Shtëpia e Minjve vazhdon promovimin e propagandimin e agjendës së LGBTQQIP2SAA, duke shënjestruar këtë herë dy vjetarët dhe në shtytjen e saj për të “transgjenuar” mbarë botën, duke përdorur këtë herë kanalin e saj të Diznit dhe shfaqjen “Muppet Babies”, si një mjet për këtë qëllim.
Shfaqja që përmban grafikë të prodhuar në mënyrë kompjuterike, ka filluar të dalë në Kanalin e Fëmijëve Disni në 2018- një kanal i ingranuar për parashkollorët dhe ata midis moshës 2 dhe 7.
Në një ritregim të historisë së Hirushes, Zonja Derrkuce, Kermit bretkosa, dhe Arushi Fozi së bashku me të tjerët po shkojnë në një ballo mbretërore, ku djemtë vishen me kostumet e kalorësve kurse vajzat me fustane. Gonzo nuk dëshiron të vishet si kalorës, dhe i thotë Miut Kumbar “ Unë do të doja të vishja një nga fustanet e princeshave në ballo.” Kur ai i ofron një fustan të modës, Gonzo vajton:
“Por vajzat thanë se unë nuk duhet të vesh fustan. Nuk dua që të gjithë të mërziten me mua.”
Ai sigurohet se askush nuk do ta njohë, vesh fustanin dhe këpucët e qelqta, dhe kënaqet në ballo, duke kërcyer e duke ngrënë, dhe pastaj i duhet të largohet para mesnatës, që askush të mos zbulojë sekretin e tij.
Gonzo është i mërzitur që iu desh të largohej nga balloja, duke thënë: “Unë nuk doja të ikja nga balloja mbretërore, por të gjithë do të mërziteshin po të dinin se unë kisha veshur fustanin e princeshës.” Miu Kumbar e ngushëllon duke e pyetur “Gonzo, a je i sigurt për këtë?’ Sipas meje ata thjesht do të çuditeshin që ti veshe fustanin e princeshës. Ata janë mësuar ndryshe.”
Historia vazhdon dhe kur zbulohet se gjatë gjithë kohës ishte Gonzo, ai u shpjegon të tjerëve se nuk ua kishte thënë që ishte Gonzorela:
“sepse ju të gjithë prisni që unë të dukem në një mënyrë të caktuar. Nuk dua të mërziteni me mua. Por gjithashtu nuk dëshiroj t’i bëj gjërat thjesht sepse ashtu janë bërë gjithmonë. Dua të jem vetvetja.”
Zonja Derrkuce shpjegon “Oh Gonzo, na vjen keq, nuk ishte shumë e sjellshme nga ana jonë të të tregonim çfarë të vishje në ballo.”
Një personazh tjetër shton “Ti je miku ynë dhe ne të duam ashtu siç je.”
Nuk me besohet qe po e jap kete mesazh por .. ata po e imponojne agjenden transgjinore ndaj femijeve permes muppet babies.
Kjo eshte e neveritshme dhe perverse. Te gjithe duhet te trazohen nga filma te tille agresive te animuar qe synojne t'i fusin femijet ne disfori (pakenaqesi).Do na sillni kukulla meshkuj ? pic.twitter.com/kvoig0y9N5
— Candace Owens (@RealCandaceO) August 2, 2021
Këtu në Rusi, kjo faqe është momentalisht i vetmi burim të ardhurash për familjen Gleason dhe familjen Silva. Që të dyja familjet jetojnë tani në Rusi dhe e çmojnë shumë mbështetjen tuaj.
Në mënyrë që faqja Russian Faith të funksionojë, një dhuratë periodike qoftë edhe prej $15 ose $25 në muaj do të ishte një bekim i madh.