Duke marrë rolin e Papës, patriarku i Kostandinopojës dëshiron tani të sundojë mbarë Kishën në gjithë botën

Sipas sugjerimeve të tij, kush do të ishte “Papa” i ri “orthodhoks”? Ky do të ishte me siguri vetë patriarku Bartholome.

MORE:Lajmet

Patriarku Bartholome e pranon hapur se Kisha Orthodhokse nuk është udhëhequr kurrë nga një udhëheqës i vetëm i pavarur. Por tani ai dëshiron ta ndryshojë këtë. Ai thotë se ne duhet ta “rishikojmë ekleziologjinë tonë”. Që të mos bëhemi si protestantët ai thotë që duhet të bëhemi si romanokatolikët.

Patriarku Bartholome deklaroi se është e nevojshme të rishikohet dogma e Kishës dhe të pranohet se në Orthodhoksi ka një të “Parë” jo vetëm për nga nderi por edhe me “pushtet të veçantë”.

Të krishterët orthodhoksë duhet t’i nënshtrohen vetëkritikimit dhe të rikonsiderojnë ekleziologjinë e tyre nëse nuk duan të bëhen një federatë kishash, e ngjashme me atë që e shohim në mesin e protestantëve, u shpreh Patriarku Bartholomeu i Kostandinopojës  në një intervistë që i dha Gazetës Kombëtare, sipas një raporti të Romfejas.

Patriarku Bartholomeu i Kostandinopojes. Foto: patriarchate.org

Kreu i Fanarit shikon në detyrat kryesore të punës së tij për të siguruar unitetin në Orthodhoksi, kulmimin e asaj që e quajti përgatitjen dhe mbledhjen e një sinodi në Kretë më 2016. Sipas mendimit të tij, mbledhja e Kretës theksoi Orthodhoksinë, e cila "vështron tek e ardhmja dhe nuk kujton pasivisht dhe nostalgjikisht të shkuarën”. Kishat që refuzuan të marrin pjesë në sinod, "do të gjykohen nga historia".

"Ne Orthodhoksët, duhet t’i nënshtrohemi vetëkritikimit dhe të rishikojmë ekleziologjinë tonë” deklaroi patriarku Bartholome, "nëse nuk duam që të kthehen në një federatë kishash protestante"

Sipas Bartholomeut, problemi i unitetit mund të zgjidhet nëse pranohet se ka një episkop në Kishën Orthodhokse që është në rang më të lartë se episkopët e tjerë dhe ka një pushtet ekskluziv.

“Meqenëse në hierotonisjen e episkopit ne betohemi se do t’u bindemi vendimeve të Sinodeve Ekumenike, ne duhet të pranojmë se në Orthodhoksinë Ekumenike të pandashme ekziston një i “parë”, jo vetëm për nga nderi por i “parë” edhe me detyra të veçanta dhe pushtet kanonik që i ka marrë në sinodet ekumenike” pohoi kreu i Fanarit.

Siç raporton UOJ, Fortlumturia e tij Mitropolit Onufri diskuton nëse është e mundur që të restaurohet kungimi midis patriarkanës së Kostandinopojës dhe Kishës Orthodhokse,  duke e bërë të qartë se nuk është i mundur asnjë pajtim pa u përulur patriarku Barttholome dhe pa u bindur se episkopët e tjerë ortodoksë janë në rang të barabartë me të e nuk janë vartësit e tij.

MORE:Lajmet