Prindërit e tërheqin nga shkolla nxënësin e klasës së parë pasi mësuesja lexon nga libri që promovon transgjinorizmin

Një mësuese e klasës së parë në Shtetin e Uashingtonit është nën kritikat e prindërve pasi u lexoi fëmijëve nga një libër që promovon transgjinorizmin. 

Originally appeared at: Christian Headlines

Sipas një informacioni anonim që mori Young America's Foundation, një organizatë konservatore që mbronte të rinjtë, Jennifer Miller, mësuese e klasës së parë në Shkollën Fillore të Gjenevës në Bellingham, Uashington, u lexon nxënësve të saj nga libri Unë jam Xhezi.

Libri i botuar në 2014, kishte si bashkëautore aktivisten e LGBT  Jessica Herthel dhe ylli i televizionit, personi transgjinor Jazz Jennings. Në të përshkruhet detajet e tranzicionit të një mashkulli biologjik dy vjeçar me emrin Xhezi në një femër me mbështetjen e prindërve të tij.  

"Që nga koha kur ishte 2 vjeç, Xhezi e dinte se kishte trurin e një vajze në trupin e një djali. I pëlqente ngjyra rozë dhe të vishej si një sirenë dhe nuk ndihej se ishte vetvetja e veshur me rrobat e një djali”, thuhet në përshkrimin e librit në Amazon. “Kjo solli konfuzion në familjen e saj, derisa e çuan në një mjek që deklaroi se Xhezi ishte transgjinor dhe kishte lindur si i tillë.

"Historia e Xhezit bazohet në përvojën e saj nga jeta e përditshme dhe e tregon atë në një mënyrë të thjeshtë e të qartë që do të vlerësohet nga lexuesit e librit me ilustrime, prindërit e mësuesit e tyre”.

Në një email të dërguar më 16 shkurt, një prind i shqetësuar i dërgon email Millerit për librin duke shkruar: “A e ua lexove sot këtë libër nxënësve të klasës së parë”  

Mileri u përgjigj në mënyrë pohuese, duke shpjeguar se distrikti i shkollës “po përpiqet shumë që të mbështesë të gjithë anëtarët e komunitetit të shkollës sonë dhe të promovojë përfshirjen nëpërmjet mirëkuptimit dhe dhembshurisë”.

Në një intervistë të së premtes me The Christian Post, zëdhënësja e YAF Kara Zupkus u shpreh që prindi i shqetësuar bëri një paralajmërim këtë javë.

Sipas Zupkas, prindi u “u zemërua shumë dhe u mërzit që nuk kishte dëgjuar asgjë nga bordi i shkollës dhe që shqetësimet e tij nuk ishin adresuar”.

Ndonëse Mileri shfaqi një dëshirë për “t’iu përgjigjur çdo pyetjeje” ose për të adresuar shqetësimet e prindërve, Zupkus vuri re se biseda pas shkëmbimit “nuk solli ndonjë përparim”.

Prindi në fund e tërhoqi fëmijën nga klasa pas mosmarrëveshjesh të vazhdueshme me mësuesen rreth librit.

Po ashtu, prindi iu drejtua presidentes së bordit të shkollës, Xhenifer Masonit, që ofroi një përgjigje standarde të tillë si “Ne e kemi marrë reagimin tuaj, ju falënderojmë për investigimin tuaj”. Dhe përveç kësaj, ajo nuk iu përgjigj asnjëherë emailit të prindit”, shtoi Zupkusi.

Një investigim i bërë më vonë nga YAF zbuloi që Mason është pronare e një dyqani me lojëra seksi të quajtur "Wink Wink".

Zupkas i tregoi The Christian Post që prindi i zemëruar iu drejtua Inspektorit të Shkollave Publike të Bellinghamit Greg Baker, i cili u pajtua që të flasë me prindin në telefon pas refuzimit të dialogimit nëpërmjet emailit. Kur prindërit e pyetën nëse ai mund ta regjistronte telefonatën, Beiker nuk u përgjigj dhe nuk u bë asnjë bisedë.

Zupkus argumentoi se t’u japësh mësim nxënësve të klasës së parë nga një libër që promovon ideologjitë e LGBT ilustron “gjendjen e mjerë të arsimit publik”, ndërsa parashikonte se incidenti do të “frymëzonte nxënësit e tjerë dhe prindër të tjerë për të nxitur zgjedhjen e shkollës, pasi nuk mund të lejojmë që të ndodhin gjëra të tilla në shkollat publike”.

"Kjo është çmenduri. Ata po nxisin fare hapur një agjendë majtiste”, vazhdoi ajo. Dhe prindërit duhet t’u kërkojnë llogari anëtarëve të bordit të shkollave të tyre. Ata duhet t’u kërkojnë llogari mësuesve të tyre, inspektorit, çdo njeri pra duhet të jetë në marrëdhënieje llogaridhënieje. Pra varet nga prindërit kur ka të bëjë me përfshirjen e fëmijëve të kësaj moshe”.

  • Shqip
  • العربية
  • English
  • Français
  • Deutsch
  • Bahasa Indonesia
  • Italiano
  • Português
  • Русский
  • Español