Më shumë se tre orë larg Kishës më të afërt, jeton me $250 në muaj në një fshat të largët në Amerikën e Jugut. Ata duan të kenë fëmijë, por shkollimi në shtëpi është i paligjshëm në Brazil dhe shkollat shtetërore nxisin fort agjendën homoseksual. Ata kanë lënë kalvinizmin dhe kanë hequr dorë nga gjithçka, vetëm që të bëhen orthodhoksë të krishterë:
"Unë e dija se po ta lija kalvinizmin, ne do të humbnim çdo gjë. Ishte e vështirë. Nuk ka asnjë të krishterë orthodhoks në familjen tonë. Nuk kishim vend ku të jetonim, nuk kishim punë dhe kisha kalviniste ku kishim qenë anëtarë nuk donte të na ndihmonte me zhvendosjen. Prandaj ne nuk kishim asgjë, përveç paqes së ndërgjegjes. . . ."
Në Piraí do Sul — një fshat i largët që nuk ka ende një kontakt me krishterimin — shumë banorë jetojnë në varfëri, duke u përpjekur që të mbijetojnë. Një punë e vazhdueshme paguhet vetëm me dyqind ose treqind dollarë në muaj dhe kisha më e afërt orthodhokse ndodhet në kryeqytetin e Kuritbas, rreth tre orë larg. Në një situatë të tillë, çfarë mundësish ka një i ri për rë zbuluar Besën Orthodhokse?
Geraldo & Karen janë bashkëshortët e rinj që jetojnë në Piraí do Sul. Ata ëndërrojnë që të jetojnë afër një kishe orthodhokse dhe të bëhen të krishterë orthodhoksë. Ata shpresojnë gjithashtu të rrisin fëmijët e tyre në një vend ku lejohet shkollimi në shtëpi. Për të realizuar ëndrrat e tyre, ata po kursejnë para që të zhvendosen në Rusi.

Besimi Rus: Ёshtë kënaqësi që t’ju kem sot, Geraldo! Na fol pak të lutem për prejardhjen tuaj.
Geraldo: Unë jam 25 vjeç. Unë kam lindur këtu në Brazil në 1993, në qytetin e Londrinës. Babai im portugez ishte katolikoroman ndërsa nëna ime italiane ishte protestante ungjillore. Fatkeqësisht kur isha katër vjeç, prindërit e mi u ndanë dhe nëna u shpërngul me mua në shtëpinë e gjyshërve dhe jetoi me ta për pjesën tjetër të fëmijërisë. Kur isha 11 vjeç, ne u shpërngulëm të gjithë në Kuritiba, kryeqytetin e shtetit tonë. Duke u rritur, sa vinte e interesohesha më shumë në besimin dhe u pagëzova në moshën 17 në një kishë karizmatike.
RF: Pas mbarimit të shkollës së mesme, shkove për të studiuar në kolegj apo u fute menjëherë në punë?
Geraldo: Familja më nxiti që të shkoja për studime e të diplomohesha. Shkova në universitet dhe u diplomova për Marrëdhëniet Ndërkombëtare.
RF: Si u takove me bashkëshorten?
Geraldo: Gjatë vitit të fundit në kolegj, e takova Karenin në një mbrëmje në kishën time. Edhe ajo do te shkonte në kolegj dhe përfunduam në të njëjtën kishë. Ishim të dy të interesuar në teologji dhe besimet tona ishin mjaft të ngjashme (u bëmë të dy kalvinistë). Unë i propozova asaj në 2015, megjithëse nuk isha gati të mbaja familjen. E dinim se ishte e vështirë, por e dinim po ashtu se donim të kalonim jetët së bashku.
RF: Gjatë fëmijërisë së saj, a kishte Karen një të kaluar të ngjashme me tënden për sa i përket besimit?
Geraldo: Ajo ishte rritur si katolike, por në moshën 16 vjeçare u ekspozua ndaj ndikimeve të ndryshme dhe iu bashkua një bashkësie protestante në moshën 17 vjeçare dhe përfundoi në të njëjtën kishë ku shkoja unë.

