Platforma superiore ruse e videove RUTUBE u rilançua në prill, sipas një konference shtypi. Ndryshimet e para prekën versionin ueb të faqes: një ridizenjim i plotë i ndërfaqes ose ndërlidhjes, navigimit të përshtatshëm, skemave të reja të ngjyrave dhe veçorive të menaxhimit të përmbajtjes.
Përdoruesit mund të ndjekin tani përmbajtjen e videove pa nevojën e regjistrimit, mund të ngarkojnë video nëpërmjet një studioje miqësore me përdoruesit, të krijojnë lista tematike dhe të monetizojnë përmbajtjen e tyre.
Seksionet me programet, përmbajtje edukative dhe transmetimet janë të disponueshme në versionin beta. Në të ardhmen e afërt, përdoruesit do të jenë në gjendje që të lëshojnë transmetimet e tyre në RUTUBE dhe në Q3 dhe do të jenë në gjendje të shesin live produkte të ndryshme komerciale dhe të shkarkojnë programe të ndryshme.
"Ne e riformatuam platformën brenda një kohe të shkurtër, i ndryshuam politikat e përmbajtjes dhe lëshuam seksione të reja. Tani ju mund të ndiqni e të dëgjoni një përmbajtje videoje në një mënyrë të shpejtë e të përshtatshme. Nuk është gjithçka risi dhe ndryshime, por kemi shumë punë për të bërë”, thotë drejtori ekzekutiv i RUTUBE-it, Roman Maksimov.
Në tremujorin e tretë të 2021 kemi ndër mend që të ristartojmë aplikimin mobile, SmartTV dhe modifikimin e funksioneve të menaxhimit të përmbajtjes.
Momentalisht biblioteka e platformës ka më shumë se 3 milion video.
Mbi RUTUBE përmbajtje të mbledhura nga kanalet federale, studiot më të mëdha dhe autorët më të njohur.
Burimi: rt.com (ne rusisht)
Këtu në Rusi, kjo faqe është momentalisht i vetmi burim të ardhurash për familjen Gleason dhe familjen Silva. Që të dyja familjet jetojnë tani në Rusi dhe e çmojnë shumë mbështetjen tuaj.
Në mënyrë që faqja Russian Faith të funksionojë, një dhuratë periodike qoftë edhe prej $15 ose $25 në muaj do të ishte një bekim i madh.