Putini mohon vaksinimin e detyrueshëm për kovidin në Rusi

Ata që ngurrojnë ose janë të shqetësuar për marrjen e vaksinës kundër kovid-19 duhet të inkurajohen dhe nxiten që ta marrin, u shpreh presidenti rus Vladimir Putin, ndërsa ngre zërin kundër shtrëngimit dhe frikësimit.

Originally appeared at: RT

Duke folur të dielën si pjesë e një takimi me anëtarë të partisë së Rusisë së Bashkuar, përpara zgjedhjeve  parlamentare muajin vijues, Putini u drejtohet atyre që janë prapa shtytjes së imunizimit. “Ne duhet të bëjmë gjithçka që mund ta mposhtim këtë pandemi”, tha ai, “dhe mjeti më i mirë që kemi në këtë luftë është vaksinimi”.

Por në të njëjtën kohë, presidenti insistoi që nuk duhet të ketë “imponim” vaksinash publikisht dhe që arsyeja e  pranimit të dozave mbrojtëse kundër kovid-19 “duhet të shpjegohet”. Sipas Putinit, “është e mundur dhe e nevojshme për të krijuar lloje të ndryshme stimuluesish”, me qëllim që të shtohet numri i personave të zellshëm për t’u imunizuar dhe këto janë të preferueshme ndaj rregullave të forta dhe presioneve të panevojshme.

Të premten, Ministri i Shëndetësisë Mikhail Murashko njoftoi se më shumë se 43 milion njerëz kanë marrë një nga katër vaksinat kundër koronavirusit të prodhuar në vend. Por ky numër, tha ai, “ende nuk mjafton dhe “do të ndihemi më të sigurt kur numri i personave që kanë mbrojtje kundër infeksionit të arrijë në më shumë se 80%”.  Momentalisht, rreth një në katër rusë është imunizuar kundër virusit dhe është e paqartë sesa persona të tjerë kanë krijuar antitrupa pas infektimit me virusin në gjithë vendin.

Sipas studimeve ndërkombëtare rusët kanë qenë ndër më skeptikët rreth vaksinimit, pavarësisht se Moska regjistroi vitin e kaluar formulën e parë kundër koronavirusit në gjithë botën. Spitalet dhe klinikat që ofronin vaksinën qëndronin të zbrazura derisa u prezantuan disa masa në Moskë dhe rajone të tjera, duke filluar nga qershori, të cilat u kërkonin punëtorëve në një sërë sektorësh që të imunizoheshin.

Në kryeqytetin rus, kompanitë në industri të tilla si mikpritja, koha e lirë dhe transporti duhet të demonstrojnë se 60% e stafit të tyre janë vaksinuar ose ndryshe do të përballen me gjoba të larta. Zyrtarët kanë konfirmuar që bizneset mund t’i pushojnë punëtorët nga puna nëse nuk pranojnë, që të plotësojnë kuotat.

Avokati i popullit për të drejtat e njeriut, Tatiana Moskalkova, ka ngritur zërin kundër politikës duke thënë: “Unë besoj se një detyrim i tillë i vaksinimit është një lojë e pandershme”.

  • Shqip
  • العربية
  • English
  • Français
  • Deutsch
  • Bahasa Indonesia
  • Italiano
  • Português
  • Русский
  • Español