Një Mrekulli në Gjeorgji: Ne nuk kishim epidemi edhe pse kishat nuk u mbyllën asnjëherë, thotë Hierarku i Gjeorgjisë

MORE:Lajmet
Originally appeared at: Orthodox Christianity

Një komb që është besnik ndaj Zotit dhe atdheut të tij do të bekohet në mënyrë të mrekullueshme nga Zoti, tha Shkëlqesia e tij Mitropoliti Daniel i Kiaturës dhe Saçkeres së Kishës Orthodhokse Gjeorgjiane gjatë një shërbese të së dielës në Katedralen e Trinisë së Shenjtë.

Një mrekulli u dëshmua në Gjeorgji, ku nuk pati shpërthim të pandemisë së koronavirusit edhe pse kishat nuk u mbyllën kurrë, si  në shumë vende të tjera, theksoi Mit. Danieli, sipas raportimit të 1tv.ge.

"Mendësia gjeorgjiane është një nga të parat," tha Mit. Daniel. "Dikush mund të pyesë si ka mbijetuar. Mbijetoi për dy arsye: ishte i dedikuar ndaj atdheut dhe Perëndisë. Ai që është i devotshëm ndaj Zotit dhe atdheut nuk do të braktiset nga Zoti dhe do të shpëtohet shpesh nga mëshira e madhe".

"Kemi parë një shembull të kësaj mëshire sot," vazhdoi Mitropoliti. "Se si vendi ynë, megjithë problemet e shumta, doli se ishte më i mbrojtur se vendet e tjera më të mëdha, dhe kjo ndodhi sepse njerëzit tanë nuk rezervuan asnjë shpenzim, ata luftuan deri në fund për vendin tonë, për dashurinë dhe moralin, do të shohin një mrekulli të Perëndisë."

"Ne e kemi parë mrekullinë që ndodhi në Gjeorgji," theksoi ai.

"Kjo u bë që rastet e të prekurve nga epidemia të ishin sa më të kufizuara, dhe pavarësisht kësaj shërbesat në kishë kurrë nuk u ndërprenë, epidemia nuk shpërtheu në Gjeorgji," tha Mit. Daniel.

"Zoti do të shfaqë një mrekulli për popullin që është besnik ndaj Zotit dhe ndaj atdheut. Gjeorgjia ka pasur patriotë shumë të dedikuar dhe prandaj ka mbijetuar," predikoi hierarku.

"Jeta pa Krishtin është vdekje, dhe vdekja me Krishtin është jetë. Ky besim na ka shpëtuar ne nga epidemia," tha ai.

Në mars , Patriarkana e Gjeorgjisë shpalli se mbyllja e kishave është "fyerje e padrejtë ndaj Perëndisë".

Më herët gjatë muajit,  shenjtëria e tij Patriarku Ilia bëri të ditur se kishte marrë një vegim shpirtëror, të cilin ai e kuptoi se donte të thoshte “me ndihmën e lutjes dhe bekimin e Zotit, ne do të jemi në gjendje që ta kapërcejmë këtë sëmundje”.

MORE:Lajmet