Kisha prodhon tekste për shkollat publike në Bullgari

 “Krijimi i teksteve domethënëse dhe të mrekullueshme nga Kisha jonë e Shenjtë do ta bëjë këtë subjekt edhe më tërheqës për nxënësit  dhe mësimi i besimit do të bëhet edhe më i dobishëm dhe i suksesshëm. . . "

MORE:Lajmet
Originally appeared at: Orthodox Christianity

Sinodi i Shenjtë i Kishës Orthodhokse Bullgare ka përpiluar dhe lëshuar tekstin e vet mbi Krishterimin Orthodhoks për nxënësit e klasave të 6 dhe 7. Të hënën, vëllimi u pranua për vlerësim nga Ministria Bullgare e Arsimit dhe Shkencave, raporton zyra e Shtypit pranë Kishës Bullgare.

Ministria i vlerëson tekstet si mbi përmbajtjen ashtu edhe projektin grafik dhe printimin.

Shkëlqesia e tij, Mitropoliti Gabriel i Lovech shprehu kënaqësinë që Sinodi po e vazhdon me sukses punën e tij. Një tekst shkollor për klasat nga 1-5, ka dalë dhe po përdoret në shkollat bullgare dhe me gjerë. Puna është në proces për një tekst të klasave 8-12, të cilin sinodi shpreson ta nxjerrë vitin e ardhshëm, duke siguruar një ndihmesë të cilësisë së lartë për të gjithë nxënësit që studiojnë Orthodhoksinë.

“Krijimi i teksteve shkollore domethënëse dhe të mrekullueshme nga Kisha jonë e Shenjtë do ta bëjë këtë subjekt edhe më tërheqës për nxënësit dhe mësimi i besimit do të bëhet edhe më i dobishëm e i suksesshëm”, lexojmë në raportin e Kishës. Teksti i ri përmban mësime mjaft të hollësishme, të mbushura me ilustrime të shumta, harta studimore, tabela, aplikime, ushtrime dhe teste të gatshme.

Kisha e Bullgarisë i siguron falas tekstet e saj shkollore për mësuesit e nxënësit. Ato përdoren edhe në shkollat e Kishës.

“Brezat e rinj kanë një nevojë të pamohueshme për një drejtim konstruktiv dhe domethënie të qëndrueshme në jetën e tyre dhe një themel të shëndoshë e moral mbi të cilin të ndërtojnë veten dhe të ardhmen e vendit tonë ... Të mirë arsimuar dhe me njohuri të mira shpirtërore, nxënësit bullgarë do të jenë në gjendje që të rriten në gëzim e paqe, në bujari dhe ndihmesë reciproke”, shkruan organi i Shtypit të Kishës.

Në shkurt 2019, Sinodi i Shenjtë Bullgar bëri thirrje për një rishikim të Strategjisë Kombëtare të qeverisë për Child 2019-2030, duke përfshirë ndër të tjera edhe arsimimin e detyrueshëm fetar. 

Shkolla e parë fillore Orthodhokse e vendit u hap në shtator 2019.

MORE:Lajmet