Putini e fshikullon “perëndimin e tmerrshëm” që u mëson fëmijëve se mund ta ndryshojnë gjininë duke e cilësuar si një “krim kundër njerëzimit”

“Ta quash lopatën lopatë,  është afër një krimi kundër njerëzimit të maskuar në emrin dhe nën flamurin e progresit”.

Originally appeared at: Daily Mail

Vladimir Putin ka deklaruar se është diçka e “tmerrshme” që fëmijëve perëndimorë t’u mësohet se mund të ndryshojnë gjininë e tyre.

Presidenti rus, u shpreh në Sochi, se është thuajse “një krim kundër njerëzimit” që të rinjtë të mësojnë për t’u bërë transgjinorë.  

Udhëheqësi i Kremlinit tha: “Ёshtë e tmerrshme kur fëmijëve perëndimorë u mësohet se një djalë mund të kthehet në vajzë”, duke deklaruar se rrezikon të rrënojë jetët e brezit të fëmijëve.

Putini është përballur rregullisht me kritika për goditjen që i dha komunitetit rus të LGBT, ku martesat brenda të njëjtës gjini dhe “propaganda pro gej” është e ndaluar.  

Kjo vjen pas shpalljes zyrtare të ndalimit në Rusi të martesave brenda të njëjtës gjini dhe më herët këtë vit erdhën në fuqi ndryshimet që iu bënë kushtetutës ruse në 20 korrik 2020.

Sipas ndryshimeve në Kushtetutën Ruse martesa mund të ekzistojë tani midis një burri e gruaje dhe gjithashtu i ndalon njerëzit që të birësojnë fëmijë.  

Ai tha: Ёshtë thjesht një çast i tmerrshëm kur fëmijët nxiten të besojnë që në vitet e para se një djalë mund të bëhet shumë lehtë një vajzë dhe anasjelltas.

“Ata shtyhen të besojnë se kanë një zgjedhje të imponuar ndërsa prindërit mënjanohen.

“Dhe një fëmijë detyrohet të marrë një vendim që mund t’ia prishë jetën”.

Ai u ankua se “askush nuk konsultohet me psikologë fëmijësh për të kuptuar nëse një fëmijë mundet të marrë vendime të tilla në një moshë të caktuar”.

“Ta quash lopatën lopatë,  është afër një krimi kundër njerëzimit të maskuar në emrin dhe nën flamurin e progresit”.

Ai po fliste me Klubin Ndërkombëtar të Diskutimit Valdai në Soçi, Rusi, dhe komentet e tij u dukën se ishin të parapregatitura dhe jo të bëra aty për aty.

Në qershor, vitin e kaluar, Putini tha se autoritetet Ruse kishin një qëndrim “të qetë dhe pa paragjykime” ndaj njerëzve LGBT, por vendimet për identitetin gjinor mund të bëheshin vetëm nga të rriturit, dhe prandaj minorenet duhen ‘lënë rehat’. 

Është zhvillimi më i fundit negativ për komunitetin LGBT në Rusi, një vend ku homoseksualiteti ishte një vepër kriminale deri në 1993, dhe u klasifikua si sëmundje mendore në 1999.

Nën ligjin Rus, vetëm çiftet heteroseksuale mund të adoptojnë fëmijë në Rusi.

Rusia mori kritika nga e gjithë bota kur vendosi ligjin e 2013 që ndalonte 'propagandën e marrëdhënieve seksuale jo tradicionale', një vit para se të ndalonte demonstratat gej.  

Putini ka thënë se nuk ka paragjykime ndaj njerëzve gej, por që mendon se vullneti perëndimor për të përqafuar homoseksualitetin dhe rrjedhshmërinë gjinore është jashtë vlerave tradicionale ruse. 

Ka thënë që është “detyra” e tij për të ndaluar njerëzit gej të martohen për të ‘fuqizuar familjet’, pasi deklaroi në fillim të 2020 se Rusia nuk do të legalizojë martesat gej për sa kohë që ai qëndronte në Kremlin.

Ai tha se nuk do të lejonte që fjalët tradicionale nënë dhe baba të ktheheshin në çfarë ai quan ‘prindi numër 1’ dhe ‘prindi numër 2’.

Në 13 Korrik, Këshilli Europian i Të Drejtave Të Njeriut vendosi se mungesa e mundësisë për të pasur marrëdhënie homoseksuale që u vendos Rusi përbën dhunim të Marrëveshjes Europiane për Mbrojtjen e Të Drejtave Njerëzore, por Rusia nuk është tërhequr nga ndalimi i martesave gej. 

  • Shqip
  • العربية
  • English
  • Français
  • Deutsch
  • Bahasa Indonesia
  • Italiano
  • Português
  • Русский
  • Español