Nuk ka rrezik nga Kungata e Shenjtë, konkludojnë studimet shkencore

Shkenca pajtohet me Kishën: Kungata e Shenjtë nuk përhap sëmundje. Nuk është dokumentuar asnjë transmetim i vetëm i ndonjë sëmundje infektive nga përdorimi i kupës së përbashkët të kungimit.

Për 2000 vjet, gjatë rasteve të shumta të sëmundjeve të përhapura, murtajës, madje murtajës së zezë, priftërinjtë ua kanë dhënë besnikërisht kungimin miliona të krishterëve në mbarë botën. Dhe nuk ka asnjë rast të dokumentuar të kungimit të shenjtë që ka shkaktuar përhapjen e sëmundjeve.  

Për ata që kanë besim te Krishti, arsyet janë të qarta. Por për hir të diskutimit, çfarë kanë për të thënë shkencëtarët për këtë? A mund ta shpjegojë arsyen shkenca?

Revista Amerikane e Kontrollimit të Infeksioneve  boton rezultatet e studimeve shkencore të shumta, duke adresuar çështje të rëndësishme në lidhje me kontrollin e infeksioneve dhe epidemiologjisë. Ata publikojnë artikuj artikuj të analizuar që mbulojnë subjekte klinike ashtu edhe kërkime origjinale.

Ata publikuan një studim me titull: Rreziku i transmetimit të sëmundjeve infektive nga një kupë e përbashkët kungimi. Në studim morën pjesë një numër i madh mjekësh profesionistë dhe zbulimet e tyre janë të qarta: ​​​

" Nuk është dokumentuar asnjë transmetim i vetëm i ndonjë sëmundje infektive nga përdorimi i kupës së përbashkët të kungimit.

Sipas vetë CDC, “rreziku është aq i vogël saqë është i padallueshëm”.

Për ata që kanë besim në Krishtin, asnjë nga këto gjëra është surprizë. Të krishterët orthodhoksë besojnë se kungata e shenjtë është vërtet mrekullibërëse. Nuk është thjesht bukë dhe verë, që thjesht u kujton njerëzve për vdekjen e ngjalljen e Krishtit. Sipas mësimeve orthodhokse Perëndia e shndërron bukën dhe verën, kthehet në trupin e gjakun Jisuit.  

Siç tha Vetë Jisui :

Sepse mishi im është me të vërtetë ushqim dhe gjaku im është me të vërtetë pije. Kusha mishin tim dhe pi gjakun tim, mbetet në mua dhe unë në të.

Sigurisht që deklarata e Tij, sado e vërtetë nuk mund të analizohet në një laborator shkencor. Gazetat shkencore analizuese zakonisht nuk publikojnë studime që kanë të bëjnë me ngjarje të mbinatyrshme.  

Prandaj nëse shkencëtarët do të donin të analizonin mundësinë e të zënët e sëmundjes nga kungata e shenjtë, ç’qëndrim mund të marrin?

Anne LaGrange Loving është një mikrobiolog i Nju Xhersit që ka kryer studime mbi këtë temë. Ajo është një profesioniste me përvojë në fushën e saj, një profesoreshë kolegji dhe ka dalë madje në titujt e lajmeve kryesore, duke zbuluar rreziqet e cfetave të infektuara të limonit për garniturë në restorante.

Ajo donte të zbulonte nëse Kungata e shenjtë ishte një mjet i rrezikshëm për përhapjen e sëmundjeve. Por përgjigjja e hetimit të saj mori një përgjigje të qartë negative.

Nga një perspektivë shkencore, ajo tha se “njerëzit që marrin nga kupa e Kungatës nuk sëmuren më shumë se të tjerët”.

Kur u pyet për arsyet e kryerjes së këtyre hetimeve shkencore, ajo u shpreh,

“Unë jam një mikrobiologe dhe shkoj në kishë. Kisha disa shqetësime për atë që ndodh në radhën e kungimit”.

Ajo donte të zbulonte nëse sëmundjet shkaktoheshin nga Kungimi. Ajo studioi 681 persona në Nju Xhersi brenda një periudhe prej 10 javësh dhe nuk gjetën asnjë ndryshim në përqindjet e sëmundjeve në mes të atyre që shkonin në kishë dhe merrnin Kungimin, ata që shkonin në kishë dhe nuk e merrnin kungimin dhe ata që nuk shkonin asnjëherë në kishë.

“Kjo vlente edhe për pjesëmarrësit që shkonin në kishë dhe e merrnin misterin çdo ditë gjatë dhjetë javëve” shkruan ajo.

Këto zbulime të veçanta shkencore vlejnë pavarësisht nga besimi i një personi. Loving është episkopaliane. Dhe megjithëse protestantët, katolikët dhe të krishterët orthodhoksë kanë besime të ndryshme në lidhje me domethënien e Kungatës së Shenjtë, për aq sa përdorin verë të vërtetë dhe një kupë prej ari ose argjendi, mundësia e marrjes së sëmundjeve është krejt inekzistente.

"Ka një ndryshim të marrësh nga një kupë Kungimi dhe të gjerbësh nga një gotë kafeje që dikush e ka lënë diku në trotuar" thotë ajo.

Si mikrobiologe ajo thotë se rreziku i infeksionit reduktohet sepse kupa fshihet pas çdo marrje, alkooli në verë i vret mikrobet dhe ndryshe nga gotat qeramike, ari dhe argjendi që përdoret në kupat nuk mbart mikrobe.