Po shfaqen shoqëritë me dy klasa, me të drejta të cunguara për të pavaksinuarit. Pse përbëjnë kërcënim ata për qeveritë?

Originally appeared at: RT

Ndërsa autoritetet vazhdojnë të thonë se vaksinimi i kovidit nuk është i detyrueshëm – së paku ende jo – je me fat të përpiqesh të bësh një jetë normale pa të. Ёshtë e qartë se po ndodh izolimi i atyre që nuk janë vaksinuar.

Si në këtë kohë, vitin e kaluar, rastet e kovidit-19 ranë ndjeshëm, pa nevojën e marrjes së masave, ndërsa u hap gjithçka gjatë verës dhe në disa u lejua normalizimi i jetës për disa muaj, pa u bërë vaksinimi.

Këtë vit, i njëjti fenomen që u vu re në 2020 po i atribuohet vaksinimit masiv, duke e paraqitur si shpëtimtari prej kovidit. Dhe tani bëjnë presion që të detyrojnë çdo njeri ta pranojë, nëse do që jetojë normalisht, duke filluar me udhëtimet verore.

Mundësitë e pushimeve po lidhen tani me të qenit apo jo të vaksinuar. Franca po i përjashton tani udhëtarët e vaksinuar nga Evropa dhe vende të tjera nga karantina dhe testimet. Por edhe udhëtarët e vaksinuar që vijnë nga SHBA dhe vende të tjera duhet të paraqesin rezultatin negativ të testit para udhëtimit, që nxjerr pyetjen, se nëse vaksina është aq e besueshme, pse atëherë duhet testi?  

Udhëtarët e pavaksinuar nga jashtë Evropës nuk lejohen të vijnë në Francë për si turistë. Dhe nëse duhet të udhëtojnë për diçka emergjente, u imponohen një test para fluturimit dhe një karantinë shtatë ditore sapo të mbërrijnë në vendin e destinacionit.

Aktualisht Kanadaja po i shtrëngon qytetarët e saj që kthehen nga udhëtimi – të vetmit udhëtarë për të cilët kufiri është i hapur – që të karantintohen në një kompleks të vendosur nga qeveria me shpenzimet e parapaguara që shkojnë deri në 2,000 $, ku presin rezultatin negativ të testit para se të plotësojë karantinën e mbetur 14 ditore në shtëpi. Karantina në hotel mund të flaket këtë verë, por vetëm për kanadezë plotësisht të vaksinuar që kthehen në vendin e tyre, pavarësisht fakti që një panel shkencor ekspertësh e këshilloi qeverinë që ta hiqte fare karantinën.

Prandaj, udhëtimi i lirë në këto vende dhe të tjera varet plotësisht nga vaksinimi, ndonëse po këto qeveri që kanë aq shumë pak besim te vaksina prapë u kërkojnë udhëtarëve të vaksinuar të testohen përveçse të vijnë nga një vend ku kovid-19 është aq i rrallë sa të jetë joekzistent. Të habit fakti se cili është qëllimi i kufizimeve të udhëtimit të kushtëzuar me vaksinën nëse shikohen aq artificiale saqë nuk mund të jenë të besueshme për të parandaluar përhapjen e virusit.

Këto rregulla pasqyrojnë çfarë na kanë thënë: se vaksina nuk e parandalon sëmundjen ose transmetimin por vetëm sa e redukton mundësinë e një sëmundjeje të rëndë tek ata pak persona që mund të kenë të prirur ndaj saj.

As nuk është vaksina e mjaftueshme për të lejuar kthimin në normat pre-pandemike në disa vende, edhe tani që stina e përvitshme virale po përfundon për t’i lënë vendin verës. Ndonëse në disa vende pishinat dhe palestrat po kthehen në kapacitetin dhe përdorimin relativisht normal, në disa vende të tjera u kërkojnë klientëve të rregullt që të regjistrohen për intervale kohore të kufizuara dhe të respektojnë distancimin social midis notarëve, që të mos infektojnë dikë ndërsa marrin frymë gjatë notit krol.

Ndërkohë, disa universitete e kërkojnë vaksinimin kundër kovidit si kusht për pjesëmarrje këtë vjeshtë. Po pse është kjo e nevojshme kur nuk e ndalon transmetimin dhe çdo njeri që është i shqetësuar se mos merr ndonjë formë serioze të kovidit e ka bërë tashmë vaksinën?

Një panel mjekësor këshillues në Francë po rekomandon gjithashtu që vaksina të jetë e detyrueshme  për profesione publike dhe për fëmijët e shkollës. Kjo do të thotë që çdo person i cili zgjedh që të mos vaksinohet, sepse e ka kaluar sëmundjen dhe ka fituar imunitet natyror ose ka konkluduar se rreziku nga sëmundja nuk ia vlen përpara rreziqeve të mundshme afat-gjatë të marrjes së vaksinës që është bazuar mbi një teknologji të re eksperimentale, do të përballen me opsione të kufizuara.

Nuk ka absolutisht asnjë shfajësim për të detyruar dikë që të vaksinohet, qoftë për udhëtim apo për çfarëdo tjetër. Ёshtë marrëzi ideja që çdo njeri duhet të bëjë pjesën e vet dhe të marrë vaksinën për të mbrojtur të tjerët. Prova qëndron te mungesa e konfidencës që po shfaqin këtë verë qeveritë duke kërkuar që edhe ata që i kanë marrë të dyja dozat e vaksinës duhet të bëjnë testet kundër kovidit.

Vaksina mbron vetëm një person: të vaksinuarin. Kaq. Askush nuk duhet të izolohet ose t’u hiqen mundësitë si pasojë e një zgjedhjeje të ndryshme për çfarëdo arsye. Ky vendim tepër mjekësor na paraqitet si një domosdoshmëri kolektive, duke tiranizuar ata që duan të bëjnë një zgjedhje që është e ndryshme nga ajo që po imponon qeveria.

Duke qenë se vetëmbrojtja nga format serioze të kovid-19 ndodhet në duart e çdo individi, pse atëherë konsiderohet kërcënim individi që bën një zgjedhje të ndryshme?  

  • Shqip
  • العربية
  • English
  • Français
  • Deutsch
  • Bahasa Indonesia
  • Italiano
  • Português
  • Русский
  • Español