Kisha Ruse këshillon ndëshkime kriminale për promovimin e “transgjinorëve” në mesin e fëmijëve

Duke akuzuar Xhoe Bidenin për blasfemi dhe sjellje kriminale për komentet e tij, një episkop i njohur në Kishën Orthodhokse Ruse shprehet se çdo person që kryen opse promovon “transformimet gjinore” te fëmijët konsiderohet si një kriminel që duhet të gjykohet rëndë . . .

Detyrimi i fëmijëve për operacion për riorientim seksual dhe promovim të transgjinorizmit është një krim që duhet t’i nënshtrohet ndëshkimeve kriminale, u shpreh kreu i DECR MP.

Kisha Orthodhokse Ruse ka folur me tone serioze për fjalët e presidentit të zgjedhur amerikan Xhoe Biden, se edhe një fëmijë tetëvjeçar ka të drejtë që të ndryshojë seksin e tij.

Kreu i DECR MP, Mitropoliti Hilarion (Alfeev). Foto: Press.pnu.edu.ru


 “Unë e konsideroj një deklaratë të tillë blasfemues”, u shpreh kreu i departamentit të Patriarkanës së Moskës për Marrëdhëniet e Jashtme të Kishës, Mitropolit Hilarionin (Alfejev) të Volokolamskit, në kanalin tv. "Russia 24". “Dhe unë mendoj që njerëzit që i promovojnë ide të tilla duhet të burgosen, sepse nga këndvështrimi im, është një krim për të gjymtuar një tetë vjeçar apo edhe një gjashtëmbëdhjetë vjeçar”.

Ai vëren se fëmijët “duhet së paku të gëzojnë të drejtën për t’u rritur para se të marrin një vendim të tillë, sepse pasi një person të ndryshojë gjininë e tij, do të ndryshojë edhe mendjen dhe nuk do të jetë më e mundur që t’i kthehet seksit ose gjinisë fillestare”.

Mitropoliti theksoi se “asnjë ndryshim real nuk ndodh”.

“Vetëm sa krijon në dukje përshtypjen se një person i përket tashmë gjinisë tjetër.... për një të rritur, një operacion i tillë nuk është asgjë më shumë se gjymtim i trupit. Dhe besoj se është krim t’i nënshtrosh fëmijët në operacione të tilla, që duhet të pasohet nga ndëshkime kriminale dhe gjithashtu ata që e përhapin propagandën e operacioneve të tilla duhet të ndëshkohen si kriminelë”, shtoi kreu i departamentit.

Ne dëshirojmë t’u kujtojmë lexuesve tanë se më herët Xhoe Biden ka deklaruar se një fëmijë tetëvjeçar gëzon të drejtën që të jetë një trangjinor.

Burimi: В РПЦ прокомментировали слова Байдена о возможности смены пола у детей (ne rusisht)