Drejtuesi i një shkolle private në Nju Jork po mbron një “Udhëzues të Gjuhës Gjithpërfshirëse” e i cili i shkurajon fjalët e tilla si “mami dhe babi”, duke thënë se është e nevojshme që të “afirmohen dhe bashkohen” pjesëtarët e ndryshëm të komunitetit shkollor.
Bëhet fjalë për një udhëzues të Shkollës së Kishës së Hirit që ka tërhequr vëmendjen e mediave të Nju Jorkut dhe mediave të bazuar ne besimin.
Udhëzuesi iu dha familjeve në fillimin e vitit shkollor në mënyrë që ta “pajiste komunitetin” me “më tepër gjuhë gjithëpërfshirëse që bashkërendon me misionin” e shkollës, sipas hyrjes së udhëzuesit.

“Ndonëse jemi të vetëdijshëm se e kemi trajtuar gjuhën e urrejtjes që i jep shtysë racizmit, urrejtjes ndaj gruas, homofobisë dhe formave të tjera të diskriminimit në librat shkollorë, ne jemi po ashtu të vetëdijshëm se mund të bëjmë më shumë sesa të ndalojmë gjuhën e urrejtjes. Ne mund ta përdorim gjuhën për të krijuar hapësira mikpritëse dhe gjithpërfshirëse,” thotë udhëzimi.
Ndër sugjerimet e udhëzimit:
- Mos thuaj “djem ose vajza,” “çuna,” apo “zonja dhe zotërinj.” Por thuaj “njerëz, persona, miq, lexues, matematicienë …”
- Kur lexon një libër, mos thuaj “djali/vajza në këtë faqe” por thuaj “fëmija, personi, personazhi.”
- Në vend që të thuash “Mami dhe Babi,” thuaj “te rriturit, njerëzit, ose familja”.
- Në vend që të thuash “burrë, grua, i dashur, e dashur,” thuaj “partner, personi tjetër”.
Udhëzuesi gjithashtu e inkurajon komunitetin shkollor që të “përdorë përemra afirmues gjatë prezantimit të vetes”.
“Per njerëzit përgjatë spektrit gjinor, përdorimi i përemrave të duhura mund të jetë afirmuese për identitetin e tyre gjinor, ose mund të jetë e dëmshme nga ana tjetër nëse ua thonë gabim gjininë e tyre”, thotë udhëzuesi.
Për më tepër, udhëzuesi e quan si të vjetruar (jashtë mode) frazën “familje tradicionale”.
Shkolla Grace Church (Kisha e Hirit) është një shkollë episkopale bashkëdukuese përgatitore për kolegjin. Ёshtë private.
George P. Davison, kreu i shkollës Grace Church School, iu adresua debatit me një mesazh për komunitetin shkollor. Asnjë fjalë, tha ai, nuk është e ndaluar. Udhëzuesi është një sugjerim.
“Ёshtë krijuar për të ndihmuar të rriturit në komunitet për të gjetur fjalë për të konfirmuar dhe për t’u bashkuar,” shkroi ai. “Një mësim që mora para pak vitesh ishte se nuk duhet t’i supozoj kurrë marrëdhëniet familjare midis ndonjë studenti dhe një të rrituri që është me ta. Unë u turpërova, që është më e pakta që mund të them, kur supozova një herë se dy të rriturit me një aplikant ishin gjyshërit e tij (ata nuk ishin në fakt). U shkaktua një ofendim që mund të ishte shmangur lehtë. Tani unë përdor me kujdes fjalën ‘të rriturit e tu”, me individët sa herë që nuk jam 100% i sigurt për përbërjen e familjes se tyre dhe gjithnjë kur kam të bëj me grupe dhe klasa. Ky është shpirti i udhëzuesit, për të na dhënë fjalë që do t’i bashkojnë njerëzit”.
Këtu në Rusi, kjo faqe është momentalisht i vetmi burim të ardhurash për familjen Gleason dhe familjen Silva. Që të dyja familjet jetojnë tani në Rusi dhe e çmojnë shumë mbështetjen tuaj.
Në mënyrë që faqja Russian Faith të funksionojë, një dhuratë periodike qoftë edhe prej $15 ose $25 në muaj do të ishte një bekim i madh.