Episkopi rumun: Putini është një bamirës i madh i Kishës

“Në vendin e tij, si Putini ashtu edhe Medvedevi janë bamirësa të mëdhenj. Dhe unë kam ndjekur gjurmët e tyre dhe jam mahnitur nga sakrifica e tyre. Kurse ne i gjykojmë ata si keqbërës . . .”

MORE:Lajmet
Originally appeared at: Orthodox Christianity

Sipas një hierarku rumun, presidenti rus Vladimir Putin është shumë më i mirë se sa e bëjnë njerëzit dhe ka rezultuar të jetë një bamirës i madh i Kishës.

Hierarkët kanë të drejtën që të flasin personalisht, pa përfaqësuar vetë patriarkanën, komenton zëdhënësi i Kishës Rumune pasi komentet e Fortlumturisë së tij, Kryepiskopit Theodhosit të Tomisit rezultuan të ishin të diskutueshme në media.

Ndonëse rumunët priren ta shikonë Putinin si “kopuk”, ai nuk është aq i errët sa e bëjnë” tha kryepiskopi gjatë një interviste të fundit radiofonike, raporton Adevărul.

“Ai është bamirësi më i madh për Malin e Shenjtë dhe Jerusalemin”, u shpreh kryepiskopi Theodhos. Dhe “Në vendin e tij, si Putini ashtu edhe Medvedev janë bamirësa të mëdhenj. Dhe unë kam ndjekur gjurmët e tyre dhe jam mahnitur nga sakrifica e tyre. Kurse ne i gjykojmë ata si keqbërës.

 “Sigurisht që ata kanë mëkatet e tyre”, vijon hierarku por ata nuk janë përgjegjës për komunizmin, të cilin e mbollën perëndimorë si Marksi dhe Engelsi.

Pasi i kërkuan të jepte një koment, zëdhënësi i patriarkanës rumune Vasile Bănescu theksoi se kryepiskopi është i mirënjohur për deklarata “sui generis”, “duke përfshirë ato mbi çështje që nuk kanë të bëjnë me kishën”.

“Për shkak të autonomisë dioqeziane të cilën ai e zgjedh disa herë që të përdorë në një mënyrë origjinale, ai sigurisht ka të drejtë që të flasë publikisht mbi çdo temë, pa këtë kuptim me të cilin po flet në emër të Kishës Orthodhokse Rumune, por në një mënyrë personale të prerë”, vazhdoi Bănesku.

Deklaratat zyrtare të Patriarkanës vijnë vetëm nëpërmjet Sinodit të Shenjtë dhe kancelarisë së tij, jo nëpërmjet një hierarku të vetëm, specifikoi zëdhënësi.

Kryepiskopi gjithashtu doli në lajmet muajin e kaluar kur u gjobit tre herë brenda një dite për shkak të shkeljes së karantinës duke celebruar Liturgjinë dhe duke marrë pjesë në ngjarjet dioqeziane. Kryedioqeza e Tomisit u përgjigj duke thënë se njoftimi për karantinimin e tij ishte dërguar me email dhe ishte marrë vetëm ditën kur u gjobit, pasi ishte gjobitur dy herë.

MORE:Lajmet
  • Shqip
  • العربية
  • English
  • Français
  • Deutsch
  • Bahasa Indonesia
  • Italiano
  • Português
  • Русский
  • Español