Erdogani urdhëron një studim të mundësive për ta kthyer Agia Sofian në një xhami përsëri

Erdogani ka përdorur shpesh lexime nga Kurani në Agia Sofia dhe deklarime të qëllimit të tij  për ta kthyer sërish në një xhami për të ndezur tensionet me Greqinë dhe botën orthodhokse

MORE:Lajmet

Foto: hurriyet.com.tr

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdoğan i ka udhëzuar ndihmësit e tij për të kryer një studim të gjerë mbi mundësinë e konvertimit të statusit të Agia Sofias së famshme në Stamboll nga një muze në xhami, sipas raportimit të gazetës turke Hurriyet ditën e sotme.

“Bëni hulumtimet e atëherë do të bëjmë vlerësimin dhe do të flasim për të. Turistët do të jenë ende në gjendje ta vizitojnë atë si xhami, siç ndodh me Xhaminë Blu në Sheshin e Sulltanahmedit”, tha presidenti në një takim të Bordit Qendror Ekzekutiv të Partisë së Drejtësisë dhe Zhvillimit që është në pushtet dhe kryesuar nga vetë Erdogani.

Kreu i shtetit u kërkoi ndihmësve të tij që të marrin kohën e duhur dhe ta studiojnë me kujdes, duke u kujtuar faktin që Agia Sofia i përket Shoqatës së Fatih Sultan Mehmetit dhe është një simbol i pushtimit të Stambollit.  

Agia Sofia, i ndërtuar fillimisht si një katedrale madhështore orthodhokse në shekullin e 6-të nga Shën Justiniani i Madh kur Kostandinopoja ishte kryeqyteti i perandorisë bizantine mbetet një pikë tensioni midis Turqisë dhe Greqisë.

Ajo u kthye në një xhami kur otomanët e pushtuan perandorinë bizantine në 1453. Në 1931, ndërtesa u sekularizua dhe në 1935 u hap si muze.

Erdogani ka përdorur shpesh lexime nga Kurani në Agia Sofia dhe deklarime të qëllimit të tij  për ta kthyer sërish në një xhami për të ndezur tensionet me Greqinë dhe botën orthodhokse, më së fundmi në fundjavën e kaluar kur u kremtua në Agia Sofia, me leximin e kapitullit të 48-të të Kuranit  përvjetori i 567-të i pushtimit të Kostandinopojës.

Një paraqitje e pushtimit të qytetit u skenizua në një platformë jashtë Agia Sofias.

Qeveria greke i kundërshtoi këto festime, duke i cilësuar si fyerje ndaj komunitetit të krishterë global dhe një shkelje e statusit të Agia Sofias si një truall i Trashëgimisë së Uneskos, ndonëse zyrtarët turq u kundërpërgjigjën se Agia Sofia nuk ka fare të bëjë me Greqinë, ndërsa Turqia mund të bëjë çfarë dëshiron me territorin e vet.

“Fakti që Greqia, i vetmi vend evropian i mbetur pa një xhami në kryeqytetin e saj, trazohet nga recitimi i Kuranit të Shenjtë në Agia Sofia është një rast që shërben ilustrimin e psikologjisë intoleruese të këtij vendi”  u shpreh zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Turke Hami Aksoy.

Sipas burimeve përgëzime nga partitë e tjera për recitimin e lutjeve në Agia Sofia u shfaqën gjatë takimit të Bordit Qendror Ekzekutiv.

MORE:Lajmet