Fiton martesa tradicionale: refuzimi i “martesës” së të njëjtës gjini nga kushtetuta ruse sot është zyrtarizuar

Me një fitore të jashtëzakonshme për Kishën, miliona të krishterë orthodhoksë po shkojnë në kutitë e votimit, duke shfaqur një përkrahje të gjerë për Kushtetutën e re dhe përkufizimin e saj tradicional të martesës si bashkim midis një burri e një gruaje.

Shënojini kalendarët tuaj. 1 korrik 2020. Kjo është dita kur  kombi më i madh në botë  i ruan vlerat tradicionale të krishtera në kushtetutën e saj, duke e përkufizuar martesën si bashkimin midis një burri e një gruaje.  

Kushtetuta e re e nderon hapur besimin e krishterë, duke e pranuar zyrtarisht rolin e Kishës Orthodhokse në historinë dhe themelimin e shtetit rus.

Me një fitore të jashtëzakonshme për Kishën, miliona të krishterë orthodhoksë po shkojnë në kutitë e votimit, duke shfaqur një përkrahje të gjerë për Kushtetutën e re dhe përkufizimin e saj tradicional të martesës si bashkim midis një burri e një gruaje.

Ndonëse sot është dita e madhe e votimit zyrtar, kutitë e votimit kanë qenë të hapura prej ditësh. Dhe sondazhet pas votimit janë mahnitëse. VtsIOM, që është Qendra e Opinionit Publik për Rusinë, u bëri sondazh më shumë se  163,000 votuesish në 25 rajone të Rusisë. Ata zbuluan se 76% e të pyeturve votuan në favor të reformave kushtetuese.

Presidenti Putin lëshoi një deklaratë të qartë ndaj popullit rus, duke u kujtuar atyre se vetëm ata mund të vendosin nëse do ta pranojnë Kushtetutën e re:

"Unë do ta përvijoj qëndrimin tim përsëri. Ai është i qartë, i pandryshueshëm dhe krejtësisht i prerë: kushtetuta e rinovuar, e të gjitha amendamentet e propozuara do të hyjnë në fuqi vetëm nëse ju do t’i miratoni dhe mbështesni ato”.

Dhe me një shumicë dërrmuese të qytetarëve rusë që votuan në favor të Kushtetutës së re, tani mbrojtja e martesës së krishterë nuk është vetëm popullore — por është edhe ligj.