RF: Kur u martuat filluat të jetonit në fshatin e Piraí do Sul?
Geraldo: Jo akoma. Filluam të jetonim në Londrinë. Nuk ishim të pasur po kishim gjithçka që na duhej, një apartament të mirë, molike, pajisje të mira, pra të gjitha gjërat bazë.
RF: çfarë ndodhi?
Geraldo: E lamë Londrinën që të shkoja në seminar. Dashuria ime për Krishtin ishte rritur aq shumë saqë doja të studioja teologji dhe t’ia kushtoja jetën shërbesës së krishterë. Në atë kohë studionim në Igreja Reformada de Londrina, që ishte e vetmja kishë e reformuar ose kalvinistë në qytet. Kisha studiuar teologji të reformuar dhe gjuhët biblike dhe udhëheqësit e kishës më nxitën që të studioja në seminar. Ata ranë dakord që të mbulonin kostot e udhëtimit dhe shpenzimet e jetesës, nëse do të ishim gati të linim gjithçka nga pas dhe të nisnim një kapitull të ri të jetës sonë.
E kështu e lamë apartamentin me pajisjet e mobiljet dhe punën time si mësues dhe fillova të studioj në John Calvin Institute, një seminar i reformuar në Brazilin veriperëndimor.

RF: A ishit në gjendje që t’i përfundonit studimet në seminarin kalvinist?
Geraldo: Pedagogët ishin të mirë dhe nuk kisha probleme me orët e mësimit, por para se të përfundoja kursin e plotë të studimeve, fillova të kisha rezervime serioze duke zbuluar disa kontradikta të brendshme në teologjinë kalviniste dhe kuptova se kishte probleme serioze në doktrinën e kishës. Unë dhe Karen doja të ndiqja Krishtin dhe u bindëm se kalvinizmi nuk është një mënyrë konsekuente për këtë.
RF: A është kjo pika ku zbulove Kishën Orthodhokse?
Geraldo: Brazili është më së shumti katolikoroman. Ka shumë kisha orthodhokse në këtë vend. Po të mos kishte qenë për internetin, unë nuk do ta kuptuar që krishterimi orthodhoks ishte një opsion konsekuent ose serioz.
RF: Pra u përballe me besimin orthodhoks në internet?
Geraldo: Po, unë u ndikova jashtë mase nga faqja Russian Faith. Lexova sesi krishterimi orthodhoks ka transformuar pozitivisht shumë prej dinamikës së shoqërisë ruse, gjë që më ndihmoi të kuptoja se Kisha Orthodhokse është një trup i gjallë shpirtëror dhe jo një kishë e vdekur, siç kanë thënë protestantët dhe katolikoromanët.
Teksa studioja gjithnjë e më shumë për besimin e krishterë, ndihesha më i tërhequr ndaj orthodhoksisë dhe ende po përpiqem që të mësoj sa më shumë të mundem. Arrita të mësoj aq shumë nga faqja saqë ndihesha borxhli ndaj saj. Prandaj dhe ofrova që të përktheja vullnetarisht shumë shkrime në portugezen braziliane, në mënyrë që të krijohej një version brazilian i faqes. Unë doja të jepja çdo lloj ndihme me këtë iniciativë.

RF: Pra ti e le seminarin herët?
Geraldo: Ishte një vendim shumë i vështirë. Karen dhe unë kishim dalë nga apartamenti ynë dhe tani një bashkësi kalviniste siguronte për shpenzimet tona të jetesës. Për aq sa do të vazhdoja seminarin, ne do të vazhdonim të merrnim mbështetje. Por unë e dija po të lija kalvinizmin dhe të bëhesha i krishterë orthodhoks, ne do të humbisnim gjithçka.
Ishte e vështirë. Nuk ka asnjë orthodhoks në familjen tonë. Nuk kishim vend ku të jetonim, nuk kishim punë dhe kisha kalviniste që kishim frekuentuar më parë nuk dëshironte që të na ndihmonte për zhvendosjen. Pra ne nuk kishim asgjë përveç paqes së ndërgjegjes.
