Shërbyesit socialë gjermanë kërcënohen se do t’u marrin fëmijët nëse nuk pajtohen që të ndjekin klasat e edukimit seksual në shkollë. Si rrjedhim familja ka ikur në Rusi për t’u mbrojtur.
Moska po siguron një azil të përkohshëm për familjen Grisbah, sipas deklaratës së zyrës së shtypit të Ministrisë së Brendshme Ruse. Pjesëtarë të kësaj familjeje ishin bërë viktima të përndjekjes në Gjermani.
Ata u arratisën nga vendi i tyre për shkak të presioneve të shërbimeve sociale gjermane. Fëmijët nuk ndiqnin orët e edukimit seksual në shkollë dhe si rrjedhim punëtorët socialë i kërcënuan që do t’i shkëpusnin nga prindërit.
Burimi: Vesti
Familja kishte hyrë në rusi me vizë turistike. Kërkesa e tyre fillestare për azil nuk u pranua, për shkak të mungesës së fakteve dhe qëndruan për njëfarë kohe si turistë.
Pasi familja Grisbah kishte shpenzuar një kohë të konsiderueshme në Rusi si turistë, nëpunësit e qeverisë e panë të udhës që të rregullonin statusin e tyre ligjor. Duke marrë në konsideratë rrethanat e tyre personale, Ministria e Brenmdshme Ruse ndërhyri dhe u siguroi azil të përkohshëm.
Këtu në Rusi, kjo faqe është momentalisht i vetmi burim të ardhurash për familjen Gleason dhe familjen Silva. Që të dyja familjet jetojnë tani në Rusi dhe e çmojnë shumë mbështetjen tuaj.
Në mënyrë që faqja Russian Faith të funksionojë, një dhuratë periodike qoftë edhe prej $15 ose $25 në muaj do të ishte një bekim i madh.