Vigano denoncon vaksinën e koronavirusit: ‘është detyrë ta refuzosh atë’

"Zbulimet nga drejtorët e Pfaizerit janë shfaqur duke treguar se serumet gjenetike të ARN-së përmbajnë material nga fetuse të abortuara jo vetëm për prodhimin e vaksinës origjinale, por edhe për kopjimin dhe prodhimin në shkallë të gjerë...Kjo e bën krejtësisht imorale përdorimin e këtyre medikamenteve”.

Originally appeared at: National File

Pse po shkruan për lajme rreth kovidit një faqe mbi krishterimin rus? Ne besojmë se kovidi është një çështje serioze shpirtërore, një sulm demoniak mbi krishterimin, që skllavëron njerëzimin. Stafi ynë është shumë i informuar për të dhe mund të identifikojë shkrime shumë të rëndësishme, shpesh me një këndvështrim të krishterë. Ne do të paraqesim Dr. Mercolan, një zë jetik për të vërtetën, sepse është i censuruar nga teknokracia antikristiane. Kontrolloni  kategorinë tonë të kovidit për shkrime të shkëlqyeshme për të cilat duhet të jeni në dijeni  - Editori


Vigano, i cili ka fituar një admirim të madh në qortimin e udhëheqësve katolikë mbi çështjet në lidhje me abuzimin e fëmijëve e bën të qartë se e refuzon vaksinën për arsye sigurie dhe morali. Vigano e quan vaksinën “absolutisht imorale” dhe thotë se “është detyrë ta refuzosh atë kategorikisht”. Vigano e kundërshton gjithashtu fuqimisht planin e regjimit të Xhoe Bidenit për të vaksinuar fëmijët pesë vjeç.

Shënimi mbi moralin e përdorimit të disa prej vaksinave të kovid-19 doli vitin e kaluar në mungesë të të dhënave të plota mbi natyrën e serumit gjenetik dhe përbërësve të tij”. Vigano shkruan në letrën e tij ndaj episkopëve dhe të tjerëve, në të cilën Vigano ekspozon “sigurinë dhe efektshmërinë” e gabuar të “vaksinave”, argumenton që “ilaçet eksperimentale nuk janë vaksina të mirëfillta” dhe ngre alarmet mbi “efektet anësore te nënat shtatzëna dhe fëmijët që ushqehen me gji”.

për t'iu nënshtruar asaj", shkruan Vigano. "...Mendoj se është evidente që ka trajtime mjekësore pa efekte anësore negative, edhe pse ato janë bojkotuar sistematikisht nga Institucionet Shëndetësore

“Në këtë rast, autoritetet shëndetësore kanë vendosur të kryejnë eksperimente me gjithë popullsinë e botës, si përjashtim ndaj praktikës së zakonshme të komunitetit shkencor, standardeve ndërkombëtare dhe ligjeve të kombeve. Kjo do të thotë që e tërë popullsia e gjen veten në gjendjen e të qenit e ndjeshme ndaj pasojave negative të vaksinës, për rrezikun e tyre, kur normalisht eksperimentimi bëhet në baza vullnetare dhe kryhet ndaj një numri të kufizuar subjektesh, të cilët paguhen për t’iu nënshtruar atyre”, shkruan Vigano. “…Unë mendoj se është e qartë se ka trajtime mjekësore pa efekte anësore negative, ndonëse kanë qenë bojkotuar nga institucionet shëndetësore, si OBSH, CDC, EMA – dhe nga mediat kryesore”.

“Pasi e pamë se medikamentet e shitura si vaksina nuk sjellin asnjë dobi të konsiderueshme dhe përkundrazi mund të shkaktojnë një përqindje mjaft të lartë të vdekjeve ose patologjie të rëndë edhe në subjektet për të cilët kovidi nuk paraqesin një kërcënim, nuk mendoj që ne mund të përfundojmë se ekziston një proporcionalitet midis dëmeve të mundshme dhe dobisë së mundshme. Prandaj do të thotë që ekziston një detyrim serioz moral për ta refuzuar gjilpërën si një shkak të mundshëm të dëmeve të përhershme ose vdekjes. Në mungesën e përfitimeve, nuk ka si rrjedhim nevojë që të ekspozohesh ndaj rreziqeve të gjilpërës, por përkundrazi duhet refuzuar patjetër dhe kategorikisht”, shkruan Vigano.

Zbulimet nga drejtorët e Pfaizerit janë shfaqur duke treguar se serumet gjenetike të ARN-së përmbajnë material nga fetuse të abortuara jo vetëm për prodhimin e vaksinës origjinale, por edhe për kopjimin dhe prodhimin në shkallë të gjerë...Kjo e bën krejtësisht imorale përdorimin e këtyre medikamenteve”, shkruan Vigano.  

“Me çdo ditë që kalon, mijëra njerëz po vdesin ose po preken në shëndetin e tyre nga iluzioni se të ashtuquajturat vaksina, gjoja garantojnë një zgjidhje ndaj emergjencës së pandemisë. Kisha Katolike e ka për detyrë përpara Perëndisë dhe tërë njerëzimit për ta denoncuar këtë krim të tmerrshëm me vendosmëri, duke dhënë udhëzime të qarta dhe duke ndërmarrë një qëndrim kundër atyre të cilët, në emrin e një pseudoshkence që u nënshtrohet interesave të kompanive farmaceutike dhe elitës globaliste kanë vetëm synime vdekjeje. Si mund ta imponojë Xhoe Baiden, i cili e cilëson veten “katolik” vaksinimin ndaj 28 miliona fëmijëve të moshës 5-11, është plotësisht e pakonceptueshme, vetëm për faktin se nuk ekziston asnjë rrezik që ata të sëmuren me SARS-CoV-2. Selia e Shenjtë dhe Konferenca e Episkopëve e kanë për detyrë të shprehin një dënim të prerë për këtë dhe në lidhje me çdo efekt anësor serioz që mund të rezultojë për fëmijët të cilët janë të shpuar me serumin gjenetik eksperimental. Ёshtë po aq e domosdoshme që të bëhet një ndërhyrje nga ana e Konferencës Amerikane të Episkopëve me synimin e promovimit të përjashtimit për arsye fetare dhe duke revokuar menjëherë censurimet e imponuara në këtë drejtim nga shumë eprorë ndaj priftërinjve të tyre. Po ashtu, çdo kërkesë vaksinimi për seminaristët dhe kandidatët për priftërinj duhet të anulohen. Por direktiva të qarta duhet të jepen mbi rreziqet e lidhura me administrimin e vaksinës dhe pasojat e tyre të rënda morale”, shkruan Vigano.

  • Shqip
  • العربية
  • English
  • Français
  • Deutsch
  • Bahasa Indonesia
  • Italiano
  • Português
  • Русский
  • Español