RF: Pikërisht në këtë moment lëvizët në fshatin Piraí do Sul?
Geraldo: Fillimisht u përpoqëm të ktheheshim aty ku kishim jetuar më parë, por nuk kishim mundësi që të përballonim koston e të jetuarit në një qytet të madh. Prandaj duhet të lëviznim në një qytet të vogël në një zonë rurale. Nëna e bashkëshortes sime jeton këtu në Piraí do Sul, dhe ajo na lejon që të banojmë me të derisa të jemi në gjendje vetë të gjejmë shtëpi.
Ka kaluar një vit që kur kemi ardhur në këtë fashat. Ky vend ndodhet në mes të një krize ekonomike dhe nuk ka shumë mundësi pune këtu. E kështu ia kemi dalë të bëjmë çdo lloj pune, vetëm që të plotësojmë nevojat. Unë kam mundur që të fitoj rreth një mijë reais braziliane. Në standardin amerikan, kjo është ekuivalente me rreth $250 për muaj, prandaj është e vështirë për të kursyer shumë.
RF: A ke mundur që të gjesh shumë libra orthodhoksë që janë përkthyer në portugalisht?
Geraldo: Fatkeqësisht jo. Ka një boshllëk të madh për sa i përket literaturës orthodhokse. Çfarë kemi nga etërit e Kishës në portugalisht është e përkthyer keq, me paragjykime në favor të katolicizmit roman. Dhe madje edhe këto lloj librash janë mjaft të kushtueshme, duke ua bërë të disponueshme vetëm klerikëve katolikë. Në Brazil, në përgjithësi besimtarët katolikë nuk i lexojnë Etërit, prandaj nuk shiten shumë këto lloj librash.
Unë kam folur kohët e fundit me episkop Damaskenin , një episkop orthodhoks në Portugali, i cili më tha se ai duhet të lexojë më së shumti në anglisht. Fatkeqësisht, burimet e mira në portugalisht gjenden rrallë. I lutem Zotit që një ditë të sigurojë një mundësi që ta mbush këtë boshllëk. Unë do të punoj me kënaqësi në një projekt duke përkthyer libra dhe literaturë orthodhokse në gjuhën portugeze.
Nëse 200 milion njerëz në Brazil do të dëgjojnë për besimin e krishterë orthodhoks, këto lloj përkthimesh do të jenë krejtësisht të nevojshme.
RF: A shkon ti dhe Karen në një kishë orthodhokse tani?
Geraldo: Ne duam me të vërtetë. Disa qytete të mëdha në Brazil kanë disa kisha të bukura orthodhokse. Por nëse nuk jetoni në një qytet të madh, me zor i gjeni. Më e afërta ndodhet në Curitiba. Kam marrë pjesë në disa liturgji hyjnore në Kishën e Shën Gjergjit. George, që është një famulli orthodhokse Antiokase. Fatkeqësisht, kisha ndodhet rreth 200 kilometra nga fshati ku jetojmë dhe meqë nuk kemi veturë, është shumë larg për ne.
Fatmirësisht, një prift orthodhoks na ka marrë për sipër dhe po na ndihmon në situatën aktuale. Ai ka siguruar një katekizëm për ne, ka gjetur disa materiale për të lexuar, subjekte teologjike për të diskutuar dhe për t’iu përgjigjur pyetjeve që dalin. Ne po bëjmë gjithçka që mundemi për t’u përgatitur, në mënyrë që kur të jemi afër një famullie orthodhokse, do të jemi gati të hyjmë në Kishë.

RF: Që të adhuroni në një kishë orthodhokse a keni ndër mend që të ktheheni në qytet?
Geraldo: Po të isha vetëm, këtë do të përpiqesha të bëja. Por unë dhe Karen duam të kemi fëmijë dhe Brazili është një vend i frikshëm për të ngritur një familje. Shkollat qeveritare kanë përqafuar një agjendë të tmerrshme homoseksuale dhe është e detyrueshme për fëmijët që të studiojnë në shkollat publike, duke nisur nga mosha 4 vjeç.
