Ishin 574 kandidatë të LGBT në votimet e zgjedhjeve 2020 dhe vlerësohej në mëngjesin e të mërkurës se së paku 35 prej tyre kanë fituar...
Një kandidat demokrat në Delauer është bërë transgjinori i parë që i zgjedhur në Senatin Amerikan, duke e bërë atë ligjvënësin e parë të rangut të lartë në vend.
Sarah MekBraid, një kandidat demokrat dhe aktivist i LGBT në shtetin e vendlindjes së Xhoe Baidenit të Delauerit do të bëhet senatori i parë si transgjinor i hapur në SHBA. Shteti i cili që prej 1988 nuk është rreshtuar me republikanët , u thirr herët në favor të Baidenit.
FOTO MEDIATIKE: Nje aktiviste valevit flamurin me simbolin e ylberit te komunitetit LGBT, Nju Jork, SHBA © REUTERS / Darren Ornitz
MacBraid e ndau fitoren e saj në Tuiter, duke deklaruar "Unë shpresoj që sonte një fëmijë i LGBT të tregojë se demokracia jonë është aq e madhe sa të ketë vend edhe për ta” duke shtuar se “puna e vërtetë fillon nesër.
Tridhjetë vjeçari do t’u bashkohet një grupi transgjinorësh të hapur në kongres por do të jetë i pari për t’iu bashkuar senatit. Pasi të betohet ajo do të jetë zyrtarja e parë transgjinore në Kapitol Hill.
MekBraid është me politikat e shërbimit shëndetësor, duke u përpjekur që të jenë sa më të përballueshme, mbështetjen e shkollave dhe reformimin e sistemit të drejtësisë kriminale.
Më parë kishte qenë mjeke praktikante në Shtëpinë e Bardhën nën presidentin Barak Obama ndërsa studionte në kolegj, duke u bërë gruaja e parë transgjinore e hapur që punon në Shtëpinë e Bardhë.
MekBraid është vlerësuar me Urdhrin e Shtetit të Parë nga ish-guvernatori i Delauerit për përpjekjet e saj në promovimin e barazisë.
Ishin 574 kandidatë të LGBT në votimet e zgjedhjeve 2020 dhe vlerësohej në mëngjesin e të mërkurës se së paku 35 prej tyre kanë fituar. Në mesin e fituesve përveç MekBraidit përfshijnë Mondair Xhons dhe Riçi Torres, që do të bëhet anëtari i parë i hapur homoseksual nga popullsia zezake dhe afro-latine në Kongres.
Sipas një sondazhi të kryer nga Qëndra e Kërkimeve Edison votuesit e LGBT përfaqësonin 7 % e elektoratit të 2020, duke mundur vlerësimet më të hershme sipas të cilave rreth 4.5 për qind të amerikanëve adultë e shihnin veten pjesë e komunitetit të ylbertë.
Këtu në Rusi, kjo faqe është momentalisht i vetmi burim të ardhurash për familjen Gleason dhe familjen Silva. Që të dyja familjet jetojnë tani në Rusi dhe e çmojnë shumë mbështetjen tuaj.
Në mënyrë që faqja Russian Faith të funksionojë, një dhuratë periodike qoftë edhe prej $15 ose $25 në muaj do të ishte një bekim i madh.