Bllokimi ose karantina rezultoi jo e efektshme kundër kovid-19-tës, mund ta shtojë rrezikun, deklaron Hulumtimi i Universitetit të Stanfordit

MORE:Lajmet
Originally appeared at: RT

Një studim i universitetit të Stanfordit deklaron se urdhrat për të ndenjur me detyrim dhe mbylljet e biznesit nuk “kanë efekte të dobishme” ndaj shtimit të rasteve të kovidit dhe madje mund të çojnë edhe në më shumë raste infektimesh në shtëpitë e të moshuarve.  

Hulumtuesit e universitet të Stanfordit në Kaliforni synonin të vlerësonin sesa keq ndikonte karantina në rritjen e numrit të infeksioneve në krahasim me masat më pak shtrënguese.

FILE PHOTO © Getty Images / Hugh Hastings


Ata përdorën të dhëna nga Anglia, Franca, Gjermania, Irani, Italia, Holanda, Spanja, Korea e Jugut, Suedia dhe SHBA, të mbledhura gjatë fazave fillestare të pandemisë në pranverën e 2020. Ata i krahasuan të dhënat nga Suedia dhe Korea e Jugut, dy vende që nuk i zbatuan izolimet në atë kohë me izolimin e tetë vendeve të tjera.

Ata zbuluan se zbatimi i ndërhyrjeve kufizuese si të punuarit në shtëpi dhe distancomi social kontribuan në rritjen e numrit të infeksioneve në nëntë prej dhjetë vendeve të analizuara, përveç Spanjës ku efekti ishte i pakonsiderueshëm”.

Por kur krahasuan përhapjen e epidemisë në vende që zbatonin masa më pak shtrënguese me ata që zgjodhën bllokim të plotë ata nuk gjetën “asnjë efekt të qartë e domethënës të dobishëm” tek këta të fundit ndaj numrit të rasteve në ndonjë vend.

Studimi vazhdon duke sugjeruar se të dhënat nga vala e dytë e infeksioneve tregon se masat kufizuese nuk arrijnë të mbrojnë njerëzit me shëndet të dobët. “Përqindja e numrit të vdekjeve nga kovidi19  në shtëpitë e të moshuarve ishte shpesh më i lartë” në rastet e kufizimeve të forta “sesa në ato me masa më pak kufizuese”. Thuhej gjithashtu se ka një evidencë që sugjeronte se “ndonjëherë nën masa më kufizuese, infeksionet mund të jenë më të shpeshta në mjedise  ku jetojnë njerëzit më të dobët në shëndet në krahasim me popullsinë e përgjithshme”.  

Studimet e pranojnë në muajt e parë të 2020-tës shfajësoheshin sepse sëmundja po përhapej me të shpejtë dhe po shkatërronte sistemin shëndetësor dhe ekspertët e mjekët  nuk e njihnin vdekshmërinë e virusit. Por tregon për efektet e mundshme të dëmshme të kufizimeve, si uria, përjashtimin e shërbimeve të tjera shëndetësore, abuzime në shtëpi dhe probleme mendore dhe efektet në ekonomi provojnë se përfitimet e kufizimeve të forta mund të ekzagjeruara dhe duhet të studiohen me kujdes.

Studiuesit konkludojnë duke thënë se ndonëse nuk mund të përjashtojnë disa “përfitime të vogla”, ata nuk arritën që të gjenin ndonjë “përfitim domethënës” të masave kufizuese ndaj përhapjes së infeksionit. Ata deklarojnë se “reduktimet e ngjashme” mund të arrihen me “ndërhyrje më pak kufizuese”.

Një numër në rritje vendesh kanë zbatuar karantina të shkallëzimeve të ndryshme së fundmi, në përgjigje të rritjes së numrit të infeksioneve, për shkak të llojeve të reja shumë më të transmetueshme të koronavirusit.

Anglia, vendi ku u vu re një nga këto llojet e reja, zbatoi një izolim total javën e kaluar pa asnjë limit kohor përfundimi dhe po konsideron masa edhe më shtrënguese, meqë autoritetet paralajmërojnë se “javët në vazhdim do të jenë më të këqijat gjatë pandemisë”.

MORE:Lajmet