Kreu i Kishës Ruse adreson konfliktin ukrainas

"Unë nxis tërësinë e Kishës Orthodhokse Ruse për të ofruar lutje të zellshme dhe të zjarrtë për kthimin sa më të shpejtë të paqes...”

This article from our archives was first published on RI in March 2022

Shenjtëria e tij Patriarku Kirili i Moskës dhe i Gjithë Rusisë iu drejtua proto presbiterëve, murgjërve dhe të gjithë fëmijëve besnikë të Kishës Orthodhokse Ruse.

Fortlumturi! Eminencë! Të dashur etër, vëllezër dhe motra!

Me dhimbje të thellë dhe të përzemërt i perceptoj vuajtjet e njerëzve të shkaktuara që janë duke ndodhur.

Si Patriarku i Tërë Rusisë dhe Primati i Kishës, grigja e të cilit është në Rusi, Ukrainë dhe vende të tjera, simpatizohem thellësisht me të gjithë ata që janë të prekur nga shqetësimet.

I nxis të gjitha palët e konfliktit që të bëjnë të pamundurën për të shmangur viktimat në mesin e popullsisë civile.

U bëj thirrje episkopëve, priftërinjve, klerikëve dhe laikëve që të sigurojnë çdo ndihmesë të mundur për tërë të prekurit nga konflikti, duke përfshirë refugjatët, njerëzit e mbetur pa strehë dhe pa mjetet e nevojshme të jetesës.  

Populli rus dhe ai ukrainas ndajnë një histori shekullore që arrin deri te Pagëzimi i Rusisë nga Princi i Shenjtë Vladimiri, i Barabartë me Apostjt. Unë besoj se kjo përbashkësi do të ndihmojë në kapërcimin e ndarjeve dhe kontradiktave që kanë çuar në konfliktin aktual.

Unë nxis Kishën Orthodhokse Ruse që të ofroj lutje të zellshme dhe të zjarrtë për kthimin sa më parë të paqes.

Nëpërmjet ndërmjetimit të Mëmës së Tërëkulluar të Perëndisë dhe të gjithë shenjtorëve, Zoti e mbroftë popullin rus, ukrainas dhe popujt e tjerë që janë të bashkuar shpirtërisht prej Kishës sonë!

Kirili, Patriarku i Moskës dhe i gjithë Rusisë


Burimi: www.patriarchia.ru (rusisht)

  • Shqip
  • العربية
  • English
  • Français
  • Deutsch
  • Bahasa Indonesia
  • Italiano
  • Português
  • Русский
  • Español