Summer Fund Drive
Synami: $10,000
Mbledhur: $4,389
44%
154 Përkrahës
20 Ditë kanë mbetur

Një pjesë e mirë e rusëve e vënë në diskutim sigurinë e vaksinave – pyetësor ndërkombëtar i madh

Rusia dhe Evropa lindore janë rajonet që kanë më pak gjasa të bien dakord se vaksinat janë të “sigurta” ose “të efektshme”. Në këto vende, njerëzit me nivele më të larta edukimi shkencor kanë nivele më të ulëta besimi te vaksinat.

Për ata që vënë në diskutim nevojën e vaksinimeve, Rusia është një vend i mirë për të gjetur njerëz me një mendje të përbashkët.

Kisha Orthodhokse Ruse ka shënuar rekord në kundërshtimin zyrtar të vaksinimit të detyrueshëm të fëmijëve. Dhe sipas këtij studimi ndërkombëtar, një pjesë e madhe e qytetarëve rusë ndajnë ngurrimin e Kishës në lidhje me vaksinat.

Wellcome Global Monitor është pjesë e Anketimit botëror të Gallup-it. Ata mblodhën përgjigje nga më shumë se 140,000 njerëz në më shumë se 140 vende, dhe ata i pyetën njerëzit në mënyrë specifike rreth vaksinave.

Ata theksuan dyshimet në lidhje me sigurinë e vaksinave në disa rajone dhe grupe demografike të caktuara. Për shembull, njerëzit në disa rajone me të ardhura të larta janë në mes të atyre që janë më pak të sigurt rreth sigurisë së vaksinës. Vetëm  72% e njerëzve në Amerikën e Veriut dhe 73% në Evropën e Veriut “pajtohen” që vaksinat janë të sigurta dhe treguesit janë 59% në Evropën perëndimore dhe 50% në Evropën lindore.

Në kundërshtim me këtë, shumica e madhe e njerëzve në rajonet me të ardhura të ulëta “bien dakord” se vaksinat janë të sigurta. Proporcionet më të larta janë në Azinë e Jugut, ku 95% e njerëzve u shprehën se 'pajtohen” që vaksinat janë të sigurta dhe në Afrikën lindore 92 %.

Evropa lindore në veçanti, zbuloi besimin më të ulët në mbarë botën ndaj vaksinave. Kur Kur u pyetën nëse vaksinat janë të sigurta, numri total i njerëzve që u përgjigjën ose 'pajtohen fuqimisht” ose “pajtohen disi” me zor arritën në 50%. Dhe veçanërisht në Rusi dhe në Ukrainë, shifrat ishin edhe më të ulëta.

Vendet evropianolindore që gjenden jashtë BE-së kishin përgjithësisht përqindje më të ulta të njerëzve që u besonin vaksinave, në krahasim me vendet që gjenden në BE.

Ekziston një ndryshim substancial sipas vendit në Evropën lindore, me rezultate sipas nivelit të vendit në mënyrë domethënëse nën shifrën rajonale të dendësisë së peshës së popullsisë të 50% në vendet e mëposhtme: Ukraina (29%), Bellorusia (41%), dhe Bullgaria (44%). Rezultatet për vendet e mëposhtme janë mbi totalin rajonal: Republika Ҫeke (69%), Hungaria (79%) Polonia (81%), Rumania (69%) dhe Sllovakia (77%). Totali i dendësisë rajonale ndikohet nga popullsia e madhe e Rusisë, ku shifra qëndron rreth 48%.

Specifikisht në Rusi dhe Evropën lindore, njerëzit me nivele më të larta të edukimit shkencor  kishin nivele më të ulëta të besimit në vaksinat. Ndërkohë, në Evropën veriore dhe Amerikën veriore, e kundërta ishte e vërtetë. Kjo pabarazi sugjeron që shtimi i informacionit shkencor, ose përpjekjet për të edukuar më shumë njerëz, nuk do ta ndryshojë patjetër mendjen për këtë çështje.

Përdorimi i vaksinës po bie gjatë pjesës më të madhe të Evropës lindore. Dhe kjo nuk është befasuese, duke pasur parasysh se ky rajon ka shumë më pak të ngjarë që të pajtohet se vaksinat janë ose të “sigurta” ose “të efektshme”.

  • Shqip
  • العربية
  • English
  • Français
  • Deutsch
  • Portuguese, International
  • Русский
  • Español