Pasoja të rënda për rezistimin ndaj pasaportës dixhitale të vaksinimit në Amerikë – Paralajmërime nga një zyrtare e Departamentit Shtetëror të Shëndetësisë

"Si administratore e Departamentit të Shëndetësisë, unë marr informacione të shumta të brendshme nga zyrtarë të lartë dhe më duhet të marr pjesë në shumë takime për planifikimin e të ardhmes. Si pasojë, unë kam parë informacione mbi degjenerim, korrupsion dhe përndjekje të ardhshme për të cilat shumë njerëz nuk kanë asnjë ide. . . "

Shënim i redaktorit: Një nga reporterët tanë bisedoi së fundmi me një infermiere me një përvojë shumëvjeçare në sistemin e shëndetësisë amerikane. Si administratore në Departamentin e Shëndetësisë, ajo merr informacione të brendshme nga zyrtarë të lartë të agjencive federale.

Ajo na dha një interviste, me kusht që të ruhej anonimiteti i saj. Për ta ruajtur atë, ne do t’i drejtohemi asaj thjesht si “Ana”. Në intervistën e mëposhtme ajo i përshkruan informacionet e brendshme që ndodhin privatisht brenda industrisë së kujdesit shëndetësor duke hedhur dritë mbi disa plane drakoniane që disa prej zyrtarëve kanë për të ardhmen e afërt.


BR: Para se të kalojmë në detajet e asaj që keni parë e dëgjuar, jepuni të lutem një historik të shkurtër mi profesionin tuaj dhe punën që po bëni aktualisht.

Ana: Unë jam një infermiere e regjistruar dhe kam shumë vite që punoj në sistemin shëndetësor amerikan. Tani po punoj si administratore në Departamentin e Shëndetësisë.

BR: Në një bisedë që kemi pasur më herët, përmende faktin që amerikanët po humbin liritë e tyre. A mund të më japësh disa detaje të tjera mbi këtë fakt? Ёshtë e qartë se karantina ka qenë e dhimbshme për të gjithë, por a jemi duke folur thjesht për diçka të përkohshme?

Ana: Do të doja të ishte e përkohshme, seriozisht. Por fatkeqësisht gjërat vetëm sa kanë filluar. Si administratore e departamentit të Shëndetësisë, komunikoj me zyrtarë të lartë dhe më është dashur të marr pjesë në shumë takime ku planifikohet e ardhmja dhe si pasojë kam parë informacione mbi degjenerim, korrupsion dhe përndjekje të ardhshme për të cilat shumë njerëz nuk kanë asnjë ide.

BR: Ҫfarë na pret tani së afërmi? Dhe çfarë po ndodh në industrinë e shëndetit?

Ana: Pasaportat e vaksinimit dhe një izolim virtual i atyre që nuk e pranojnë.

BR: Kjo do të ishte alarmuese. Sigurisht pasaportat e vaksinës janë diskutuar në lajmet, si një mundësi hipotetike.

Ana: Nuk është hipotetike. Shumë njerëz mjaft të fuqishëm po përpiqen shumë që të ndodhë.

BR: Të fuqishëm në ç’nivel? Në atë shtetëror apo federal?

Ana: Një pjesë të mirë të këtij informacioni, e dëgjoj nga agjencitë federale.

BR: Nëse kjo është e vërtetë dhe pasaportat e vaksinës na imponohen, atëherë çfarë doni të thoni me “duke izoluar ata që nuk pranojnë”? Ҫfarë po rekomandojnë njerëzit brenda industrisë së shëndetit?

Ana: Në mesin e zyrtarëve mbizotëron ideja e burgosjes së atyre që refuzojnë dhe e marrjes së fëmijëve dhe heqjes së lirive të tyre. E di që kjo duket si teori konspirative por ju siguroj se jam i pranishëm çdo ditë në këto takime. Sapo të ristrukturohen ligjet që e lejojnë, do të realizohet.  

BR: Por kjo do të ishte shumë serioze.

Ana: Po do të jetë serioze.

BR: Ҫfarë mund të bëjnë familjet për t’u mbrojtur? Nëse nuk duan të marrin pjesë në këto “pasaporta vaksinash” që do të krijohen, a do të ekzistojë mundësia që të shmangen këto lloj pasojash drakoniane?

Ana: Bazuar në atë që po shikoj dhe dëgjoj në takimet tona të brendshme, njerëzit ose do t’i pranojnë pasaportat e vaksinimit, ose përndryshe do të jetë e pamundur që të bëjnë një jetë normale. Nuk më pëlqen ta them këtë por gjithnjë e më shumë duket se e vetmja alternativë ndaj pasaportës së vaksinimit, do të jetë pasaporta e rregullt, që mundëson udhëtimet ndërkombëtare.

BR: Si mund t’i ndihmojë udhëtimi ndërkombëtar familjet që të shmangin pasaportën e vaksinimit?

Ana: Nëse largohesh nga vendi dhe nuk kthehesh më, atëherë ata nuk mund ta zbatojnë pasaportën e vaksinës.

BR: Pra je duke folur për zhvendosje të përhershme?

Ana: Po.

BR: A është kjo çfarë jeni duke planifikuar për familjen tuaj? Apo jeni duke parashikuar që disa njerëz do të reagojnë në këtë mënyrë? Ku do të shkojnë njerëzit?

Ana: Ne nuk e kemi konsideruar zhvendosjen veçse kohët e fundit. Por në bazë të çfarë po shoh, situata po bëhet gjithnjë e më serioze në Amerikë dhe familja jonë duhet të mbrohet.

BR: Ku do të shkoni?

Anna: Unë dhe bashkëshorti im po konsiderojmë disa opsione. Do të jetë një vend që të jetë edhe i qëndrueshëm edhe i sigurt — një vend që nuk mund të kontrollohet as nga Amerika e as nga Bashkimi Evropian. Por kjo i ngushton ndjeshëm mundësitë tona.

BR: Ju falënderoj që ndave me ne pikëpamjet tuaja, Ana. E çmojmë sinqeritetin tuaj. Ju lutem na mbani në kontakt dhe na bëni të ditur për zhvillimet e reja brenda industrisë së kujdesit shëndetësor amerikan.

Anna: Sigurisht që do ta bëj këtë.

MORE:Lajmet