Vatikani i paralajmëron episkopët që t’mos ia mohojnë Kungatën Bidenit, e politikanëve për shkak të abortit

Originally appeared at: The Hill

Vatikani i paralajmëroi episkopët amerikanë kundër refuzimit të dhënies së kungimit ndaj politikanëve, duke përfshirë edhe Presidentin Biden, në lidhje me mbështetjen ndaj të drejtave të abortit.

New York Times raportoi Papa Francesku ka paralajmëruar se kungimi nuk mund të përdoret si një “armë politike”, nga episkopët katolikë. Bideni është presidenti i dytë katolik në historinë e SHBA-së, pas presidentit Xhon Kenedi.

Konferenca Amerikane e Episkopëve Katolikë (USCCB) do të mbledhë Asamblenë e Përgjithshme tre ditore të qershorit të mërkurën dhe po presin që të shtyjnë debatin dhe një një votë mbi çështjen e kungimit, pavarësisht nga paralajmërimi i papës.

“Shqetësimi në Vatikan është mos përdorimi i eksesit ndaj Eukaristisë si një armë politike”, Antonio Spadaro, një prift Jisuit dhe aleat i njerëzve, u tha Times.

Më herët këtë muaj, papa foli papa u shpreh për kungimin si “jo për shpërblimin e shenjtorëve, por për bukën e mëkatarëve”, raportoi gjithashtu Times.

Mbështetja e Bidenit për të drejtat e abortit ka qenë shpesh në qendër të vëmendjes meqë bie ndesh me disa udhëheqës të Kishës Katolike. Bideni ka qenë i hapur për “devocionin” e tij ndaj besimit Katolik dhe merr pjesë në Meshë në shumicën e fundjavave.

  • Shqip
  • العربية
  • English
  • Français
  • Deutsch
  • Bahasa Indonesia
  • Italiano
  • Português
  • Русский
  • Español