Pasaportat e kovidit nuk janë të nevojshme thotë Zëdhënësja e Këshillit të Federatës Ruse.

"Ёshtë gabim të ndash njerëzit, e t’u japësh të drejta të ndryshme, në bazë të rezultateve të vaksinimit”, shprehet zëdhënësja e  Këshillit të Federatës Ruse, Valentina Matvienko. 

Gati 60% të rusëve janë kundër pasaportave të kovidit, sipas një anketimi më të fundit.

Sipas zëdhënëses së Këshillit të Federatës Ruse Valentina Matvienko, nuk do të ketë nevojë për pasaporta kundër kovidit në Rusi. Ndonëse librezat shëndetësore ruhen në baza të dhënash elektronike dhe librezat e vaksinimit janë të aksesueshme, ato nuk për përdoren për qëllime diskriminimi ose të sigurimit të të drejtave të veçanta.

"Askush nuk ka thënë se Rusia do të fusë pasaportat e kovidit”, theksoi ajo. “Do të ishte e papërshtatshme ta bënim këtë. Ёshtë e gabuar të ndash njerëzit, duke u dhënë të drejta të ndryshme, në bazë të rezultateve të vaksinimit”.

Zedhenesja e Dhomes se Larte Valentina Matvijenko, Presidenti Vladimir Putin, dhe Zedhenesi i Dumes Shteterore Sergei Naryshkin

Rreth 60% të rusëve janë kundër pasaportave të kovidit, sipas një anketimi të kryer kohët e fundit. Rezultatet treguan se 59% të të anketuarve nuk e përkrahin idenë e futjes së mundshme të pasaportave të kovidt, vetëm 12% e përkrahin iniciativën dhe 29% abstenuan. Më herët, një studim ndërkombëtar zbuloi se shumica e rusëve e vë në pikëpyetje sigurinë e vaksinave.

Ministri rus i Shëndetësisë, Mikhail Murashko, ka deklaruar hapur se Rusia nuk do ta bëjë imunizimin ndaj kovid-19 të detyrueshëm.

"Bërja ose mosbërja e vaksinimit kundër koronavirusit nuk do t’i kufizojë të drejtat e qytetarëve”, u shpreh Aleksej Agranovski, Mjek i Shkencave Biologjike, profesor i Departamentit të Virologjisë, Fakultetit të Biologjisë, Universitetit Shtetëror të Moskës. Ai sugjeron fokusimin te privilegjet për të vaksinuarit.

"Të gjithë ata që kanë nevojë urgjente dhe sidomos të sëmurët duhet të udhëtojnë. Imuniteti sipas të dhënave tona është i efektshëm në të gjitha variantet por ka dhe kufizime nga vendet e tjera. Për të vaksinuarit përfitime të tilla si bileta me çmim më të ulët transporti mund të sigurohen. Mund të mendojmë për shumë privilegje për ta tërhequr popullsinë. Kjo është një ide bindëse”.

Zedhenesja e Dhomes se Lart, Valentina Matvijenko, eshte ulur midis Patriarkut Kirilit dhe Presidentit Vladimir Putin

Në përputhje me deklaratat e mësipërme, Kisha Orthodhokse Ruse ka ofruar deklarata publike, duke e mohuar idenë e vaksinimit të detyrueshëm.

Duke komentuar mbi situatën, sekretari i shtypit i Presidentit të Federatës Ruse Dmitri Peskov vërejti se nuk ka ende një qëndrim zyrtar ndaj kësaj çështjeje. Ai thotë se bisedat janë në kuadrin e diskutimeve në mes të ekspertëve.

Burimet: aebrus.ru / tellerreport.com / balthazarkorab.com

MORE:Lajmet