Abortionistët amerikanë hedhin slogane të “Kishës së Satanit” në protestat e tyre

Të shtunën Studentët pro jetës në Kolegjin e komunitetit të Whatcom-it po luteshin jashtë qendrës së Belinghamit për planifikimin familjar si pjesë e 40 ditëve për Jetën, raporton  Daily Caller. Ata u ndeshën me një rezistencë të fortë duke përfshirë fjalë të turpshme dhe britma të ndryshme, ashtu si dhe shfaqje të liga të urrejtjes si ato të satanizmit.  

MORE:Lajmet

BELLINGHAM, Washington. Demonstrues anti-abort e pro jetës ushin mbledhur për t’u lutur jashtë qendrës së Planifikimit Familjar  janë mësuar me armiqësinë e stafit të aborteve, kundër demonstruesve dhe eskorta antagoniste. Por reagimi ndaj një mbledhje më të fundit në një lokacion të shtetit të Uashingtonit ishte një çështje tjetër duke kaluar nga talljet me “nderimin e Satanit” në shfaqjet publike të masturbimit.

PPwashington1

Një grua raportohet se bërtiti: “trupi im, zgjedhja ime” ndërsa hodhi vështrimin nga grupi, ndërsa një burrë masturbonte në drejtimin e tyre nga një makinë që ecte.

Ndërsa një grua me pamje të trazuar u kap nga kamerat duke bërtitur “Të falemi Satan”, “zoti i vërtetë” ndërsa largohej me makinë duke u thënë studentëve se “ne nuk kemi nevojë për lutjet tuaja”.

Shfaqja e masturbimit publik “na ka ndodhur vetëm një herë dhe personalisht nuk kam dëgjuar të ndodhë në ndonjë vend”, u shpreh udhëheqësi i  Students for Life, Autumn Lindsey.

Por invokimi i satanizmit ndodh “më shumë” nga sa mendon. Mendoj që është thjesht një mënyrë për t’u orvatur që të na provokojnë por gruaja që po ecte me makinën dukej se i besonte sinqerisht kësaj”.

09-SATANICTEMPLE-jumbo

Një statujë e Baphomet, një krijesë si cjap me krahë e lidhur me okultin

Satanistët e betuar janë bërë një pjesë e aktivizmit pro-abortit në vitet e fundit. Shumë prej tyre identifikohen me tempullin satanik, një organizatë që thotë se nuk beson në mbinatyroren por e përqafon Satanin si një figurë simbolike, “Rebeli i përjetshëm në kundërshtim me autoritetin arbitrar”.

Demonstruesve pro-jetës së Bellingham-it u duhej që të thërrisnin policinë pasi një person që po ecte me biçikletë u hodhi një shishkë qelqi që përmbante një lëng të panjohur, që më vonë rezultoi të ishte e padëmshme.

‘Ky lloj frikësimi bën që disa prej vullnetarëve tanë që të ngurrojnë të luten për nënat dhe fëmijët e palindur gjatë një aktiviteti 40 ditor pro jetës” shpalli Lindsi. “Kemi vetëm 11 ditë dhe na kanë ngacmuar dhe kërcënuar deri aty sa vullnetarët tanë ndihen të shqetësuar që të jenë vetëm. Por ai nuk ka ndër mend të zmbrapset sepse kjo thjesht tregon se sa e ligë është industria e abortit”

MORE:Lajmet
  • Shqip
  • العربية
  • English
  • Français
  • Deutsch
  • Bahasa Indonesia
  • Italiano
  • Português
  • Русский
  • Español