Nje familje amerikane vihet nen arrest shtepie dhe i vihet nje byrzylyk ne nyjet e kembeve per monitorimin e levizjeve

“Nese duhet te shkoj ne spital, nuk do te pres derisa te marr miratim qe te shkoj", tha ajo ... 

Originally appeared at: Wave 3 News

Qarku HARDIN Ky. (WAVE) – Një çift nga qarku Hardin ndodhet tani në arrest shtëpie pasi njëri prej tyre rezultoi pozitiv për kovid-19 dhe vendosi që të mos i firmoste dokumentet që provonin se ishte dakord për vetëkarantinimin.  

Javën e kaluar, Elizabet Linskot u testua për kovid-19 sepse kishte ndër mend të vizitonte prindërit e saj në Miçigan.  

“Edhe gjyshërit e mi donin të më shikonin”, “prandaj për t’u siguruar nëse do të dilnin negativë, do të ishin mirë, e gjithçka do të ishte në rregull”.  

Pasi doli pozitiv por pa shfaqur asnjë simptomë, Linskot thotë se departamenti i shëndetit e kontaktoi atë dhe i kërkoi që të firmoste dokumentet që do t’ia kufizonin udhëtimet nëse nuk do të komunikonte më parë me departamentin e shëndetit. Ajo tha se kishte zgjedhur që të mos i firmoste dokumentet.

“Pjesa ime ishte nëse duhet të shkoja në spital, nuk do të pres derisa të marr miratimin për të shkuar” u shpreh ajo.

Por Linksot tha se ajo do të merrte masat e nevojshme nëse do të duhet të shkonte në spital, si t’u bënte të ditur punonjësve se kishte dalë së fundmi pozitiv me kovid-19.

Disa ditë pasi kishte njoftuar për mohimin e firmosje së formularit për vetizolimin dhe kontrollin e lëvizjeve, Linskot tha se departamenti i sherifit të qarkut të Hardinit arriti në shtëpinë e saj pa asnjë paralajmërim. Bashkëshorti i saj, Isaia ndodhej në shtëpi.

”Hap derën dhe shoh tetë persona”, thotë ai, “e pesë makina të ndryshme dhe vras mendjen se çfarë ishte duke ndodhur? “Një burrë me kostum e me maskë që dëshiron të na dorëzojë tre dokumente të ndryshme është përfaqësues i departamentit të shëndetit. Për mua, për të dhe vajzën time”.

Çiftin e urdhëruan që t’i viheshin ekranet në nyjet e këmbëve . Nëse do të udhëtonte më shumë se 60 metra, zbatimi i ligjit do të bëhej i ditur.

“Ne nuk kishim vjedhur ndonjë dyqan, nuk kishim vjedhur asgjë, nuk kishim bërë asgjë të paligjshme”, tha Elizabet Linskot.

Ata thanë se nuk e kishin mohuar kurrë vetëkarantinimin, por thjesht nuk pajtoheshin me formulimin e fjalëve.

”Por pikërisht këtë i tha gjykatësit drejtori i departamentit të Shëndetit Publik, se unë gjoja kisha refuzuar vetëkarantinimin, gjë që nuk ishte aspak e vërtetë”, u shpreh Linksot. “Unë nuk e kisha thënë fare këtë”.

Linskotët deklaruan se kanë ndër mend që të marrin një avokat.

Agjensia e lajmeve WAVE 3 News u përpoq të kontaktonte me departamentin e shëndetit të Qarkut të Hardinit por nuk ka marrë asnjë njoftim prej tyre.

MORE:Lajmet