Dmitri Medvedev ka shërbyer si presidenti rus nga 2008 në 2012 dhe si kryeministër nga 2012 në 2020. Ai ka qenë zëvendës kryetar i Këshillit të Sigurisë së Federatës Ruse që nga janari 2020.
Ngrihet pyetja: kush janë ata gjyqtarë supremë që vendosën që sipas dëshirës së tyre dhe duke ndjekur rregullat e tyre, të udhëhequr nga referencat e tyre politike, mund t’i privojnë presidentit të vendit mundësinë për të komunikuar me një audiencë prej miliona njerëzve?
I mire apo i keq, Trampi është amerikan, dhe një shtetar që gëzon besimin e gjysmës së bashkëpatriotëve të tij. Prandaj rezultoi që disa korporatave teknologjike të lokalizuara në Kaliforni u lindi dëshira për pushtet dhe menduan që të manovronin me lajmet dhe faktet sipas leverdisë së preferencave të tyre politike. Ky është një censurim skandaloz!

Duke imponuar kushtet e tyre, ata u përpoqën që të merrnin rolin e institucioneve shtetërore duke shkelur mbi mandatet e tyre, duke imponuar agresivisht pikëpamjet e tyre mbi një numër të madh njerëzish, duke mos u lënë asnjë zgjedhje tjetër, ndërsa 75 milion votues të Trampit dhe qindra miliona të të abonuarve të faqes së tij u përjashtuan nga e drejta e “zgjedhjes” së tyre.
Këto u etiketuan thjesht si të pasigurtë. A nuk është në fakt një spektër i totalitarianizmi kibernetik që po e pushton shoqërinë, duke i hequr asaj dhe gjithë botës mundësinë për ta parë realitetin ashtu siç është?
Ky shkrim eshte nje fragment nga America 2.0, nga Dmitri Medvedev.
Këtu në Rusi, kjo faqe është momentalisht i vetmi burim të ardhurash për familjen Gleason dhe familjen Silva. Që të dyja familjet jetojnë tani në Rusi dhe e çmojnë shumë mbështetjen tuaj.
Në mënyrë që faqja Russian Faith të funksionojë, një dhuratë periodike qoftë edhe prej $15 ose $25 në muaj do të ishte një bekim i madh.