Kufizimet mbarëbotërore të qeverisë ndaj lirisë së besimit janë shumë më të larta sesa një dekadë më parë

MORE:Lajmet
Originally appeared at: Pravmir

Sipas një raporti të ri një numër i madh në rritje i qeverive në mbarë botën janë duke e shtrënguar kufizimin e lirive fetare, me Kinën si vendin me shkeljet më të rënda.

Qendra Kërkimore zbuloi në të dhënat e vitit 2018 një rritje në kontrollin e lirisë së njeriut nga ana e qeverive që nga viti 2007.

Heqja e nje kryqi ne Huzhou, te Kines. Me kortezine e RevSpitz100/YouTube


Qendra kërkimore me bazë në Uashington D.C prej një dekade ka qenë duke analizuar e ndjekur trendet.

Të dhënat përfshinë gjithashtu një rritje nga 2017 në 2018 në numrin e qeverive që përdorin forcën në formën e ndalimeve dhe abuzimeve fizike për të censuruar grupet fetare.

Në 2018, 25 prej 56 vendeve me nivele shumë të larta të kufizimeve qeveritare ndaj besimit ishin në rajonin e Azisë dhe Paqësorit ose në rajonin e Afrikës lindore e veriore me 18 vende që përbëjnë 90% të të gjitha vendeve të këtij rajoni.

Numri në rritje i qeverive në Azi dhe Paqësor kanë ushtruar forcë ndaj grupeve fetare në 2018. Në total, 31 nga 50 vende në Azi dhe Paqësor kanë pësuar ushtrimin e forcës nga ana e qeverisë në lidhje me besimin, nga 26 vende në 2017.

Kina ka qenë vendi në krye të listës së qeverive më kufizuese në çdo vit që nga fillimi i studimit dhe në 2018 arriti majën më të lartë.

Sipas Qëndrës Kërkimore, qeveria kineze e kufizon dhe censuron besimin në një sërë mënyrash “duke përfshirë censurimin e grupeve fetare, ndalimin e disa praktikave fetare, duke dhunuar vendet e adhurimit dhe duke ndaluar e torturuar individë”.

Julia Bicknell, e cila analizon të dhëna të nxjerra për Listën e Open Doors’ World Watch u shpjegon Premier disa prej arsyeve. 

“Nëse je pjesë e Partisë Komuniste kryesorja është që çdo njeri duhet të vendosë Partinë Komuniste, ateizmin, besimin e komunizmit në qendër të jetëve të tyre dhe nëse thoni “jo besnikëria ime është ndaj Perëndisë, besimi im është te Jisu Krishti” kjo përbën kërcënim ndaj Partisë Komuniste dhe tërë sistemin nëpërmjet të cilit ata operojnë”.

Edhe Afrika Sub-Saharane pësoi një rritje në nivelin mesatar të kufizimeve qeveritare në 2018, duke pasuar një rritje të njëtrajtshme në vitet e fundit. Me uljen e përdorimit nga ana e qeverisë së forcës kundër grupimeve fetare në rajon, u rrit ngacmimi e dhuna fizike ndaj grupeve të pakicës.    

MORE:Lajmet