Summer Fund Drive
Synami: $10,000
Mbledhur: $4,389
44%
154 Përkrahës
20 Ditë kanë mbetur

Kisha Shqiptare ka shpenzuar rreth 11 miliona dollare duke restauruar 63 kisha që nga 1991

MORE:Lajmet

Manastiri i Shën Joan Vladimirit në Elbasan është ndër ato që janë restauruar. Foto:: orthodoxianewsagency.gr


Pavarësisht nga kriza financiare, Kisha Orthodhokse Shqiptare nuk kursen asnjë shpenzim për të restauruar kishat e saj që kanë qenë të rrënuara që prej persekutimit të besimit në kohën e regjimit komunist në shekullin e fundit.

Sipas një raporti të Kishës Shqiptare, 63 kisha janë restauruar plotësisht midis 1991 and 2019, përveç një morie kishash të reja që janë ndërtuar, jo gjithnjë në kushte të favorshme dhe me një çmim prej 10.8 million $ (10 milion euro), sipas një raportimi të Atë Ilia  Makos të botuar në Romfea.

Shumë prej kishave të restauruara ishin përdhosur më parë duke u përdorur si kinema, salla kulturore, gjimnaze dhe magazina.

Pavarësisht nga mungesa e parave në fillim, njerëzit dhe organizatat nga e gjithë bota filluan të dhurojnë për kauzën, duke parë punën e zellshme të ndërmarrë nga kryepiskopi Anastas, raporton Atë Ilia.

Materialet dhe metodat e rindërtimit janë zgjedhur veçanërisht për të ruajtur ikonografinë dhe për të identifikuar me kishat arkitekturën origjinale.

Në 2001, u krijua organizata e Trashëgimisë Kulturore të Kishës Orthodhokse, e dedikuar krejtësisht ndaj rinovimit të kishave, ikonografisë dhe objekteve liturgjike. Në të njëjtën kohë u krijua një arkiv digjitale, duke përfshirë raportimet dhe fotografitë para dhe pas punimeve.

MORE:Lajmet