

8 nëntor

MORE:Lajmet
  • Shqip
  • العربية
  • English
  • Français
  • Deutsch
  • Bahasa Indonesia
  • Português
  • Русский
  • Español