Pikërisht këtë vit, Gjykata supreme e Brazilit refuzoi një përpjekje të një kongresmeni për të legalizuar shkollimin në shtëpi. Ishte vërtet dëshpëruese.
RF: Cilët janë pra planet tuaja tani?
Geraldo: Unë dhe gruaja po kërkojmë për një vend më të mirë për të ngritur familjen tonë. Ne planifikojmë të punojmë, të kursejmë dhe të përdorim çdo burim që kemi për të na përgatitur shpërnguljen në Rusi. Shkollimi në shtëpi është i ligjshëm atje dhe ka shumë të krishterë orthodhoksë. Nëse mund të shpërngulemi në Rusi, ne do të jemi në gjendje që të rrisim atje në një ambient të sigurt fëmijët tanë.
Fillimisht më duhet të studioj gjuhën ruse. Pastaj shpresoj të studioj në një universitet rus. Lutem po ashtu që Perëndia të më sigurojë një punë të mirë që të mund të mbaj familjen.
RF: Kam dëgjuar se ka ngjashmëri midis rusishtes dhe gjuhës portugeze. A është e vërtetë?
Geraldo: Ka disa ngjashmëri sipërfaqësore midis dy gjuhëve. Ka madje një video që tregon për arsyet pse rusishtja dhe portugalishtja duken të ngjashme. Por fakt është që janë gjuhë mjaft të ndryshme. Një folës portugez dhe një folës rus nuk do të mund të kuptojnë njëri-tjetrin.
RF: Pra je duke studiuar gjuhën ruse në këtë moment?
Geraldo: Unë jam duke u përpjekur. Por nuk ka ndonjë mësues rusishteje në fshatin ku banoj. Por jam në gjendje që të studioj në internet kurse të ndryshme gjuhe.
RF: A keni ju ndonjë nevojë më të shpejtë?
Geraldo: Në përgatitje për të filluar studimet universitare, po përpiqem të ruaj para për një lap top. Për shkak të kostos së lartë të postimit, taksave të larta dhe doganës së lartë të importit për pajisje elektronike që futen në Brazil, një laptop këtu kushton rreth $1200. Unë e Karen duhet të shpërngulemi në Rusi dhe të gjejmë një mundësi për të mbuluar nevojat bazë të jetesës kur të arrijmë në Rusi. Kemi nevojë edhe për kurse të mësimit të rusishtes. Unë po punoj shumë dhe kam muaj që kursej por më është dashur një kohë e gjatë për të kursyer sa më shumë por po bëjmë sa kemi mundësi.
RF: A është me ty Karen për sa i përket idesë së shpërnguljes në Rusi?
Geraldo: Po, ajo e ka marrë shumë seriozisht. Ka lexuar shumë për Rusinë dhe është dakord me mua që është lëvizja e duhur për ne. Ne duam me të vërtetë që të bëhemi të krishterë orthodhoksë dhe duam t’i rrisim fëmijët në një vend ku shkollimi në shtëpi të jetë i ligjshëm dhe ku shteti nuk është i kontrolluar nga agjenda homoseksuale. Na mbani ju lutem në lutjet tuaja, duke i kërkuar Perëndisë të na ndihmojë.
RF: Lutemi që Perëndia t’ju ndihmojë. Dhe po ngremë një fond në ndihmën tuaj. Gjithsecilit që do të lexojë tregimin tuaj u kërkojmë që të japin një dhuratë ose donacion dhe të ndani historinë tuaj me të tjerët.
Për të ndihmuar Geraldo & Karen që të largohen nga Brazili, dhe të fillojnë nga e para në një vend ku do të jetë e sigurt për të krijuar një familje të krishterë, ju lutemi jepni një kontribut : Fond për të ndihmuar Geraldo & Karen
Këtu në Rusi, kjo faqe është momentalisht i vetmi burim të ardhurash për familjen Gleason dhe familjen Silva. Që të dyja familjet jetojnë tani në Rusi dhe e çmojnë shumë mbështetjen tuaj.
Në mënyrë që faqja Russian Faith të funksionojë, një dhuratë periodike qoftë edhe prej $15 ose $25 në muaj do të ishte një bekim i madh.