Kisha Ruse nuk ka ndër mend t’i mbyllë kishat gjatë karantinës

Kisha Orthodhokse Ruse është shprehur më parë se ata nuk mendojnë se është e mundur që t’i detyrojnë besimtarët të tregojnë kodet QR.

Kisha Orthodhokse Ruse nuk do të ndërmarrë masa të reja në lidhje me karantinën në Rusi, i deklaroi Episkop Sava (Tutunov) të Zelenogradit RIA Novosti më 21 tetor.

"Në kundërshtim me institucionet laike, protokollet antiepidemike në kisha kanë mbetur të pandryshuara që nga vera e kaluar, asnjë vendim nuk është marrë për t’i dobësuar dhe për t’i riorganizuar ato. Asnjë vendim i ri nuk kërkohet”, shpjegon Episkop Sava.

Duhet të vihet re se në shumë rajone çdo institucion kulturor, që nga kinematë deri te muzetë janë të mbyllura gjatë periudhës së karantinës. Kodet QR po kërkohen për të vizituar gati çdo vend publik. Por Kisha Orthodhokse Ruse ka deklaruar më parë se nuk e shohin të mundur që t’i detyrojnë besimtarët të tregojnë kodet e QR.


Burimi: fontanka.ru (rusisht)