30,000 gra raportojnë ndryshime në periodat menstruale pas vaksinimit të kovidit

Së paku 30,304 gra britanike kanë zbuluar ndryshime në ciklin e tyre menstrual pasi morën vaksinës kundër kovid-19. Një redaktor për Spektatorin është një nga më të prekurit dhe thotë se shumë të tjera kanë frikë që të flasin.

Originally appeared at: RT

Lara Prendergast, kryeredaktore në revistën London's Spectator, ngriti disa pyetje shqetësuese në një artikull të së enjtes pas raportimit se ishte ndikuar nga doza e parë e Pfaizerit e marrë në maj.

Duke konstatuar se është një subjekt i pakëndshëm” dhe i ndjeshëm për të diskutuar – duke treguar se numri i vërtetë i grave me efekte anësore të lidhura me ciklin menstrual mund të jetë shumë më i madh se 30,304 të dokumentuarit – Prendergast bëri të ditur se cikli i saj nuk ka qenë i rregullt që kur është vaksinuar prej disa muajsh.

 “Miliona gra angleze janë vaksinuar, prandaj 30,304 raportime është një proporcion i vogël: një numër i papërfillshëm mund të thoni. Por nuk duket i papërfillshëm nëse je një nga këto gra”, shkroi ajo, duke shtuar se miqtë i kanë treguar asaj se“edhe ato janë prekur”  por “nuk e raportuan”, për shkak të një subjekti të vështirë dhe delikat, dhe për shkak të frikës se mos cilësohen si “antivaksinë”.  

 “Si mund të jesh antivaksinëse kur shqetësohesh se këto injeksione mund të kenë një efekt ndaj ciklit tuaj menstrual?” bëri pyetjen, para se të deklaronte se një gjinekolog i ka thënë asaj se nuk është normale “që vaksinat të ndikojnë në periodat në një mënyrë të tillë”.

Prendergast shprehu shqetësimin që nëse vaksinat po ndikojnë në periodat e shumë prej grave, kush e di se çfarë tjetër mund të ndodhë, duke theksuar se miliona gra mund të “shpresojnë e të besojnë” se nëpunësit mjekësorë dhe propaganduesit e vaksinës tek vajzat e reja kanë të drejtë për rreziqet gjoja të ulëta që ekzistojnë.

Ndonëse ajo e pranoi se nëpunësit e tillë si Kolegji Mbretëror i Mjekëve Obstetër dhe Gjinekologëve (RCOG), Presidenti Dr. Edward Morris, i kanë siguruar gratë që nëse do të ishte e mundur që vaksinat të ndikonin në fertilitetin e grave, Prendergasti theksoi se shumë prej grave “i lidhin periodat me fertilitetin e tyre”, dhe që efektet anësore janë jashtëzakonisht alarmuese për ata që i përjetojnë ato.

“Një muaj pas vaksinës së dytë, unë bëra një shënim që cikli i fundit menstrual është i çrregulluar përsëri”, konkludoi ajo në artikull.

Agjencia e Rregullimit të Medikamenteve dhe Produkteve të Sistemit të Kujdesit Shëndetësor të Mbretërisë së Bashkuar (MHRA) i ka këshilluar gratë e interesuara që çështjet menstruale janë “kryesisht kalimtare nga natyra” dhe që “nuk evidencë që sugjeron se vaksinat kundër kovidit do të ndikojnë në fertilitetin dhe në aftësinë për të pasur fëmijë”.

Zëvëndës presidenti i RCOG Dr Jo Mountfield ka thënë gjithashtu se ndonëse “ndryshimet në periodat mund të jenë shqetësuese,” duket se “ciklet menstruale të shumicës së grave normalizohen pas një deri në dy cikle”.

Ndryshimet në ciklet menstruale nuk duken në listën e efekteve anësore para se britanikët të merrnin në vaksinën kundër kovid-19 në Mbretërinë e Bashkuar.

Qeveria britanike kumtoi të hënën se MHRA po analizonte “efektet anësore të dyshuara të çrregullimeve menstruale dhe gjakrrjedhjes së papritur vaginale që pasojnë vaksinimin kundër kovid-19 në Mbretërinë e Bashkuar”.

  • Shqip
  • العربية
  • English
  • Français
  • Deutsch
  • Bahasa Indonesia
  • Italiano
  • Português
  • Русский
  • Español