Kisha më e madhe në botë është projektuar aty ku është vrarë perandori i fundit

40,000 të krishterë duhet të zënë vend brenda kësaj katedraleje. Ata kanë ndër mend që ta ndërtojnë atë në zonën që është afër vendit ku u vra familja e Car Nikollës dhe mund të ktheht në një prej destinacioneve më të mëdha shtegtuese në tërë Rusinë.

MORE:Lajmet

Kisha më e madhe orthodhokse në botë do të ndërtohet në territorin e manastirit të murgeshave të dedikuar ndaj ikonës “shpërndarësja e bukës” e Nënës së Perëndisë. Kjo katedrale duhet të jetë në gjendje që të mbledhë rreth 40,000 besimtarë brenda mureve të saj.

Starecët e manastirit, Igumeni Sergej (Romanov), e shpallën projektin. Ai është një karakter legjendar dhe i mistershëm që ka lidhje me shumë prej figurave publike: si deputeti i Dumës Natalja Poklonskaja (ish prokurori krimeas), kampioni i hokeit Pavel Datsjuk, këngëtari Aleksandr Novikov, dhe të tjerë, që përfshijnë disa sipërmarrës dhe oligarkë, të gjithë të gatshëm për të financuar këtë projekt madhështor.

Ndërtimi i saj u mandata nga Atë Ilia Nozdin, ati shpirtëror i Patriarkut Kirilli të Moskës dhe do të financohet nga disa bij shpirtërorë të starecit Sergej Romanov. Kisha po tërheq shumë kinezë. Ajo është një stacion orthodhoks në rrethinat e Azisë e do të ngrihet në zonën ku është vrarë familja e Car Nikollës së II-të. Ajo do të kthehet në destinacionin më të madh pelegrinazhi në gjithë Rusinë.

Presidenti i parlamentit rajonal të Sverdlovskit, një besimtare e famullisë nën Atë Sergein Zhana Rjabtseva ka zbuluar disa detaje të planimetrisë thotë se ideja e kësaj superkishe është miratuar drejtpërdrejt nga një tjetër igumen i shquar, Atë Ilia Nozdrin, ati shpirtëror i Kirilit. Kisha do t’i dedikohet Sofias.

Sipas Rjabtsevës, ndërtimi i bazës së përgjithshme do të nisë këtë vit dhe themelet do të zgjerohen përtej 100x100 m. Data e përfundimit sipas fjalëve të tij ndodhen në “duart e Zotit, por do të jetë një ngjarje e madhe popullore. Kur u pyet se kush janë financuesit e projektit, e vetmja përgjigje ishte që “ata do të jenë disa prej bijve shpirtërorë të At Sergejt”.

Sipas tij, shumë kinezë do të jenë të interesuar për ndërtimin, të joshur nga ngjarjet që i çuan pjesëtarët e familjes perandorake për të përfunduar udhëtimin e tyre tokësor në Uralet dhe do “të kërkojnë të marrin pagëzimin në këtë vend. . . aktualisht të kthyerit kinezë shkojnë në vende të tjera si manastiri Diveevo (themeluar nga Shën Serafimi i Sarovit) ose Lavra e Trinisë së Shenjtë së Shën Sergjit, për të arritur burimet e spiritualitetit të mrekullueshëm rus. Në këtë kishë të re, mijëra pagëzime kinezësh pritet të ndodhin rregullisht”. Në këtë mënyrë, kisha e Shën Sofisë do të bëhet stacioni kryesor orthodhoks në rrethinat e Azisë.

Igumeni Sergej (Romanov)

Një sipërmarrës e intervistuan në mënyrë anonime dhe ai shpjegoi se ngritja e fondeve kishte vite që ndodhte. Ai tha se iu desh një vit e gjysmë për të përcaktuar se ku do të ndërtohej kisha dhe në cilën tokë – tri e hektarë e gjysmë në fshat që ishte pronë e familjes Krekov. Presidenti Rjabtseva i bindi ata që t’ia shisnin dioqezës së Ekaternburgut, për një shumë që mbeti e rezervuar që mund të jetë rreth 5 milion euro e deri tani Krekovët i kanë refuzuar të gjitha intervistat, duke deklaruar vetëm që “heshtja jonë ka qenë një nga kushtet e marrëveshjes”.

Dioqeza nuk ka komentuar ende rreth projektit por ka premtuar që të mbledhë shpejt gazetarët mbi çështjen. Në qarqet e Patriarkanës Moskovite nuk ka të dhëna të sakta mbi këtë super-katedrake të ardhshme por për njëfarë kohe ata kanë qenë duke folur për iniciativa të ndryshme devocionale dhe arkitekturale për të nderuar kujtesën e carit martir dhe familjes së tij në zonën e Ekateringburgut.

Në vendin ku u krye vrasja e Nikollës së II-të, është ndërtuar mbi “Gjak” "shtëpia e Ipat'ev-it, kisha e madhe, me sipërfaqe mbi 3 mijë m 2 me një kapacitet prej 2 mijë të krishterë. Katedralet e tjera e mëdha janë ajo e patriarkanës e Shpëtimtarit të Shenjtë në Moskë, projektuar për të nxënë 10 000 besimtarë dhe ajo e Shën Isaakut në Shën Peterburg për më shumë se 11 000. Kjo kishë e re madhështore në Uralet mund të bëhet destinacioni më i madh pelegrinazhi në tërë Rusinë.    

MORE:Lajmet