Kjo është jeta nga tani e tutje: Cari izraelit i koronavirusit paralajmëron njerëzit të përgatiten për injektimin e katërt të vaksinës së kovidit

Originally appeared at: RT

Me më shumë se 2.5 milion izraelitë të injektuar tashmë me tri dozat e vaksinave të kovid-19 cari kombëtar i koronavirusit Salman Zarka, ka thënë se duhet të nisin përgatitjet për një vaksinë të katërt për shkak të shumimit të varianteve të virusit.

Përsëri një tjetër raund me shpime shtesë do të nevojitet për të vaksinuarit në mënyrë që të mos preken nga variantet e reja të koronavirusit, thotë Zarka, kreu i forcave speciale të punës është ngritur për të koordinuar luftën e Izraelit kundër kovid-19,  në një intervistë me radion publike Kan të shtunën. Përveç dy të tretat e popullsisë izraelite që tashmë janë vaksinuar me dy doza, zyrtarët shëndetësorë presin që sa më shumë të përhapet Delta, aq më shumë do të çojë në rritje të numrit të rasteve dhe pacientëve nëpër spitale në muajt e vjeshtës.

Me qenë se virusi ka ardhur për të qëndruar, ne duhet gjithashtu të përgatitemi për një vaksinë të katërt.

“Kjo është jeta jonë nga sot e tutje, në dallgë,” Zarka shton. Ai beson se vaksinat shtesë që merren me variantet e reja të virusit më me efektivitet do të jenë gati nga fundin i 2021 ose në fillim të 2022. 

Zyrtari shëndetësor tha se vaksina shtesë do të mund të nevojitej të merrej “çdo gjashtë muaj ose çdo vit.”

Izraeli ishte ndër vendet e para që ofruan dozë të tretë vaksine, që më shumë se 2.5 milion njerëz e kanë marrë tashmë. Një ‘Dokument vaksinimi’ që u jepet qytetarëve të vaksinuar – i cili garanton akses në vende si restorante dhe bare – skadon gjashtë muaj pasi individi ka marrë dozën e dytë dhe të tretë, gjë që nxit spekulime se në të ardhmen do të ketë doza të tjera.

  • Shqip
  • العربية
  • English
  • Français
  • Deutsch
  • Bahasa Indonesia
  • Italiano
  • Português
  • Русский
  • Español